Hazard tek Real Madrid, ja transferta që ‘shkundi’ merkaton

7 Qershor 2019, 18:46Sport TEMA

Thuajse tashmë është e përfunduar. Eden Hazard do jetë lojtari i ri i Real Madrid.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, marrëveshja mes Real Madrid dhe Chelseas është arritur dhe belgu do transferohet në Madrid për 130 milion paund.

Transferimi i Hazard tek Real Madrid është një histori që nis që kur ‘Los Blancos’ drejtoheshin nga Hoze Murinjo. Trajneri aktual i Real Madrid Zinedin Zidane i rekomandoi disa herë Morinjos blerjen e Hazard por portugezi e injoroi vazhdimisht i cili preferoi të merrte Luka Modriç.

Në momentin që Zidane erdhi në kryë të Realit ai kërkoi blerejn e Hazard por ishte presidenti Florentino Perez ai që kërkoi të priste.

Belgu ishte dëshirë dhe kërkesë kryesore e Zidane për vite me radhë dhe tani u plotësua.

Para pak ditëve Real Madrid bleu sulmuesin serb Luka Joviç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje