FOTOT/ Dëmet nga tërmeti në Korçë, ligjvënësit monitorojnë situatën në fshatin e braktisur

7 Qershor 2019, 11:45Sociale TEMA
FOTOT/ Dëmet nga tërmeti në Korçë,

Disa ditë pas tërmetit që tronditi qarkun e Korçës, dëmet në fshatrat e thellë janë mjaft të mëdha.

Pasi ka pushuar aktiviteti sizmik në këtë zonë, ligjvënësit kanë monitoruar shtëpitë e dëmtuara dhe vështirësitë e banorëve.

Deputetja socialise Edlira Bode, ka takuar disa nga banorët e zonës së Devollit dhe ka vizituar banesat e tyre ku tërmeti ka lënë pasoja të forta.

Ajo është ndalur në fshatin Vidëhovë ku ka ndarë shqetësimin bashkë me ta për situatën në terren.

Ligjvënësja e majtë ka garantuar se do të adresojë problematikat te institucionet përkatëse për përmirësimin e situatës.

Ashtu si kryeministri Edi Rama, edhe Bode ka siguruar se askush nuk do të ngelet jashtë duke garantuar se do të bëhet çështe e mundur që çdo familje e strehuar në çadrat e emergjencës do të ketë banesën si më parë.

Ndërkohë, më herët edhe kryeministri Edi Rama ka thërritur në Kryeministri krerët e disa prej bashkive kryesore që drejtohen nga PS dhe iu ka kërkuar që të kontribuojnë për krijimin e një fondi solidariteti për të rindërtuar banesat e dëmtuara nga lëkundjet sizmike.

Kreu i qeverisë ka kërkuar që secila bashki të marrë përsipër rindërtimin e një shtëpie. Shuma minimale që bashkitë mund të derdhin në fondin e solidaritetit është 2.5 milionë lekë, por bashkitë e mëdha mund të ofrojnë dhe më shumë.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje