Ilir Metës ia bëka axhendën Xhelal Mziu: Shihemi në 20 tetor për zgjedhjet vendore

13 Qershor 2019, 17:20Politika TEMA

Ilir Meta duket se e ka vendosur datën e re të zgjedhjeve, 20 tetor.

Kjo gjë u bë me dije nga Xhelal Mziu, që me anë të një deklaratë për shtyp, me anë të së cilës sulmon Erion Veliajn, thotë se zgjedhjet do të mbahen pikërisht më 20 tetor.

Me sa duket, axhendën e Metës e caktoka Xhelal Mziu dhe këto konsultimet e fundit qenkan kot, pasi data është caktuar.

Deklarata e Bashkisë Kamëz

Erjon Veliaj, ka vijuar parantezat e Tij në takimet e mbyllura elektorale për të vetë shpallurën kandidaturë për Bashkinë Tiranë.

I vetëdijshëm pa një platformë zhvillimi për kryeqytetin “Lali Eri” bredh sa në një fshat në një tjetër duke i quajtur banorët qytetarë të barabartë me kryeqytetasit dhe i premton që data 30 Qershor është data e votimeve si ‘shoku “Enver” dikur nën diktatin e Diktaturës së Proletariatit.

“Lali Eri” ka me qindra e mijëra probleme për të zgjidhur në kryeqytet dhe e kalon vëmëndjen e të interesuarve për hallet e tyre në Kamëz dhe në çdo Bashki që qeveriset nga Partia Demokratike.

Por me që jemi Njësi Administrative kufitare edhe pse T’i ,”Erjon” merr më shumë se gjysmën e buxhetit të qeverisë “Rama” dhe pse takson nga mëngjesi deri në darkë bizneset e çdo lloji  dhe pse gjobit në të njëjtin interear kohor qytetarët  e kryeqytetit, gjen kohën dhe merresh me shpifjet ndaj kolegëve të Tu.

Sa për ilustrim po  të tregojmë disa krahasime reale me rrugët që janë ndarëse ndërmjet dy Njësive tona,Kamëz dhe Tiranë dhe do të shohësh ndryshimet.

Jo vetëm krahasimet dhe ndryshimet e thella që ndodhin midis nesh, ndërsa T’i në moton e punës Tënde ke të merresh dhe të shpifës për kolegët të cilët në ndryshim nga Ty edhe pse Qeveria Jote nuk jep asnjë qindarkë për Bashkinë Kamëz, kanë vullnetin dhe përgjegjësinë të administrojnë me ligjshmëri atë ç’farë qytetarët e Kamzës kanë nevojë.

Po ju informojmë se Bashkia Kamëz në ndryshim nga Ty me një buxhet ndoshta 10 herë më të ulët se buxheti I bashkisë që T’i drejton realizon brënda një territori 200 investime në vit dhe ku më tepër se 60% e këtij buxheti shkon në këtë zë.

Ndërsa T’i “Lali Eri” ndryshe flet dhe ndryshe vepron kujdes me skandalet që po të shoqërojnë kudo dhe njëri pas tjetrit.

Së fundmi ke marrë dhe statusin e Kryetarit Tënd të Partisë duke deklaruar kudo dhe të publikuar në Media se T’i je përcaktuesi i fituesve të kandidatëve në Bashkinë Kamëz, Shkodër, Mallakastër, Përmet, Lezhë, Pogradec e kudo që T’i nuk fiton dot kurrë.

Duke të vlerësuar për pozicionin e Ri të punësimit, Zgjedhje me 30 Qershor 2019 nuk ka dhe nuk ka për të patur kurrë

#ShihemiNeZgjedhjetRealeTe20Tetorit2019.

(TemA)

6 komente në “Ilir Metës ia bëka axhendën Xhelal Mziu: Shihemi në 20 tetor për zgjedhjet vendore”

  1. USA says:

    zgjedhjet do behen ne dt 30 qershor, jo kur duan hajdutet

  2. Tr says:

    Ik pirdhu shpellar. …do haesh me Erionin. …bajge

  3. cubi.matjan says:

    Enver Hoxhes ti hani mollen e madhe se nuk e katandisi kurre Shqiperine ne HALE … , dhe ne rast se molla nuk i’u pelqen ka edhe te tjera gjera te shijeshme per Shtazet “Demokratike” te Kombit.
    Dhe plehrat
    Nga plehrat dolen
    Dhe mbi plehra rane
    E, si plehra
    Per jete
    Do te qendrojne
    Ne histori.

  4. Mzat Trahanaja says:

    Mzat Veshgjati, ky shpellar shqipfoles I zbritur nga humbetirat e Qoftelargut doli ne shesh te mejdanit. Mesa duket soji Mzateve nuk rri dot pa vjelle corben e rradhes nga menyja e toksikuar presidenciale. Dhe kjo e “nderon” Kryekusarin e Republikes qe ne keto momente shokuese i duhet nje komardare shpetimi edhe e tipit Mzat Ububuja qe ti mbroje c’dekretin e thurrur me lesh munie(me falni monike)

  5. zoga e vodices says:

    Dy fshatare ne nje dere njeri pjerthe tjetri mbane ere.

  6. Taraboshi says:

    I PASKAN NDARE DY VELLEZERIT SIAMEZE .TANI TI PERDORIN PER TIFUTUR TE DY BASHKE NE ZGJELLE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje