Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropës në Sllovaki Miroslav Lajçák shprehu shqetësimin e tij lidhur me zhvillimet më të fundit në Shqipëri, të cilat mund të thellojnë më tej krizën politike dhe si pasojë të sjellin ndalimin e funksionimit të institucioneve shtetërore.
Në njoftimin e OSBE thuhet se kryesuesi në detyrë u bëri thirrje udhëheqësve politikë të demonstrojnë përmbajtje dhe respekt për legjislacionin në fuqi, si dhe për rolet kushtetuese të institucioneve përkatëse demokratike.
“Ai shprehu besimin se udhëheqësit do të veprojnë në përputhje me parimet demokratike dhe do të respektojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar për përfaqësuesit e tyre brenda afatit kohor të përcaktuar nga kuadri ligjor shqiptar”, thuhet në njoftim.
Po ashtu Lajçak shprehu besimin e tij se Shqipëria është e aftë të merret me situatën e saj, brenda kornizës së saj kushtetuese dhe ligjore dhe do të gjejë një zgjidhje që do t’i mundësojë vendit të përqendrohet në sfidat që qytetarët e Shqipërisë i konsiderojnë të rëndësishëm.
Konfirmojn atë që din dhe fëmijët e kopështit.
OSBE do sherr e lufte ne Shqiperi e kudo se keshtu garanton ekzistencen e saj e pagat e shperblimet qofte ne te zeze.Ka kohe qe misioni I tyre ka vdekur. 30 vjet na kane monitoruar dhe as nuk e kane care menderen qofte dhe per rekomandimet e tyre dhe zgjedhjet verse po shkojne zi e me zi.