Stërvitja e fundit në Gjermani, Abrashi e Ismajli bashkohen me grupin

5 Qershor 2019, 21:03Sport TEMA

Në ditën e katërt të përgatitjeve për ndeshjen ndaj Islandës, stërvitja e Kombëtares së Shqipërisë ka vazhduar normalisht, madje ka pasur edhe një lajm të mirë për trajnerin Edi Reja.

Amir Abrashi dhe Ardian Ismajli, të cilët kishin ndjerë shqetësime gjatë së martës, duke u stërvitur të veçuar, tashmë kanë lënë pas gjithçka dhe janë stërvitur normalisht me pjesën tjetër të lojtarëve.

Situata për të dy futbollistët nuk paraqitej problematike edhe gjatë momenti kur u konstatuan këto shqetësime, por gjithsesi tashmë rreziku ka kaluar.

Seanca stërvitore ka vazhduar me programin e zakonshëm, me ushtrime të lehta fizike, duke vazhduar me pas me pas përgatitje tekniko-taktike.

Ndërkohë që gjatë paradites, trajneri Edi Reja, së bashku me stafin e tij dhe lojtarët, janë mbledhur për të analizuar kundërshtarin e tyre, në një diskutim që ka zgjatur përreth 35 minuta.

Përsa i përket skemës ende nuk ka një konfirmim, por siç edhe vetë numri një i stolit deklaroi në daljen e tij përpara mediave, kuqezinjtë do të luajnë me dy sulmues.

Kjo ishte dhe dita e fundit e përgatitjeve në Frankfurt të Gjermanisë, pasi nesër në orën 11:00, Kombëtarja Shqiptare do të niset drejt Reikjavikut me një avion charter.

1 komente në “Stërvitja e fundit në Gjermani, Abrashi e Ismajli bashkohen me grupin”

  1. Raimond vlonjati says:

    Do e sabotojne keta lojtaret nga Kosova, , se keta kete pune kane bere deri tani–Hedhin baste me ndeshjet e Kombetares, sic bente Lorik Cana, me Etrit Berishen , Ujkani dhe Migjen Basha

    Plus qe keta te Kosoves jane edhe Islamike fanatike, dhe kunder Turqise nuk lozin, po do i hapin porten sic beri Berisha dhe Gjimshit ne ndeshjen qe u be ne Shqiperi kunder Turqise

    Ndaj me mire te mos i therrasi ata te Kosoves, se tani ata kane edhe nje arsye me shume te shesin ndeshjet, sepse ata te gjithe duan per trajner Besnik Hasin dhe do e sabotojne Edi Reja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje