E ngarkuara me punë e ambasadës amerikane Leyla Moses-Ones ka zhvilluar një takim me presidentin Ilir Meta.
Ende nuk dihen të gjitha temat e bisedimeve mbi tryezë, por kryesorja është ajo e mocionit në Parlament për shkarkimin e presidentit.
Më herët, kryeministri Edi Rama ka njoftuarme anë të një njoftimi në Twitter se sot në Kuvend do të flasë mbi vendimin e presidentit për zgjedhjet, ndërkohë që do zhvillohet dhe mocioni me debat për këtë të fundit.
Ndërkohë, edhe kreu i shtetit Ilir Meta ka paralajmëruar konferencë në orën 17:00. (TemA)
.. Plaget po hapen me te thella ..! “Perca dhe sundo ” eshte plotesisht e lire te beje c`te doje ..! ” Coju shqiptar prej gjumit coju , e si vellazer ne nje grusht bashkohu ” ..!