Nga Ben Andoni
Është një përgjigje e thjeshtë që mund ta japë çdo qytetar i përkëtej kufirit. Neve ishim të zënë me kalkulimet e numrave për shkarkimin e presidentit Ilir Meta dhe me batërdisjen e kryeministrit të vendit, Edi Rama apo me dëshmitë belge të kryetarit të Opozitës. Në çdo bisedë, në çdo medium, në çdo aspekt të përditshmërisë kudo flitet e njëjta gjë: Si do të zgjidhim krizën? Kush e ka realisht fajin?
E sa për përvjetorin e Kosovës, ka kohë. Vjen 25 vjetori, pastaj 30 vjetori e me radhë. Paçka se ne sërish do kemi kriza, mbase pak më të sofistikuara por gjithsesi kriza. Një të tillë, madje, gati ulëritëse patëm në Shqipëri 20 vite më parë, në momentin kur kosovarët prisnin të dëboheshin, sepse politika jonë nuk i kishte sytë në ballë për katrahurën që po ndodhte. Paradoksi? Mu ata janë sërish në krye të vendit dhe bëjnë fatet e vendit tonë.
Shqipëria nuk festoi për Kosovën dhe për një arsye tjetër. Prej kohësh, të dy vendet tona e shohin veten si fqinje por aspak vende simotra, sivëllezër apo çkado. Në korrik thuhet se në rast se nuk zgjidhen disa probleme me shkëmbimin e mallrave, shteti i vogël shqiptar do të aplikoj taksa edhe për ne. E nuk mjafton këtu: dy vendet tona janë tashmë arenë ku zyrtarët respektivë përplasen me idetë patriotike dhe me garën për të treguar se cili e do më shumë shqiptarinë, këtë sport të kinseve të shumta.
Kosova nuk u bë dot për 20 vjet si Zvicra, Suedia dhe Gjermania, sepse realisht nuk mund të bëhet por mësoi nga vendi Amë sesi ta zhvaste vendin në të gjitha nivelet, sesi të rehatonte militantët dhe si të ngrinte epope luftërash që nuk kishin ndodhur. Britma dje e atij familjarit të dëshmorit të UÇK-së, para varrit së të atit rrëfente më mirë zhgënjimin, por edhe mos realizimin e ëndrrave të heronjve.
Si dy pika uji ndodhi me Shqipërinë. Në gati 30 vjet Demokraci treguam sesi ta zhvatim vendin, duke përdorur terminologji të sofistikuar dhe kinse Tregun e Lirë. Por, nga ana tjetër mësuam sesi të ishim edhe të pandjeshëm, së pari me datat tona të ndjera.
Këtë e ndjen në harresën e përkujtimit të shumë idealistëve të gjithë kohërave, por këtë e ndjen dhe në ftohtësinë e frikshme me të cilën përcollëm Kosovën. Që nga protokolli ku zyrtarët tanë rrinin larg njëri-tjetrit si të ishin krejt të huaj, por edhe nga ajo që në Shqipëri nuk pati fare kohë për këtë datë kaq të madhe për Kosovën.
CRARE KOSOVE THUA MORE KOSOVA KRAHINE SHQIPTARE QE NUK E DUAN SHQIPERIN MOS NA HAP BARKUN ME PATRIOTIZMIN E TYRE . PO JU KALON KOHA DUKE I PERKEDHELUR ..ATA JANE ANIMA NE FEUDALIZME
I
Populli shqiptar eshte si bagëtia ne kaos pra nuk di nga vjen e do shkoje se keshtu e bene politikanet tradhtare. Por ata qe e duan vendin e tyre natyrisht festuan edhe per Kosoven! Shume shqiptare skan dashuri per njeri tjetrin.
Bravo Ben!
Rama eshte “vllau” erdoganit prandaj
Kush e ddeshi Kosoven festoi ne Tirane!!
E verteta eshte se ne fituam dicka nga presidenca e Clinton. Por pas 20 vitesh gjerat kane ndryshuar. Nje faleminderit sa per sy e faqe eshte e vetmja gje qe Clinton meriton tani. Asnje s’do ta takoje kete pisllek dhe tani gjeti Kosoven te duket si burre shtet. Shume fakte kane dale se te shoqerohesh apo te nderosh Clinton eshte turp. Kryesorja eshte se Presidenti i sotem i USA zyrtarisht e quan familjen Clinton me te korruptuaren ne histori. Dhe kejo eshte e vertete vecanerisht Hillary. Por shume njerez e dinin qe ne diten e pare te presidences se kush ishte Clinton. Korrupsioni arriti ne kulm dhe i hapi dyert dhe dritaret qe cdo njeri por vecanerish njerez shume te rrendomte, kriminele dhe hajdute te hynin me lehtesi ne USA. Pastaj dihet hapur se si e ktheu zyren e tij, ne vend prostuticioni me Moniken.Me pak fjale kur ofendon kaq shume zyren, ne te vertet simbolizon si e konsideron populllin tend. Dhe kejo eshte perseri e vertete. Izraeli dhe disa shtete arabe e perdorin USA si ku..ve. Kush paguan me shume, merr sherbimet e USA. Por ne te vertete keto jane vetem maja e aisberkut. Nqs vetem Google Jeffrey Epstein do kuptosh me shume se kush eshte Bill. Clinton eshte 33 grade pedofil. Mjafte, po me vjen per te vjelle tani.
Te dhjefsha trut e Grekofilis
O BESO TE NDJEFSHA TE MIREN ME VJEN KEQ SE NUK E DITKE SE KOSOVARET DHE SHQIPETARET JANE NE MAJMUNIZM DHE JO NE FEUDALIZM. NDONSE MIDIS TURE KA NJE PERQINDJE TE VOGEL NJEREZISH SI REXHEP QOSE, BRIZILDA GJIKONDI, ARBANA XHARRA E TE TJER POR NUK MJAFTOJE PESQIND LULE TE TE ZBUKUROHET MALI