28-vjetori i themelimit, Balla: PS forca politike më e besueshme për partnerët ndërkombëtarë

12 Qershor 2019, 11:20Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherësh dhe Kryetar i Grupit Parlamentar, Taulant Balla ka uruar anëtarët për 28-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla shprehet se forca politike më e besueshme për partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë në angazhimin e saj qeverisës, demokratizues dhe reformator në vend.
Sipas Ballës, misioni historik i PS-së ka qenë dhe mbetet respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“12 Qershor Gëzuar ditëlindjen e 28-të Partisë Socialiste? të Shqipërisë??, forcës më të madhe politike të shqiptarëve, e cila sot drejton Shqipërinë tonë në përpjekjen europeiste për të ndërtuar dhe forcuar shtetin modern të së drejtës, sundimin e ligjit dhe parimet e mirëqenies sociale.

Partia Socialiste e Shqipërisë është sot forca politike më e besueshme për partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë në angazhimin e saj qeverisës, demokratizues dhe reformator.

Sot teksa afron 30 Qershori i Zgjedhjeve Vendore, konfirmohet qartë se misioni historik i Partisë Socialiste të Shqipërisë në gjithë rrugëtimin e saj ka qenë dhe mbetet një shtet shqiptar me institucione funksionale, ku respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit është detyrim i zbatueshëm dhe i barabartë për çdo shtetas shqiptar. Urime të gjithë anëtarëve të Partisë Socialiste!”– shkruan Balla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje