Protesta e opozitës, paralajmëron aleati i Bashës: Rama na ka vjedhur lekët, do ta largojmë me çdo çmim gogolin që do përdor SHBA dhe BE

8 Qershor 2019, 18:24Politika TEMA

Aleati i Partisë Demokratike, Nard Ndoka ka garantuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Ai thotë se shefi i qeverisë i ka vjedhur lekët shqiptarëve dhe sipas tij duhet të largohet sa më shpejt.

Sipas Ndokës, Rama po përdor Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara.

Ndër të tjera ai shkruan:

“KM, po përdor BE dhe SHBA, si “gogol” për liritë e mohuara të shqiptarëve.

Ne, kemi vendosur të mos prekën zgjedhjet nga krimi.

 Edi Rama, ti ke vjedhur votat, taksat tona, të ardhmen tonë europiane, prandaj ne kemi vendosur të të heqim ty vizën dhe ti hapim vendit rrugën drejt normalitetit demokratik.

Kemi vendosur të qëndrojmë këtu, nuk do shkojmë gjëkundi!!!!

Ato, që nuk duruan tiraninë e Rilindjes dhe të Edi Ramës, janë larguar nga Shqipëria, kudo nëpër botë, por sytë dhe mendjen i kanë këtu në vendin e tyre. Ne, do luftojmë dhe qëndrojmë edhe për ta.✌️

Sot nuk na tremb njeri me “gogolin”. Sot nuk mendojmë për t’u larguar gjëkundi.

Sot dhe deri në fund të kauzës tonë do të qëndrojmë përballë Edi Ramës, për ta larguar nga pushteti i pushtave, jo me molotov, as me dhunë, por me qëndresë me çdo çmim, që paguhet për lirinë!✌️✌️

Ne kemi vendosur, që zgjedhjet mos të vidhen, që mos të preken nga krimi, ndaj po protestojmë ti ruajmë ato, si reforma e të gjitha reformave, si liria e të gjitha lirive; vota e shenjtë!?

Ne e duam Shqipërinë si Europa, jo për ta braktisur, por për të jetuar në paqe me njëri-tjetrin, këtu në vendin tonë, Shqipëri.??

#Rama ik!”, nënvizon Ndoka. (TemA)

5 komente në “Protesta e opozitës, paralajmëron aleati i Bashës: Rama na ka vjedhur lekët, do ta largojmë me çdo çmim gogolin që do përdor SHBA dhe BE”

  1. Sazani says:

    Një sharlatan tipik

  2. peoples says:

    NASTRADINI shqipetar Nard Ndoka ,,,

  3. Tironsi says:

    c ja botoni ketij K..i keto budalleqe se merr ne qafe barbaret qe kane zbrit nga mali ne qytet

  4. shqiptari i ilirise says:

    E po kur ky vend është katandisur të dalë dhe Nard Ndoka të bëjë liderin dhe tu bëjë thirrje për revolucion në emër të lirisë alla Nard Ndokshe…gur mbi gur mos mbetëtë!Gjaku në gju të vejë!

  5. Saliu says:

    LULJA PO TE ISHTE I MENCUR NUK MERESH ME JU ..
    JU JENI PARTI PA ÉLECTORAT DHE I MERNI PD VENDET E DEPUTETIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje