Intervistë e Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA Matthew Palmer.
Intervistoi Muhamed Veliu
Z. Palmer, nga vizita juaj e fundit në Shqipëri, a ka ndryshuar ndonjë gjë në pozicionin tuaj lidhur me krizën politike shqiptare?
Pozicioni i SHBA nuk ka ndryshuar lidhur me situatën politike në Shqipëri. Djegia e mandateve parlamentare, bojkoti i zgjedhjeve, dhuna që kemi parë në protestat e organizuara politikisht janë, në themel, në kundërshtim me praktikat demokraike. Siç e thashë gjatë vizitës sime të fundit në prill, dhe po e përsëris për ju, partitë e opozitës duhet të kërkojnë një shteg drejt dialogut me qeverinë lidhur me reformën zgjedhore. Duhet të punojnë së bashku me autoritetet për të trajtuar rekomandimet që OSBE/ODIHR nxorën pas zgjedhjeve në vitin 2017 dhe 2015 në Shqipëri. Këto janë një numër çështjesh, përfshi blerjen e votes, kërcënimin e votuesve, si dhe praktika të tjera, të cilat duhet të trajtohen dhe reforma zgjedhore është e vetmja zgjidhje.
Z. Palmer, gjatë vizitës tuaj të fundit në Shqipëri, ju bëtë të qartë se dhuna gjatë protestave të opozitës nuk është e pranueshme. Në të njëjtën kohë, ambasada e SHBA në Tiranë ka nxitur me këmbëngulje për protesta paqësore dhe pa dhunë. Megjithatë, këto kërkesa nuk janë marrë parasysh nga organizatorët e protestave. A jeni të zhgënjyer për të gjithë këtë?
Më lejoni të jem shumë i qartë: dhuna nuk ka vend në demokraci. Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtën Demokratike të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore. Megjithatë, përdorimi i përleshjeve fizike apo mjeteve shpërthyese si mjete proteste është jo vetëm jodemokratik, por është edhe i paligjshëm. Shënjestrimi me fishekzjarre dhe Molotov i oficerëve të policisë dhe ndërtesave publike nuk janë akte paqësore. Ata që përfshihen në aktivitete të tilla të dhunshme kryejnë krim dhe duhet të mbajnë përgjegjësi. Iu kemi bërë thirrje në mënyrë të përsëritur udhëheqësve të opozitës, sidomos Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Kryetares së LSI Monika Kryemadhi që të dënojnë publikisht aktet e mbështetësve të tyre, të bashkëpunojnë me hetimet që synojnë të identifikojnë autorët individualë dhe vënien e tyre para përgjegjësisë, si dhe të sigurojnë që të gjitha protestat e ardhshme publike të jenë të rregullta dhe paqësore. Dhuna e ushtruar nga protestuesit është në kundërshtim me synimet e deklaruara të partive opozitare për të pasur një demokraci të fortë europiane. Dua të jem shumë i qartë me Z. Basha, Znj. Kryemadhi dhe të tjerë në partitë e tyre: nëse në protestat e ardhshme ka akte dhune, për ne ata do të jenë përgjegjësit. Ka qenë shumë e qartë në të kaluarën që kur drejtuesit duan që protestat që të jenë paqësore, ato kanë qenë paqësore. Demonstratat e dhunshme po dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për reforma demokratike si dhe perspektivën e vendit për të ecur përpara në rrugën drejt BE. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët që të bëjnë hapa pas nga konfrontimi dhe të angazhohen në dialog konstruktiv që synon t’i japë fund ngërçit politik.
A po përpiqet Departamenti i Shtetit i SHBA që të negociojë në ndonjë mënyrë midis qeverisë dhe opozitës për t’i ulur në tryezën e dialogut?
Jo. Kemi ofruar këshillat tona të sinqerta mbi një mënyrë për të dalë nga ngërçi. Megjithatë, ka ardhur koha që udhëheqësit shqiptarë të lënë mënjanë interesat e tyre politike dhe të punojnë për të ardhmen e Shqipërisë. Nuk do ta negociojnë Shtetet e Bashkuara zgjidhjen për ta.
Për politikanët shqiptarë që mbështesin dhe promovojnë drejtpërdrejt apo tërthorazi dhunën gjatë protestave, a do të kenë pasoja nga Qeveria e SHBA, si për shembull vendosja në një listë të zezë apo refuzimi i vizave amerikane?
Nxitja e dhunës nga kushdo është një fyerje për popullin shqiptar dhe duhet dënuar nga të gjithë. E kemi bërë të qartë kundërshtinë tonë ndaj dhunës si instrument politik. Pengimi i një procesi zgjedhor potencialisht përbën arsye për moskualifikim për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
Cilët janë politikanët shqiptarë në “listën e zezë” të SHBA, të cilëve iu janë revokuar vizat amerikane?
Nuk mund të flas për hollësitë e ndonjë rasti specifik vize. Megjithatë, do të nënvizoj përkushtimin e SHBA për të përdorur të gjitha mjetet në dispozicion për të mbështetur luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe për të promovuar llogaridhënie, transparencë dhe qeverisje të mirë. Kjo përfshin përdorimin e autoriteteve të caktuara për sanksione për vizat kur të jetë me vend.
Z. Palmer, në shkurt 2019, ju bëtë dy telefonata, me Z. Lulzim Basha dhe Znj. Monika Kryemadhi, ku kërkuat të mos hiqnin dorë nga mandatet. Edhe në Tiranë, ju iu kërkuat të qëndronin larg dhunës në protesta. Sugjerimet tuaja miqësore janë injoruar. A është e drejtë të thuhet se se opozita shqiptare e ka vendosur veten në një kurs përplasjeje të fortë me SHBA, që konsiderohet aleati ynë i madh?
Do të donim të shihnim qeverinë të ndërmarrë reformat e nevojshme kushtetuese për ta bërë Shqipërinë një demokraci më të fortë. Kemi punuar me të gjithë drejtuesit shqiptarë për t’i arritur këto synime të rëndësishme, dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria janë miq dhe aleatë të mëdhenj, por ka raste kur nuk biem dakord. Dhe biem dakord të mos biem dakord. Megjithatë, presim që kur nuk biem dakord, çdo aktor politik që e quan veten apo patriot dhe ka për zemër interesat e popullit shqiptar, të demonstrojë sjellje të përgjegjshme. Kjo do të thotë fjalë të përgjegjshme dhe veprime të përgjegjshme, për të refuzuar dhunën dhe për të gjetur zgjidhje nëpërmjet institucioneve demokratike.
A duhet të zhvillohen zgjedhjet e 30 qershorit apo duhen shtyrë, siç ka kërkuar opozita?
Data e zgjedhjeve është një vendim që e marrin shqiptarët dhe data 30 qershor u vendos nëpërmjet procedurave të përcaktuara të Shqipërisë. Ne kemi në plan të kemi vëzhgues zgjedhjesh nga SHBA edhe si pjesë e misionit të ODIHR edhe si pjesë tonën për të vëzhguar zgjedhjet e 30 qershorit. Kjo është pjesë e punës sonë normale dhe diçka që e kemi bërë në Shqipëri prej vitit 1992.
Opozita ka bojkotuar zgjedhjet vendore. A do t’i njihni këto zgjedhje pa opozitën? Kryeministri Edi Rama ka thënë se “kushdo që do të përpiqet të pengojë njerëzit të shkojnë për të votuar në qendrat e votimit do të kryejë një krim zgjedhor dhe nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë në SHBA.” A ka ndonjë ligj amerikan që e mbështet një pretendim të tillë të KM Edi Rama?
Kur isha në Tiranë në prill, e nxita opozitën të merrte pjesë në zgjedhje, t’ia përcillte mesazhin e saj qytetarëve, të fitonte pozicionin në qeveri, dhe pastaj ta përdorte fitoren si mjetin për të mbajtur angazhimet dhe vizionin për të ardhmen. Ishte vendimi i udhëheqësve të opozitës, dhe vetëm i tyre, që të mos regjistroheshin për zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk mund të fitosh zgjedhjet nëse qëndron jashtë tyre dhe përdorimi i bojkotit për të penguar zgjedhjet vendore të një vendi të tërë nuk ndihmon për ndërtimin e institucioneve më të forta demokratike. I kemi paralajmëruar drejtuesit e opozitës të mos pengojnë procesin zgjedhor, çka siç e vërejta, mund të përbënte shkak për të mos u kualifikuar për të hyrë në SHBA. Ditën e zgjedhjeve, ekipet tona të ambasadës do të vendosen në qendra votimi për monitorim zgjedhor. Kemi në plan të shqyrtojmë raporitmet për monitorimin zgjedhor të ekipeve tona si dhe ato të ODIHR.
A mendoni se qeveria e KM Edi Rama ka bërë mjaftueshëm për ta zgjidhur këtë krizë politike?
Shqipëria ka një qeveri të zgjedhur sipas rregullave dhe legjitime. Mendojmë se është diçka e pafat që opozita vendosi të largohej nga parlamenti dhe refuzon të marrë pjesë në zgjedhjet vendore. Po ashtu, është e pafat që partitë refuzojnë të angazhohen në dialog pa parakushte, çka e bën zgjidhjen shumë të vështirë. Deri në atë masë sa është e mundur, nxisim të gjitha partitë të kërkojnë një mënyrë për të lundruar drejt një daljeje nga ky ngërç politik.
Cila është pikëpamja e Departamentit të Shtetit lidhur me mënyrën si po shkon reforma në drejtësi dhe a keni ndonjë shqetësim?
ZvNS Palmer: Më lejoni të ritheksoj atë që thashë kur isha në Shqipëri në prill. Reforma në drejtësi për Shtetet e Bashkuara përfaqëson një rrugë përpara për popullin shqiptar drejt një të ardhmeje më të mirë, drejt një të ardhmeje europiane në paqe dhe begati, dhe një marrëdhënie llogaridhënieje midis popullit dhe qeverisë së tij. Ajo është zemra dhe shpirti i të gjitha përpjekjeve për reforma këtu. Është diçka në të cilën Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë përpjekje dhe energji, diçka që e shohim si qendrore për aspiratat e Shqipërisë dhe të ardhmen e Shqipërisë. Reforma në drejtësi është legjitime, kushtetuese dhe e pakthyeshme. Në këtë moment janë duke u ngritur institucionet e reja të drejtësisë. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuar për të ndihmuar për forcimin e këtyre institucioneve dhe për të punuar për t’u siguruar që askush të mos jetë mbi ligjin. Ligji duhet aplikuar në mënyrë të barabartë dhe të drejtë, për të siguruar llogaridhënie gjyqësore. Sigurisht që duam që SPAK dhe BKH të ngrihen dhe të funksionojnë sa më parë. E dimë që është një process i gjatë e sfidues por i nevojshëm që duhet të kryhet si duhet. Po ashtu, duam që Gjykata Kushtetuese të funksionojë normalisht, por vetingu ka treguar që ish-gjykatësit kishin treguar sjellje të korruptuar dhe problematike, dhe rruga përpara nuk mund të përfshijë kthimin tek gjyqtarët e emëruar politikisht. Së shpejti, Presidenti Meta do të ketë shansin të zgjedhë një gjyqtar për Gjykatën Kushtetuese nga një listë avokatësh të kualifikuar. Shqipëria është pranë finalizimit të një sistemi të pavarur drejtësie për të mirën e Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë. Dhe duhet të qëndrojë në këtë rrugë.
A e mbështesni Shqipërinë në hapjen e negociatave me BE dhe si e shikoni qëndrimin e disa vendeve të BE kundër kësaj?
Ne mbështesim plotësisht rekomandimin e Komisionit Europian për të hapur bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë, bazuar në përmbushjen prej saj të kushteve të përcaktuara nga Këshilli Europian vitin e kaluar. Po ashtu, jemi në një mendje me gjetjet e Komisionit se Shqipëria ka bërë përparim të prekshëm në zbatimin e reformës në drejtësi dhe ndërmarrjen e veprimeve kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ka ende shumë punë për të bërë, por është e rëndësishme të njihen reformat që Shqipëria i ka kryer. Vendimi përfundimtar do të jetë i Këshillit Europian, por ne mbështesim plotësisht hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë. Pavarësisht nga vendimi këtë vit, Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të punuar me partnerët tanë shqiptarë dhe të BE për të siguruar integrimin me sukses të Shqipërisë në BE, përfshi mbështetjen tonë të plotë për zbatimin në proces të reformave gjyqësore legjitime dhe kushtetuese.(Top Channel)
Bravo e madhe per SHBA ne futini ne kryq keta bastarde dhe hajdute te popullit .nga te gjitha palet se hajduti hajdut eshte por keta jane dhe te poshter .
Te fala Sheqeres Saliii… Thuaj fytyre kinezit te bej gati breket e Mevlanes per mergim andej nga Vietnami qe te blend in me fytyren.. Mos harro dhe ate shemtaraqen tet bije.. Te gjithe ne te semese do shkoni.. Cizmeeee, mbahu se burgu per “burra” eshte..
Rrnofte Amerika. Rrnofte zoti Palmer. Posht te tan hajnat dhe pushtat e sal ram shiqere birishes dhe ilir florinit. Rrnofte populli shqiptar. Rrnofte Shqipnia.
Per ke bie kembana????!!!! ?
Keshtu duhet me emra. Por u duhen nxjerr dosjet per gjithe poshtersite qe kane ber ne kurriz te Shqiperise.
le të hanë mutllavanë që gatuan vetë tani!
halet antishqiptare!
Saliu dhe derivatet e tij, shpiken vjedhjen masive te votes ne 1996. Ju kujtohet apo jo. Tani bejne si engjej. Ne fakt duan te vjedhin prap. I gjati, ustai, USA dhe EU nuk e lene. Bene djegje, bejne si bisha, turren ne Europe me letra neper canta per gazetat vropiane, bejne bojkot, por me duket se po ja fusin kot. Megjithate pasojat jane mbi Shqiptaret, si per ata qe e ndjekin, si per ata qe nuk e ndjekin. Me i rrezikshem per mua eshte Sala & Likja.
ik o pederast
kush ka nevoje te vije ne nje vend zezakesh dhe pederastesh
Ti vetem Shqip di te shkruash………nuk ma ha mendja se je nga anet tona or bablok……mban “ERA KOMSHINJ”
Brravo gazetarit Muhamet Veliu, me qarte e sakte nuk ka po a marrin vesh komunisti legjendae Sali non grata dhe hajduti i FLORIRIT…..??
Keta te dy jane organizatoret e gjith ketyre trazirave dhe qellimi dihet se vendin e kane ne burg….
Sa per Lul hajdutin dhe vrasesin perfshi dhe Monika KRYEKURVEN as qe i llogarit njeri se bileta ju eshte prere.
MENDER PROTESTEN E SOVRANIT …NUK E UDHEHEQ LYLI BASHA POR SALI KRIMINELI.
KRIMINELI SALI NUK E DURON DOT MOSPERFILLJEN NGA FAKTORI NDERKOMBETAR. ..AMERIKA DHE EUROPA.
LYLI ESHTE NEN PRESION …NUK DI CA TE BEJE.
EDI RAMEN E PRANON AMERIKA DHE EUROPA…ESHTE NE RRUGE TE MBARE.
MBESHTETJA PER EDI RAMEN MBESHTETJE PER KOMBIN
u plasi atyre qe nuk marrin viza, shendoshe koka, prape kendeza mbeten ne Shqiperine e varfer, gjeni more nje denim tjeter pa hajdutet e kriminelet edhe ti lusesh nuk shkojne ne amerike se i kapin me qerre, ia mbathin ne ndonje ishull ku nuk ka interpol, gjeni ndonje denim tjeter se vizat nuk i kane problem keta.
Amerika te flet nje here apo dy here. Po reagove ne rregull. Po nuk reagove, heren e trete nuk te flet, po ta fut me shpulle fytyres. Nga fjalet e z. Palmer duket se Amerikes I ka humbur durimi. Tani e tutje Basha te mendohet mire kur proteston. Lere pastaj te prish zgjedhjesh. Zoti e bekofte Ameriken!
Antishqiptare doni ti vini flaken ecurise demokratike me ulje ngritjet e saja, revolicion u be ne 1944 dhe 1997 ju ishit ne krahun tjeter tani ka evete EVOLUCION , skeni moral hajdut e vrases ,SHQIPERIA EVOLON NE VLERA PERMIRSOHET REFORMOHET NUK RREZOHET PARA PRITJES SE NJE PERGJIGJE O HUMBEES
“terrorrizmi i vizave” nuk ka për të qenë absolutisht asgjë, përpara burgut që do hani për krimet qe i keni sjelle shqiptarëve, & konfiskimit te pasurive që ja u keni vjedhur po shqiptarëve…
pakurrizorë!
Ka Cecua bicak.
PD ESHTE PARTI KRIMINALE DHE DUHET NXJER JASHT LIGJIT EKSPONENTE E SAJ SI SALA NOKA BARDHI SALJANI BALLIU LULI TE ARRESTOHEN MENJEHER KETA JAN KOKA E GRUPEVE KEIMINALE
Praise America
Uuuuuuu Sa frike ahahahahahahahha ahahhaahahhagagagaga
Nje dordolec si Basha ka vendosur qe me parate e Rusise dhe keshilltaret ukrainas me Oret e Kremlinit,Ditet e zeza te lumpenit te kuq te mbledhur rrreth Zeqos se fandaksur qe ne pleqeri shikon vetem gjak, me nje terrorist te fjales se lire si lubonja,me nje delirant si nipi i kriminelit kapo,me rakip& llaret e mark mark e sojli e sojsez te djege Shqiperine per hesap te tre familjeve.ky eshte fundi i juaj.Shqiperia kesaj radhe do te shpetoj si ne 1920.
Po ne qofte se nuk i prek mund te shkosh?
Që Sala,Iliri,Luli Monika do shkojnë në burg nga Amerikani vetëm,nuk diskutohet.Që të na shpërblejë si duhet respektin e popullit shqiptar nda amerikës të na bëjnë dhe dy nderë.Të mos.vonojnë por se.toku të.arrestojnë edhe socialistët hajdutë si edhe këta,burgun ta vuajnë në Amerikë jo këtu.Në shoqërinë e.afroamerikanëve..