Lulzim Basha: Anulimi i datës së zgjedhjeve nuk është fundi i betejës sonë

8 Qershor 2019, 20:36Politika TEMA

Në fjalën e tij para protestueseve, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tha se ngjarjet e fundit janë të lidhura me fatin europian të Shqipërisë.

“Ashtu siç e keni dëgjuar, falë vendosmërisë suaj të pathyeshme, presidenti i Republikës ka marrë vendimin për anulimin e 30 qershorit, datës së planifikuar nga regjimi i bandës së Edi Ramës, për të ekzekutuar krimin e shëmtuar elektoral, për të kapur përmes një procesi monist.

Kjo është vetëm rezultat i forcës suaj të pathyeshme, i qëndresës suaj, besimit tuaj të palëkundur te vlerat europiane, të lirisë, demokracisë, dinjitetit njerëzor”, tha Basha.

“Anulimi i datës së zgjedhjeve nuk është fundi i betejës sonë, por është vetëm një rezultat i një populli të bashkuar.

Le ta themi këtu të gjithë së bashku. Le ta ndajmë vendosmërinë tonë për ta çuar deri në fitore këtë betejë të nisur.

E gjithë bota është tronditur këtë javë nga përgjimet e publikuara nga Bild, e cila faktoi se Edi Rama është një kryeministër ilegjitim, se pushteti nuk e mori me votat, por me bandat.

Në Shqipëri sundon një qeveri e zgjedhur nga mafia dhe jo nga populli dhe këtë tashmë e di e gjithë bota. Këto fakte i kanë hapur sytë çdo shqiptari mosbesues”.

5 komente në “Lulzim Basha: Anulimi i datës së zgjedhjeve nuk është fundi i betejës sonë”

  1. * says:

    Ata flamuj ti homo lulushe i ke pshurrir dhe vazhdon ti pshurresh çdo dite .ShBA.EU po te kshillon, futu ne zgjedhje aty ku percaktohet vullneti i popullit.Nuk le shqiptare pa turperuar saqe po i konsiderojne te tere te pa ligjshem.ata protestues qe te vin nga mbrapa jane te korruptuarit e gjykatave dhe pjesa tjeter jane sy leshe te pa afte.Flamuri Amerikan dhe ai GJerman nuk simbolizojn dhunen dhe shkaterrimin qe ti po i perdor per mbrojtje figurative .PD+lsi do ti shkonte per shtat flamujt qe ju keni per zemer,ate te rusis dhe te iranit.

  2. Saliu says:

    Lul Bajga zgjedhjet nuk ka bir kurve ti shtyje . Ti dhe president legeni do ti hani mutin Edi kapedanit qe ju ka bere te flisni me vehte

  3. h says:

    Qëllimi juaj eshte marca e pushtetir me 15% të votave me ndihmen e rusisë.

  4. gardiani says:

    Proteste , qe nuk di perse behet , kerkojne largiimin e Rames , largohen per vete , kerkojne rrezimin e Rames , rrezojne Ilir meten , gezohen qe presidenti anullon dt e zgjedhjeve , a thua protesta eshte bere deri tani, kunder presidentit .

  5. FLUTURA says:

    Fal zotit qe komunizmi deshtoi dhe tani jemi ne aleanca, qe na garantojne stabilitet dhe siguri. Faleminderit zotit, qe ky tridhjetvjecar po mbyllet me shkaterrimin talebaneve qe i tradhetuan enderrat e shqiptareve per demokraci. Keta antishqiptare dhe vrases njerezish te pafajshem ne bulevard, kusar te paskrupullt, po rezistojne duke u fshehur pas nje grushti njerezish te dhunshem, po nuk do shpetojne dot. E mira do te fitoje me gjithe veshtiresite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje