Zbardhet vendimi i “Kushtetueses” për shtyrjen e datës së zgjedhjeve

10 Qershor 2019, 20:23Politika TEMA

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese nuk ka ndikim në situatën e krijuar pas dekretit të presidentit të Republikës, Ilir Meta, për të anuluar zgjedhjet e 30 Qershorit.

Edhe në rast se ajo do të ishte funksionale, nuk do të kishte kompetencë për ta shqyrtuar dekretin e kreut të shtetit.

Kjo, për faktin se vetë kjo Gjykatë, në një rast të ngjashëm, atë të vendimit të presidentit Bujar Nishani, për shtyrjen e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017, nga 18 qershori, në 25 qershor, pas një ankimimi të bërë nga partia “Forca Rinia”, ka vendosur që kompetencën për ta shqyrtuar çështjen e ka Gjykata Administrative. 

“Në rastin konkret, Kolegji konstaton se akti ndaj të cilit është ushtruar ankim, dekreti i presidentit të Republikës, i cili është një akt administrativ individual, pasi ka për objekt vetëm caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë. 

Për këtë arsye, Kolegji çmon se ky akt nuk hyn në juridiksionin e kësaj Gjykate, por në juridiksionin e gjykatave administrative dhe për këtë arsye, kërkuesi nuk legjitimohet t’i drejtohet kësaj Gjykate me objektin sipas kërkesës”.

Edhe për rastet e pretendimeve se dekreti i presidentit për shtyrjen e datës së zgjedhjeve mund të bjerë ndesh me Kodin Zgjedhor, Gjykata thotë se çështja shqyrtohet në Gjykatën Administrative, ose në Kolegjin Zgjedhor.

Përputhja apo jo e dekretit të presidentit të Republikës me dispozitat e Kodit Zgjedhor nuk është në juridiksionin e kësaj Gjykate, por në juridiksionin e gjykatave administrative apo, sipas rastit, të Kolegjit Zgjedhor, dhe si e tillë nuk mund të shqyrtohet nga kjo Gjykatë”.

Me argumentet e mësipërm, Gjykata Kushtetuese vendosi që të mos e marrë në shqyrtim kërkesën për pezullimin e dekretit të presidentit për ndryshimin e datës së zgjedhjeve, duke i dhënë përgjigje shteruese çështjes se kush janë institucionet gjyqësore që duhet të japin përgjigje për këto raste.

13 komente në “Zbardhet vendimi i “Kushtetueses” për shtyrjen e datës së zgjedhjeve”

  1. kastriot says:

    Shqiptaret ne madheshtine e tyre idiote

    1. Xhaxhi says:

      Shqiptarët idjotë në madhështinë e tyre idjote.

  2. enkelejdi says:

    Fiks fare o kastriot! Cudira shqiptare

  3. shqiptari i ilirise says:

    Problemi qëndron se akti i Metës është vetëm “Dekret për anullimin e zgjedhjeve me dt.30 Qershor”! dhe jo shtyrje e zgjedhjeve pë një datë të caktuar.
    Si e tillë ai nuk plotëson kushtin si “akt administrativ”,por mbetet një dekret.Si i tillë kërkon interpretim nga Gj.Kushtetuese.Ka,apo nuk ka të drejtë Presidenti Republikës të nxjerë dekrete për anullimin e një dekreti të mëparshëm?!
    Ky është diabolizmi i Ilir Metës.

    1. curro jimenez says:

      Presidenti vetem me dekrete shprehet

  4. Shqiperia c’ ka qene, c’eshte e c’do te behet says:

    Kastriot, mesoje se emrat e pervecem shkruhen me shkronje te madhe, K e madhe e shtypit ne rastin t.end.
    Zoteri ti besoj je shqiptare, po si o burre shan veten tende, a po ti duhet te jetosh jashte Shqiperise dhe mendon se ke shpetuar nga te qenet idiote si ne te tjeret. Keqardhje, po ti paske mbetur idiot, edhe ne emigracion.
    Besoj dicka mesove nga nje “idiot” shqiptare.

    1. Burre shqiptar dhe jo burre shqiptare.

  5. Tironsi says:

    Super,Meta duhet arrestuar jo shkarkuar pasi po con vendin ne kaos dhe shkatrim te institucinit kushtetues.

  6. Iliria e bashkuar says:

    Shqiptaret te shitur nga gjermanet nepermjet veglave meta e bageti

  7. Tropo says:

    Fuck meta. …monika kur ve…lul….sal….

  8. Kuq e zi says:

    Meta eshte presidenti im…
    E kam peshqesh nga ps, para se ta shaje rama te shplaje gojen dhe ta filloi me “pse e zgjodhi”

  9. Jeta says:

    Kete gje e tha mbreme z. Celibashi ne Real Story, por çartallozi z. Gjata i uleriu “cfar individual mor (injorant nuk i tha)…, ai eshte akt nominal, qe do te thote…. individual”
    Pikaaaa…. (more po sa te zotet jane keta Saliistet!!!)

  10. Jeta says:

    Kete gje e tha mbreme z. Celibashi ne Real Story, por çartallozi z. Gjata i uleriu “cfar individual mor (injorant nuk i tha)…, ai eshte akt nominal, qe do te thote….individual”
    Pikaaaa…. (more po sa te zotet jane keta Saliistet!!!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje