Data e zgjedhjeve: Meta thërret në takim "kokë më kokë" Koço Kokëdhimën

13 Qershor 2019, 12:54Politika TEMA

Teksa kryeministri Edi Rama analizoi për 50 minuta në foltoren e Kuvendit vendimin e presidentit Ilir Meta, ky i fundit duket se ka bërë lëvizjen e radhës. 

Presidenti ka thirrur në një takim kryetarin e partisë “Zgjidhja” Koço Kokëdhima.

Meta pritet të konsultohet me Kokëdhimën dhe të ndajnë mendim lidhur me datën e re të zgjedhjeve të cilën kreu i shtetit pritet të vendosë.

Ndërkohë, pas Kokëdhimës ende nuk dihet ende nëse presidenti do të thërrasë edhe kandidatin për kryebashkiak të Këlcyrës Hazbi Kasaj për t’u dakortësuar.

Nga ana tjetër mazhoranca e ka quajtur vendimin e Metës një akt të paprecedent dhe të pazbatueshëm. (TemA)

4 komente në “Data e zgjedhjeve: Meta thërret në takim “kokë më kokë” Koço Kokëdhimën”

  1. h says:

    Shpresojmë të thërrasi edhe shoqatën e këpucarëve.

  2. Redi says:

    Lajmi i fundit.
    Ilir Meta kërkon hazil politik në Hungari

  3. art says:

    Hazbi Kasaj nuk ka pranuar te shkoj ne takim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje