“Plani” Berisha-Meta, Rama: Kujtojnë se më largojnë nga detyra me molotovët e Lulit dhe mallkimet e Monikës, bëjnë gjah politik me vendin

13 Qershor 2019, 13:31Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama pretendon se ka një plan midis ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta për ta larguar nga pushteti.

Gjatë fjalës në Kuvend, shefi i mazhorancës tha se pas këtij plani politik fshihet Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha, dhe se Monika Kryemadhi e LSI-së, dhe kryedemokrati Lulzim Basha, janë vetëm instrument që shfrytëzohen prej tyre për të arritur qëllimin: minimin e rrugës së negociatave për BE.

“Berisha dhe Meta kujtojnë se mund të më largojnë nga detyra me molotovët e Lulit dhe mallkimet e Monikës e kanë gabim. Unë jam shënjestra, koka që i duhet ofruar turmës për ta frymëzuar e sjellë të ndërsyer në bulevard, ndërsa prerja e kërkuar në këtë gjah politik nuk jam unë, por vendi, që duhet ndalur para se të kapërcejë pragun e negociatave dhe të hapë dy kapitujt e parë dhe duke hapur kapitujt e drejtësisë, vendi duhet ti provojë BE e reforma nuk është vetëm një maket, mekanizëm pastrimi i sistemonit të drejtësisë por është shtet i së drejtës, ku qoftë gjykatësit e kapur nga vetingu, politikanët e korruptuar e të paprekshëm mund të këputen si pras nga goditjet e drejtësisë së çliruar nga kthetrat e tyre. Plani është i qartë dhe jo budalla për mbijetesën politike”, deklaroi Rama.

Gjatë fjalës së tij, nuk munguan edhe batuatat dhe ironitë kur tha se pas vendimit të Metës historia e filozofisë përballet me një zbulim befasues për njerëzimin. “Filozofët grekë janë rrotulluar në varret e tyre kur e kanë dëgjuar këtë zbulim“, tha Rama.

4 komente në ““Plani” Berisha-Meta, Rama: Kujtojnë se më largojnë nga detyra me molotovët e Lulit dhe mallkimet e Monikës, bëjnë gjah politik me vendin”

  1. NNP says:

    BRILANTE! NESERMJA NUK DIHET CFARE SJELL POR E SOTMJA KA IMPERATIV PERKRAHJEN E MBROJTJEN E FUQISHME TE RAMES NDAJ TRADHETAREVE TE PD-LSI-se……….

  2. prapa me vjene historia says:

    ec para trim laberie se saliqeni dhe bushtra kane harur kush je ti ,nga vine dhe ku shkon. ata as sot nuk e kuptojne levizjen tende per vendosjen e pertretit te ismail qemalit ne zyrat e shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje