Numri dy i qeverisë, Erion Braçe në foltoren e Kuvendit lezoi disa nene të Kushtetutës për të gjithë qytetarët shqiptarë, por edhe për t’ju përgjigjur Kreut të Shtetit Ilir Meta.
Sipas Braçes, ai ka bërë çdo gjë me Kushtetutën, por për të lexuar nuk e ka lexuar atë.
“Në këtë vend, ka pak ditë që është bërë e modës të kërkosh në rafte e dollape, në ato që deri dje, ose ishin bosh, ose mbaheshin verë, shampanjë, pije alkoolike, uiski, xhin, e madje edhe para të pista të kërkosh Kushtetutën.
Ta mbash në dorë Kushtetutën, të komentosh Kushtetutën, të bësh poza me Kushtetutën, t’i bësh këto me pasion e forcë, të dukesh si i ndershëm në atë që bën, por vetëm një gjë nuk e bën: Të lexosh Kushtetutën.
Sikur kaq të kishte lexuar do kishte më shumë përgjegjshmëri në njoftimet e lëshura publikisht”, tha Braçe.
Sipas tij, dekreti i Metës për të shfuqizuar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit është krim më i madh që i është bërë Kushtetutës dhe demokracisë.
“Në ‘96 janë vjedhur zgjedhjet por nuk iu hoq e drejta për të votuar zgjedhësve”,- vijoi ai.
Nga seanca parlamentare, Braçe tha se Partia Socialiste ka hyrë në zgjedhje edhe kur e “kanë vrarë” duke përmendur vitin 2013.
“Pushtet pa zgjedhje nuk ka. E drejta për të zgjedhur me votë përfaqësuesit në Kuvend dhe pushtetit vendor nuk mund të pezullohet pavarësisht postit dhe madhësisë së zyrës që ka. Krim më të madh kushtetuese nuk ka
Imagjinoni vitin 2021, PS të dalë dhe të thotë nuk dua këtë datë zgjedhjesh, nuk marrë pjesë dhe kështu i bie të rri pafund në pushtet. Precedenti i rëndë i krijuar nga Presidenti nuk duhet legjitimuar.
Mbyllni pak sytë dhe kthehuni pas në 2013-n, ku PS hyri në zgjedhje pasi këta e vranë këta që duan të krijojnë këtë precedent. PS hyri në zgjedhje pa pasur kërkënd në KQZ. Ne nuk duam pushtet pa zgjedhje. Ne kurrë nuk e kemi bërë
Ne kurrë nuk e kemi bërë që të lëmë shqiptarët pa zgjedhje. 30 qershori është rrugë e nisur, kushtetueshmërisht, ligjërisht, nuk ndalet, nuk shfuqizohet.
Pushtet pa zgjedhje nuk ka më. Ka vdekur në 2017. Kërkush nuk duhet t’i imponojë mazhorancës një krim kushtetues”, deklaroi Braçe.