Donald Trump: Hëna është pjesë e Marsit. Në rrjet plas humori

8 Qershor 2019, 09:39Bota TEMA

“Për të gjitha paratë që shpenzojmë, Nasa nuk duhet të flasë për vajtjen në Hënë, e kemi bërë 50 vjet më parë një gjë të tillë.

Duhet të përqendrohen në gjëra më të mëdha, përfshirë Marsin (në të cilin bën pjesë Hëna), Mbrojtje dhe Shkencë “.

Kjo ka qenë fraza që ka shkruar në Twitter Donald Trump, duke kritikuar Nasën, por duke bërë një gafë mbi planetin Mars dhe satelitin e tokës, Hënën.

Fjalët e presidentit amerikan kanë bërë që në rrjet të plasë humori.

Me siguri Trump donte t’i referohej faktit se të shkosh në Hënë është pjesë e projektit më të madh, që është vajtja në Mars.

“I ka deklaruar vendit dhe botës se Hëna është pjesë e Marsit dhe nëse e thotë presidenti është e vërtetë “, është një nga twittimet e përdoruesve.

“Njeriu që akuzon të gjithë botën se thonë lajme të rreme, na thotë se Hëna është pjesë e Marsit “, shkruan një tjetër.

1 komente në “Donald Trump: Hëna është pjesë e Marsit. Në rrjet plas humori”

  1. Lajtim Putaj says:

    kush jane keto qe e vene ne diskutim se : hena eshte pjese e marsit
    ca komentues koti
    po e ka thene Trump eshte e vertete
    bile dhe marsi eshte pjese e USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje