14 luanë u larguan nga Parku Kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut.
Zyrtarët thonë se grabitqarët janë parë disa kilometra larg qytetit Phalaborwa.
Ka nisur puna për kthimin e luanëve në park, por banorët e zonës aty pranë janë paralajmëruar që të kenë kujdes. (TemA)