Shqipëria drejt zgjedhjeve të 30 qershorit, nis printimi i fletëve të votimit, Meta konsultime me opozitën për datën e re

12 Qershor 2019, 10:51Politika TEMA

Pavarësisht se jemi ende në kushtet e krizës që u thellua më tej me anullimin e dekretit të zgjedhjeve nga ana e Presidentit Ilir Meta, më 30 qershor do të shkohet drejt kutive të votimit.

Mësohet se tashmë ka nisur printimi i fletëve të votimit, me një kosto prej 600 milion lekësh të reja.

Bëhet fjalë për 122 modele fletësh votimi nga të cilat, 61 fletë janë për Kryetarët e Bashkive dhe 61 fletë të tjera për Këshillat Bashkiakë.

Në mbledhjen e fundit, një nga arsyet që parashtroi KQZ për mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor, ishte edhe kostoja financiare e harxhuar deri më tani për përgatitjen e tyre.

Kujtojmë se Presidenti Meta, në prag të mbrëmjes së sotme, do të zhvillojë takime me partitë opozitare të qendrës së djathtë.

Nga ana tjetër, Rama, i mbështetur edhe nga ndërkombëtarët, nuk lëshon “pe” për 30 qershorin.

2 komente në “Shqipëria drejt zgjedhjeve të 30 qershorit, nis printimi i fletëve të votimit, Meta konsultime me opozitën për datën e re”

  1. klonoi says:

    Me ke do te konsultohet per daten e zgjedhjeve mender presidenti, me ata qe nuk jane ne zgjedhje!!! Cfare do te konsultoi, daten e mos zgjedhjeve apo ngritjen e grupeve te shkaterrimit te zgjedhjeve, se vetem per keto gjera dallohet mender presidenti yne.

  2. Fredi FR says:

    Meta me Monen le te votojne kur te duan,populli voton ne 30 qeshror! ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje