Gazmend Oketa krahason zgjedhjet me ndeshjen Serbi-Shqipëri: Nuk luhet me këto kushte

13 Qershor 2019, 20:00Politika TEMA

Gazment Oketa, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, krahasoi zgjedhjet në Shqipëri me ndeshjen Serbi-Shqipëri.

“Sot në Kuvend u tha se në datën 30 qershor është caktuar një datë zgjedhjeje, ekipi ynë është gati, ekipi kundërshtar duhet të paraqitet etj.

Të kthehemi pak në vitin 2014, kur u luajt Serbi-Shqipëri. Ndeshjen e arbitroi një nga arbitrat më të mirë, nga Anglia.

Aty hynë në fushë huliganët, dhunuan lojtarët tanë, por çuditërisht arbitri nuk i pa ato skena, UEFA ia dha fitoren në tavolinë Serbisë, ndërsa CAS vendosi t’ia jepte fitoren Shqipërisë.

Të gjithë ishim dakord me lojtarët tanë që nuk donin të ktheheshin në fushë, pasi vetëm ndeshje futbolli nuk ishte ajo.

Me këtë dua të them se Rama dhe dy zëdhënësa të Rilindjes i bëjnë thirrje opozitës që të hyjë në zgjedhje, ndërsa huliganët janë ata që kanë listat, siç doli nga përgjimet, të cilët shkojnë nëpër shtëpi dhe blejnë vota dhe shantazhojnë.

Në këto kushte nuk mund të luhet”, deklaroi Oketa për A2 CNN.

Demokrati Oketa theksoi në lidhje me dekretin e presidentit Ilir Meta se “në një shtet normal do të flisnin gjykatat dhe do të mbyllnin çdo diskutim politik”, por, sipas tij, “data 30 duhet të ndryshojë me çdo kusht pasi do të ishte përplasje shumë e fortë mes kampeve politike dhe pasojat do t’i vuanin qytetarët e thjeshtë”.

8 komente në “Gazmend Oketa krahason zgjedhjet me ndeshjen Serbi-Shqipëri: Nuk luhet me këto kushte”

  1. Niku says:

    Atehere z. Oketa, Rama t’i marre aforfe bashkite? Apo jo? Krahasimi jo i goditur se pergjegjes per situaten eshte opozita. Ka ikur nga kuvendi dhe nuk do te shkoje ne zgjedhje apo jo!

  2. Nje qytetar . says:

    O zot çfare idiotesh duan pushtet !

  3. BM says:

    Kokrra e legenit. Sehanlepires dhe i pafütyr. Turp.

  4. Kreshniku says:

    O Gazi ti je çun i mirë, nuk e di pse u bashkove me krundet se kështu do të të hanë pulat. Mendohu edhe një herë. Ishe i nderuar me z. Topi

  5. Ceni says:

    Po ky nga doli? Apo duhej te prononcohej, se e tridhnin?

  6. Hamdi says:

    Dhe ky Gazmend debili po na shton gazin,po na gajas se qeshuri.

  7. Den says:

    Oketa une te kam pare me ndryshe se uliganet e bandes se berishes pamveresisht se miltimi jote ne ate bande qe quhet parti demokratike ( Nuk ka asgje demokratike ne fakt ) nuk te nderon. Kjo nuk ka shume rendesi per popullin se ne fund kjo eshte zgjedhja jote dhe ti paguan ne fund per zgjedhjet qe bene. Por duhet te besh kujdes kur ben krahasime me ndeshjen. Edhe pse ty mund te duket situate te ngjashme ne fakt nuk jane te ngjashme.
    Ju thoni se uliganet rilindjes kane listat e votuesve dhe se ato do te turren dhe blejne votuesit. Ky gjykim nuk shkon se nese nisemi me supozime atehere bota do te ishte krejt tjeter. Ne se I futemi analizes se asaj qe ju thoni I bie se vendi nuk ka nevoje per zgjedhje nuk ka nevoje per sistmem normal drejtesie e keshtu me rradhe per cdo gje tjeter te domosdoshme per ta bere funksionale systemin demokratik por mjafton nje opozite qe na I thote gjishka. Athehere mua me lind pyetja po sikur opozita nuk thote te verteten dhe genjen e sajon per te ardhur sa me shpejt ne putshtet per te vazhduar avazin e rradhes.
    Reflekto Gazmend se dukesh qytetare ne pamje dhe jo uligan.

  8. Johani says:

    Zoti oketa me kete deklrate e paske hanger sa krahi sepse ate dite por edhe pas mbesa e sali berishes qante serbine dhe mallkoi shqiptaret qe kishin provokuar serbet per ti shkaterruar marredheniet e mira vllaznore mes tyre dhe babagjyshit te saj,prandaj ti me ke je me desaren apo me shqiptaret!
    Edhe me shqiptaret edhe kuder ndeshjes se futbollit nuk e ha askush,edhe me serbet edhe me shqiptaret nuk shkon kshtuqe fshihu diku e mos e bej ftryen pis duke dashur ta mbroshe nje skuader kriminele me ne krye dy kryetaret tu sali berishen e lul bashen qe kshilltar kane serbin fazlliq e grekun dule,lum ju per flliqsiren qe keni zgjedhur te mbytuni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje