Beteja me Metën: Ndërkombëtarët janë pro Ramës, për të mos u shtyrë zgjedhjet

10 Qershor 2019, 20:12Politika TEMA

Takimi i gjatë i kryeministrit me ambasadorët e huaj duket se ka dhënë pritshmëri për maxhorancën për këmbënguljen e saj për të ecur përpara me zgjedhjet, pavarësisht lëvizjes së presidentit.

Sinjali i parë u dha nga ambasadori i OSBE Borshard, i cili e quajti këtë çështje të brendshme të institucioneve shqiptare dhe se të huajt nuk do të ndërhyjnë.

Pra asnjë mbështetje për lëvizjen e Metës, të cilën, burime pranë tij e interpretojnë si një lëvizje e rakorduar me gjermanët.

Burimet ishin të rezervuara për citime gjate takimit, pasi tema është delikate dhe rruga ku presidenti e futi vendin me këtë lëvizje ka ende të panjohura.

Por deri tani vetëm Wadephul me deklaratën e tij la të kuptohet se ishte pro, por deputeti gjerman njihet për afrinë e tij me PD.

Mjaft të kujtojmë deklaratën e tij një ditë pas rekomandimit të Komisionit për hapjen e negociatave, të cilin ai e kundërshtoi duke përdorur argumentet e Bashës.

Tashmë, kryeministri Rama është nisur në një tur dyditor në Berlin e Bruksel, ku do të takohet me kryekomisionerin Junker.

Por deri tani lëvizja e Metës ka gjetur vetëm mbështetjen e Lulzim Bashës dhe të bashkëshortes së tij.

Ndërkombëtarët ruajnë pozicionin e moskrijimit të precedentit të rrezikshëm, që presidenti tentoi ta kthejë të hënën në fakt të kryer.(Real Story)

10 komente në “Beteja me Metën: Ndërkombëtarët janë pro Ramës, për të mos u shtyrë zgjedhjet”

  1. ¬ says:

    S’ka arsye të shtyhen zgjedhjet. Rasti i shkarkimit të shefit të shtetit ishte surprise.

    1. cuf dabjoni says:

      na i jepni cili nga ata e tha ne publik kete opinion.

  2. kastriot says:

    po te ishte aq i zoti wadephul cdu nuk do kishte pesuar gjithe ate humbje ne europe.

  3. Arber says:

    Ne hale te haleve nderkombetaret. Duan lufte mes shqiptareve. Rrofshin shqiptaret!

  4. Ladi says:

    Ne fakt kemi nje situate te ngjashme me 96-en. Por atehere PD-ja ne fuqi te detyronte te pranoje absurditetin e saj. 22 vjet me vone PD-ja ne opozite te detyron te pranosh kushtet e paarsyeshme te saj. Keta se jane ne pozite se jane ne opozite jane tmerri i njerezise. Keta e bejne kopilin dhe ta lene ne prer. Bejne te 99-tat dhe bejne te pafajshmin. Te akuzojne per gjithshka te keqe qe jane te afte ta bejne vete.

  5. Land says:

    Pas Bild dhe Spigel gjermane edhe Guardian angleze doli sot kunder Rames. Vertetohet ajo we tha ambasadori italian Cutillo, botuar ne gazeten Tema, se levizja e opozites po lexohet. Shpresoj ta botoni.

  6. Black Eagle says:

    Adriatik Llalla dhe Arben Hadarmataj , kamikaze politike ne DREJTESI ,i pari nxorri urdhrin te arrestohet Saliu dhe ILIRI dy gjakpirsat gjakprishur Shqipetare , i duri i perdori PERGJIMET per ti perdorur si ferma qe te Jane HIJENAT e PD neper studio e neper bulevarde ,te justifikojne humbjen dhe krimet ,pengesen dhe te shfrytezoje momentin e krijimit te organeve te DREJTESIS dhe te bejne mishamsh anarki. NUK JA ARRINI DOTE OOO HAJDUTE E KRIMINELA DREJTESIA E RE DO BEHET DHE PERENDIMORE DHE NATO JANE ME SHQIPTARET E NDERSHEM QE PUNOJNE CDO DITE PER TU BERE SI GJITH EUROPA DUKE PERQAFUAR VLERAT EUROPIANE ,E JO ATO RUSE SI JUU MJERAN BURGU ESHTE PER JU, NE DO DUROJME PERPELITJET TUAJA

  7. Ujku Plak says:

    Leri Pelivanlleqet Edi Rama dhe zatete bythen per rrashti .
    Ke hyre ne nje shteg te mbyllur .
    Jep dorheqjen dhe shpeton edhe PS-ja nga ky sharlatan .

  8. Nazmia says:

    Ne kushtet kur nuk ka Gjykate Kushtetuese vendimin per te shkarkuar presidentin e verteton pjesemarrja ne zgjedhje. Nese pjesmarrja eshte me e larte se gjysma e mesatares qe kane votuar historikisht ne zgjedhjet lokale, atehere populli ka votuar ne menyre indirekte dhe shkarkimin e presidentit. A ka gjykate me te larte se vota e popullit?

  9. Sokoli says:

    Merreni keshtu media shqiptare a mund te interferoje me pergjimet e prokurorise gjermane? Jo.

    E njejta situate duhet te ishte edhe per kete gazetar. Agjentura dhe korrupsioni ekzistojne edhe ne vendet perendimore. Edhe Gazetare te veçuar te Bild nuk jane perjashtim. Ku e dime ne se sa te thella jane kto pune.

    Mire i boton gazetari materialet e Lulit. Po Lulin pse e ka ne profilin e tij ne Tweeter. Kjo sikur e tejkalon profesionalizmin e gazetarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje