Miratohet rezoluta: Kuvendi rrëzon Metën me 100 vota pro

13 Qershor 2019, 16:13Politika TEMA

Kuvendi ka rrëzuar vendimin e presidentit Ilir Meta lidhur me shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Kanë qenë 100 vota pro, 7 kundër dhe 1 abstenim, rezultati i votimit elektronik në seancën plenare.

Pas 5 orëve mocion debati,100 deputetët votuan pro rezolutës së Partisë Socialiste, ku radhiteshin argumentet pse dekreti i kreut të shtetit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit ishte antikushtetues dhe ku shprehej bindja se zgjedhjet do të mbahen në këtë datë.

Në mbyllje, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi njoftoi se seanca e radhës do të mbahet ditën e hënën në orën 10:00 ku do të diskutohen pikat e rendit të ditës parashikuar për seancën e sotme, që u zëvendësuan nga mocion debati prej 5 orësh për rezolutën e PS.

Rezoluta e plotë:

“Duke i kushtuar rëndësinë maksimale momentit historik në të cilin ndodhet vendi për procesin integrues me Bashkimin Europian, në pritje të vendimit të Këshillit Europian pas rekomandimit pa kushte të shprehur në progres raportin e Komisionit Europian të datës 29 Maj 2019 për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE;

Duke ripërsëritur vendosmërinë dhe vullnetin e plotë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, të pranuar gjerësisht nga aktorët politik në vend, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODHIR pasqyruar në raportet e monitorimit për zgjedhjet e mëparëshme si dhe në harmoni të plotë me standartet ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të barabarta;

Duke mbështetur fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi si kriter kyç për të ardhmen europiane të vendit si dhe për sundimin e së drejtës dhe forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri, reformë që vlerësohet me nota shumë pozitive në progres raportin e Komisionit Europian dhe ku Shqipëria veçohet si shembull për t’u ndjekur nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor;

Duke vlerësuar ngritjen e organeve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë si Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, hapat e ndërmarra për plotësimin e shpejtë të vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, për ngritjen e prokurorisë dhe gjykatës speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe duke inkurajuar intensifikimin e zbatimit të reformës në drejtësi në këtë drejtim;

Duke vlerësuar të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të protestuar lirisht dhe në formë paqësore, dënon çdo formë dhune kundër jetës, pronës, rendit institucional dhe organeve të shtetit, të cilat në të njëjtën kohë ndikojnë negativisht në imazhin e vendit, minojnë procesin e reformave dhe procesin e hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin  Europian;

Duke vlerësuar dialogun politik dhe institucional midis aktorëve politik, parlamentar dhe jo parlamentar, si rrugën e vetme që njeh demokracia funksionale për bashkëjetesën politike dhe shoqërore, ashtu siç dhe rekomandon Komisioni Europian në raportin e Majit 2019 se partitë e opozitës jashtëparlamentare duhet të ripërfshihen në mënyrë konstruktive në institucione demokratike e të ndalin veprime që bien ndesh me parimet demokratike;

Duke mbajtur përgjegjësinë që i ngarkon Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 1 të saj ku shprehimisht thuhet se Shqipëria është Republikë Parlamentare;

Duke respektuar parashikimin kushtetues se qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike;

Duke mbajtur në konsideratë rolin e Presidentit në një republikë parlamentare si një organ neutral, i paanshëm dhe i pavarur, si një organ që qëndron në të gjitha pushtetet dhe që nuk bën pjesë në to, si një institucion që nuk mund të jetë aktiv në proceset vendimmarrëse politike me qëllim shmagjen e qëndrimeve politiko partiake në ushtrimin e funksioneve të tij shtetërore;

Kuvendi i Shqipërisë duke u njohur me aktin e Presidentit datë 10.06.2019 për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore” dhe duke konsideruar se ky është një akt i paprecedentë që synon të mohojë realizimin e së drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor konstaton:

Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor nuk i njohin Presidentit të drejtën për të anulluar zgjedhjet;

Akti i Presidentit, në mënyrë të kundraligjshme, ka për qëllim ndërhyrjen në një proces zgjedhor tashmë të shpallur dhe të administruar sipas kritereve, kushteve dhe afateve të parashikuara në Kodin Zgjedhor, sic është procesi i nisur për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve të datë 30 Qershor 2019;

Ky akt tenton të ndërhyjë drejtpërdrejtë në një proces që tashmë është në kompetencë të organit administrues të tij dhe si i tillë duhet shqyrtuar dhe vlerësuar nga organet e administrimit zgjedhor të parashikuara në Kodin Zgjedhor;

Është detyrim i administratës zgjedhore, jo vetëm të garantojë ushtrimin e së drejtës së zgjedhjes sipas standarteve kushtetuese dhe ligjore nga shtetasit shqiptarë, por edhe ta mbrojë ushtrimin e kësaj të drejte nga çdo ndërhyrje e paligjshme e kryer apo që tentohet të kryhet, nga çdo person fizik apo juridik, duke mos lejuar cënimin e mbarëvajtjes së këtij procesi;

Bazuar në parimin e ligjshmërisë dhe përgjegjësisë si dhe diskrecionit të organeve administrative, sipas të cilëve asnjë organ nuk ka detyrimin dhe nuk mban përgjegjësi ligjore nëse nuk zbaton një urdhër, akt, apo cfarëdo vendimi absolutisht të pavlefshëm dhe që bie në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe ligjin;

Ndërhyrjen e Presidentit të Republikës në këtë fazë të procesit zgjedhor si një mjet që ka cënuar rëndë barazinë e konkurimit politik duke shkelur kështu paanësinë politike që Kushtetuta i ka veshur Presidentit të Republikës;

Mundësinë e aktivizimit të mekanizmave të kontrollit dhe hetimit parlamentar parashikuar nga neni 90, paragrafi 2 i Kushtetutës;

Kuvendi i Shqipërisë vlerëson se akti i Presidentit datë 10.06.2019 për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, është një akt absolutisht i pavlefshëm, i nxjerrë në kapërcim të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të institucionit të Presidentit dhe si i tillë ai konsiderohet nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë.

Kuvendi i Shqipërisë mbështet qëndrimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për vijimin e procesit zgjedhor dhe inkurajon këtë organ të vijojë të mbrojë pacënueshmërinë si dhe të garantojë vazhdimësinë e procesit zgjedhor për zgjedhjet vendore të datës 30 Qershor 2019 nisur si rrjedhojë e zbatimit të Dekretit të Presidentit nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, duke e njohur këtë të fundit si të vetmin akt të ligjshëm të nxjerrë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë në kuadër të zgjedhjeve vendore 2019.

Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje të gjitha organeve publike që ngarkohen nga ligji me detyra në kuadër të mbarëvajtjes dhe organizimit të zgjedhjeve vendore të Qershorit 2019 të konsiderojnë si inekzistent aktin e Presidentit datë 10.06.2019 për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 dhe të vijojnë përmbushjen e detyrave të tyre sipas përcaktimeve në legjislacionin përkatës për të garantuar të drejtën kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.

Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës”, sqarohet më tej.

19 komente në “Miratohet rezoluta: Kuvendi rrëzon Metën me 100 vota pro”

  1. Ju lumte ,
    qe nderuat Shqiperine .
    Qoft kemba e mbare drejt Drejtesise munguar Shqiptare
    per te cilen ka pritur jopak ky popull

  2. Monika says:

    ME NE FUND…ERA SHTET LIGJOR. ….REPUBLIC PARLAMENTARE. ….KISHTE MARE ERE KATUNDARI ME OPINGA NGA SKRAPARI. ….POPULLI PRET PER KRIMINELIN SALI RAM BERISHA. …KOMUNISTI I KAMUFLUAR…

    1. Isuf kapertoni says:

      O plehra o njerez pa shtyll kurizore; pa njohuri demokratike etj etj etj.
      Iliri ne rradhe te pare duhej te ishte pas hekurave dhe jo president (e votuat ju)
      Shteti nuk duhet ligjor por duhet shtet I se drejtes… ligje ka cdo diktatur ne cdo cep te botes.
      Po ju jeni pseudo komuniste (Pasi ju pelq leku vetem per veten tuaj)
      Sali ram berisha duhej te ishte pas hekurave gjithashtu, por asnjeri nga ju nuk ngriti njehere te vetme nje akuz kundrejt tij

      Ju nuk doni shtet te se drejtes, ji thjesht doni te keni fuqine e kaq. Sic tha neritan plehra, ju zente tek buka e kalamanjeve

  3. Karagjozshtet says:

    Keto lloj kuvendesh I kane te gjitha mundesite te miratojne rezolute qe me date 30 qershor zgjedhjet ti fitoje PS! Keto jane akte terroriste mbi ndergjegjen e vullnetin e qytetareve ende te lire.Terrorizem psikologjik.Dhe pse nul ligjerisht njerezit nenkuptojne mesazhin.Dhe socialistet normale e dine qe dekreti eshte ne fuqi ligjerisht diten e zgjedhjeve.Kush voton shkel ligjin.

    1. enter"" says:

      Pse je kaq gomar?????

      Kushtetuta shprehet shume qarte.
      Kjo sot ndaloi qe ne te ardhmen te behen perseriten karagjozlliqe te tilla.
      Po te ishe me I zgjuar nuk do shkruaje nje idiotesi te tille.

    2. artan kurti says:

      O to i ashtuquajturi Karagjozshtet lexo Kushtetuten dhe bundu Presidenti ka per detyrevetem caktimin e dates se zgjedhjeve nuk mund ta cdekretoje ate o Tunxh.Degjova dhe gazetaret me Dervishajn ato qe ben nul ishin pyetje ishin mizerje.Gazetate leshi,pyetjet jane .1.Ku e gjeti Presidenti te drejten te anulloje zgjedhjet. 2.Ne cfare ppike te Kushtetutes eshte kjo pike. 3.po te thote qe jam Presidenti i POPULLIT le te dali ne zgjedhje dhe te fitoje,ai nuk eshte presidenti im as i popullit eshte i dallavereve te tija 7% , 21 Janarit ,Rruga Elbasan -Gjinar etj.

    3. ashtu posi! says:

      Ik ore qiu ti karagjoz!
      Dekretet kthehen në ligj kur mbështeten në kushtetutë.
      Nesër Meta nxjer një dekret që ty të të qijnë në grup!
      Si do bësh ti,do ulësh pantallonat?
      Nejse,ti se ke problem po e tha Meta,siç duket.

    4. ceni Boston says:

      Prit ore mik qendrimin qe do mbaje USA dhe Europa pastaj fol karagjoslliqe! Cdo gje kontrollohet nga ata dhe mesa duket Likja ja beri varin vetes. Dosja e CIA s nen emrin e Likes do hapet e para nga SPAK dhe karagjozat qe jane tallur me popullin do shkojne ne burg, prandaj Mona eshte bere si e cmendur.Pastaj rradhen e ka Saliu I pare! Zgjedhjet sigurisht PS do I fitoje sepse shqiptaret nuk do ja japin votes Alibeajt, Strazimirit, Salianjit apo Mul Nokes tre cilen dolen vete nga gara!

    5. Tropojanii says:

      shko mer pirdhu, plere.

  4. ducati says:

    Nendetsia 105 nendetsia 105, jam njeqindepesa jam 105..sa po afrohem drejt Burgut marrje.Me falni jam Ilir Meta po afrohem drejt BURGUT si me degjoni ,te degjojme shume mire, futu shpejt,futu shpejt,portat do i leme hapur vetem per tu futur,pastai do ti saldome shum mire te mos hapen me.Me falni se harrova kerkojme saldatore kerkojme saldatore te punoje me cilsi te larte se do futet presidenti.

  5. Gani says:

    Tani eshte koha qe parliamenti duhet te jete serious per ate qe sot ka bere, ne te kundert, bye, bye rilindje….!

  6. Pa emer says:

    Bye bye . Te fala fallxhores , shko keputi nhe kafe dhe ktheje filxhanin te shofi njysem cismja ku do flesh ket fund have.

  7. zjarri says:

    bravo parlament, era sovranitet, era shqiptarizem, era republike parlamentare. Poshte qelbesirat, para demokracia, rrofshin shqiptaret e ndershem kudo qofshin!

  8. NER CEKJA says:

    po cfare bete more dreqer qe iu zente buka syte dhe u shofte verremi inshah llah

  9. nandi says:

    Ligji nuk ia njeh te drejten por as nuk ia ndalon …

  10. vlora.vlora says:

    po mire more kryeminister ,votat i ke pse nuk e shkarkove presidentin po i bere mocion dekretit te tij,shume ofenduese apo s ta mbajti bytha ,se ti mund te derdellitesh gjithe kohen po ne fund te fundit kush do te vije ne zgjedhje ty qe na derdellite nje ore ne kuvend .Ta beri mire ajo cupelina e hajdarit

  11. stroralliu says:

    O Like…… beji te fala sateeeeeemeeeee…..

  12. Emiljano says:

    Bravo e ndiqni atë plehren se na vjen për te vjellë kur një bushtër si ilir meta eshte president i Shqipërisë

  13. j says:

    Çudi që nuk po i kanoset amerikës sali-maloku se jeni tkorruptum me paret e narkoshtettt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje