Nga Bledi Lumani
Fjalimi i Ilir Metës për shtyrjen e zgjedhjeve ishte nga fillimi në fund politik, dhe jo ligjor e kushtetuese, dhe vetëm në disa raste përmendi disa nene, të cilat, sipas tij, i japin të drejtë të shtyjë zgjedhjet.
Argumenti kryesor i Ilir Metës për shtyrjen e zgjedhjeve, ishte shmangia e një përplasje civile dhe gjetja e një zgjidhje politike mes mazhorancës dhe opozitës, pasi sipas tij, nuk mund të bëhen zgjedhje pa opozitën.
Por, Meta “harron” një gjë: Opozita nuk ka kërkuar asnjëherë shtyrjen e zgjedhjeve dhe gjetjen e një zgjidhje politike për situatën.
Ajo ka vetëm një kërkesë: Largimin e Edi Ramës.
Kjo është kërkesa e vetme e opozitës, për të marrë pjesë në zgjedhje.
Lulzim Basha me Monika Kryemadhin e kanë bërë të qartë, që nuk kanë ndërmend të ulen për të gjetur një zgjidhje, nëse Rama nuk largohet si kryeministër, dhe nuk do të marrin pjesë në asnjë palë zgjedhje.
Atëherë për çfarë shërben akti joligjor i Ilir Metës për shtyrjen e zgjedhjeve?
Ai jo vetëm nuk zgjidh gjë, por e thellon edhe më tej krizën, pasi tashmë kemi një krizë të re, përveç asaj mazhorancë-opozitë, që me gjasë do të çojë në shkarkimin e presidentit, siç dhe u paralajmërua nga PS, menjehërë pas fjalimit të Metës.
Ndoshta ky ka qenë edhe qëllimi i vërtetë i Ilir Metës me vendimin e tij për shtyrjen e zgjedhjeve, me shpresën se shkarkimi i tij do të degradojë edhe më tej krizën dhe institucionet e vendit dhe pse jo, do të ndezë më tej revoltën opozitare për rrëzimin e Ramës.
Ndryshe nga Basha e Kryemadhi, ai e ka transferuar krizën politike nga rruga, në institucione.
Në këtë rast duke vepruar jo si president, por si udhëheqës i opozitës.
Vetëm se me gjasë, shumë shpejt do t’i bashkohet Bashës dhe të shoqes në rrugë, këtë herë edhe zyrtarisht si opozitar, jo më si president.
Edhe pse kjo do të jetë e vështirë, duke parë mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetues, dhe nuk është çudi, që ai që thotë se ç’dekretoi mbajtjen e zgjedhjeve për të shmangur një konflikt civil, të kthehet në ndezësin e fitilit të një përplasje, e cila ndryshe nga ’97-a që përmendet këto kohë, këtë radhë mund të marrë me vete frymëzuesit e saj.
Dakort me prononcimin !! Te “mbajme nje gje te rendesishme ne mendje”, Shqiperia eshte anetar i NATO-s !! Nuk lejon kush asnje lloj “revolte” qe konsiderohet jo demokratike,aq me teper permbysje me dhune !! Lymi Tutit
Cfare eshte ky president injorant qe arriti ne majat me te larta te shtetit dhe pushtetit pa i thene asnjeri as te lumte goja dhe as te lumte krahuPor duke e thirur Lile floriri ta gezojme dhe ta trashegojme brez pas brezi koke lopen.
Me leket qe u kan vjedhur Shqiptarve ka ardhur koha qe ti ven ne perdorime qe kush do dali me i forti. Nuk ka rendsi çfar thone kta e ka radhen te flas USA.
Bastardet e vendit ….ju erdhi fundi…
uuuu kurva e presidences ! po ju e keni BIZNES politiken o katunar i shpif ! dhe popullin dele per ta mjele o shemtire !
Rreforma nuk ndalet por do vashdoj rrugetimin si nji akullthyese e pameshirshme ndaj kriminelve dhe te korruptuarve.
Ne fund te pazareve te brendeshme.Fjalen e merr dhe e vendos diplomacia e prendimit e kryesuar nga USA dhe BE.
Le te guxojne cimkat dhe pordhet e vicidolit te maten me “letren higjenike” ne ia u mbajt biruca e bithes.
Dhuna po triumfon. Keshillat per kryeministrin jane pa vlere. Nuk ka pasur asnjehere kellqe te perballet me gangstere te vertete! Mbeshtetesit e qeverise jane tulatur e demotivuar. Le ta therrase njehere popullin per te pare sa e mbeshtesin. Aty do te kuptojme nese njerezit jane te gatshem per te luftuar per Shqiperine demokratike!
kujton plehra se duke bere shqiponjen do ju hedhe hi syve njerzve se po i hapet liqes se lsi-se barku per shqiperine…
liqja me salihun e vicidolit nuk u plas fare per shqiperine, ata jane tradhetaret dhe hajdutet me te medhenj te kombit… me veprimet antishqiptare e proruse qe po bejne, keta duan qe te shpetojne menderen e tyre dhe plackene vjedhur, packa se e lene ne prapambetje dhe ne izolim popullin shqiptar… ata duan te na izolojne nga perendimi dhe aleatet tane natyral, duan te na kthejne ne nje shtet antieuropian.
Presidenti nuk shtyu zgjedhjet por riti kaosin e perplasjet.Po te ishte se doti shtynte do te kish caktuar nje date tjeter gje qe nuk e ka bere.Ky veprim kerkon te fuse shqiptaret ne vellavrasje.