11 hapat që duhet të ndiqen për shkarkimin e Ilir Metës

13 Qershor 2019, 16:31Politika TEMA

Pas miratimit në Kuvend të rezolutës për presidentin Ilir Meta maxhoranca ka një rrugë të gjatë deri në shkarkimin e tij të mundshëm.

Maxhorancës do t’i duhen të hedhë 11 hapa deri në finalizimin e shkarkimit.

Maxhoranca me firmat e 35 deputetëve dorëzon kërkesën për shkarkimin e presidentit gjë e cila me gjasë do të ndodhë pas miratimit të rezolutës.

Kryetari i Kuvendit në seancën e radhës njofton Kuvendin për këtë kërkesë.

Kuvendi ia kalon kërkesën Komisionit Parlamentar të Ligjeve.

Ky komision nis shqyrtimin e kërkesës dhe fton presidentin në seancë dëgjimore.

Komisioni i Ligjeve harton një raport dhe ia kalon kuvendit.

Kuvendi në seance plenare me debat shqyrton raportin.

Kuvendi miraton ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për presidentin. Kohëzgjatja e veprimtarisë 3 muaj.

Në korrik pritet ngritja e Gjykatës Kushtetuese.

Në sesionin e ri parlamentar në kuvend në shtator ose nëse thirret më herët, dëgjohet raporti i Komisionit Hetimor.

Kuvendi me pas bazuar në këtë raport vendos për ta shkarkuar apo jo presidentin. Maxhorancës i duhen 93 vota për të realizuar shkarkimin.

Votimi i parlamentit shkon për tu certifikuar nga Gjykata Kushtetuese.(tch)

3 komente në “11 hapat që duhet të ndiqen për shkarkimin e Ilir Metës”

  1. luli i vocer says:

    Me pak fjale , pirdh se lirohesh………do tja shikojme koken si kungull edhe per 3 vjet akoma , na u neverit , nuk shtyhet as me nje ton kripe ….

  2. Cudia says:

    Ne cdo vend te botes, per cfare beri Meta, behet kallezim penal ne prokurori per nderhyrje ne zgjedhjet vendore me qellim demtimin apo moslejimin e tyre. Me urdher te prokurorit Meta duhet te arrestohet. Kaq dhe pike.

    Shtet prej letre.

  3. MIKA says:

    Keni haruar edhe kushtin e dhymbedhjete ku parlamenti pas qershorit do te shkoje me leje e per pasoje rifillimi i ngritjes se grupit te punes do te duhet bere gati andej nga shtatori!Ndaj per tu shpejtuar ky proçes vendosni prane BK nje kend per flet-rrufe dhe ngjitni aty fleterrufene qe i qendisi sot pozita toto Likes , ku me siguri qe toto Likja do ta lexoje e do te reflektoje!Hajde o Rame hajde, vazhdo e na ço ne fitorje te reja!Kjo e sotmja ishte tamam teatro po te mos e prishte kete skenar vetem Rudina, qe jo vetem qe nuk di te luaj asnje rol por as tekstin se mbante mend jo e jo,por as se lexonte!Me siguri ata perdej Atlantikut e kane sjelle per te prishur pune ne parlament jo si bashkepunetore e tyre por ngaqe nuk di asgje detyrimisht do çoje uje ne mullirin e tyre ! Kur shikoj e ndigjoj kete cuce rikthehem tek vitet 90 ku i ati (ndjese paste) i thoshte kembes dore e dores kembe!Fatkeqesi kjo tallje me kete popull qe po kalon nga rendi feudal ne demokraci!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje