Shpenzimet që shqiptarët bëjnë për udhëtime jashtë sa vijnë e shtohen. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, të publikuara në bilancin e pagesave, tregojnë se në tre muajt e parë të vitit, jashtë vendit dolën 272 milionë euro si harxhime që udhëtarët shqiptarë kanë bërë për bileta, hotele, kafene, ushqime etj.
Ky është niveli më i lartë i raportuar ndonjëherë dhe në raport me tremujorin e parë të një viti më parë ka shënuar një rritje prej 7%.
Të dhëna të tjera të INSTAT bëjnë të ditur se në tre muajt e parë të vitit dolën jashtë vendit 1.3 milionë shtetas shqiptarë, me një rritje prej 12.4% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja më e madhe e daljeve jashtë vendit u shënua në mars, me 21% (444 mijë persona), kohë që përkon dhe me Festën e Gruas për 8 Mars, që duket se ka nxitur udhëtimet jashtë vendit.
Të huajt sollën 348 milionë euro
Jo vetëm shqiptarët shpenzojnë më shumë jashtë. Edhe të huajt që vijnë në vend për arsye turistike, pune e biznesi, apo dhe për turizëm shëndetësor, po sjellin gjithnjë e më shumë valutë në vend.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se shpenzimet e të huajve në vendin tonë arritën në 348 milionë euro për periudhën janar-mars, duke shënuar një nivel rekord të pas viteve ’90. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shpenzimet e të huajve kanë shënuar rritje prej 5.1%, ndërsa në krahasim me 2013-n, pothuajse janë dyfishuar.
Të dhënat e INSTAT treguan se në tre muajt e parë të vitit hynë 695 mijë shtetas të huaj, me një rritje prej 2.7% në raport me tremujorin e parë 2018. Ritmi i rritjes së hyrjeve të të huajve është ngadalësuar ndjeshëm në raport me një vit më parë, kur ishte në nivele dyshifrore, i ndikuar nga rënia e shtetasve nga Kosova (-11.7%), nga Anglia (-14%) dhe nga Gjermania (-16%).
Bilanci ngushtohet për herë të parë nga 2014-a
Deri në vitin 2014, shpenzimet e shqiptarëve jashtë ua tejkalonin atyre të të huajve në Shqipëri. Por, pas kthimit të Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik dhe rritjes së hyrjeve të të huajve nga e gjithë bota, bilanci u kthye në pozitiv dhe ishte në rritje vit pas viti.
Në tremujorin e parë 2019, bilanci ishte pozitiv prej 76 milionë euro. Por, për herë të parë që nga viti 2014, bilanci është ngushtuar lehtë (me rreth 2 mln euro), për shkak të rritjes së shpenzimeve të shqiptarëve jashtë me ritme më të larta se të të huajve në vendin tonë.(Monitor)
1 000 000 dele emigrante SHQIPETARE nga e gjithe bota , per 3 muaj rezervojne e dergojne nga puna e tyre ne SHQIPERI 150 000 000 euro ,e vetem disa koka qe nuk e arijne shifren e 8 000 veteve ,shpenzojne neper llukset e shtrenjta te botes , 272 000 000 euro ,,ku eshte politika ekonomike kombetare ti kape keta persona e te vendose ligjin ,por kane me cte meren o zot me fukarane e pambrojtur ku burgjet jane mbushur tej mases normale vetem me te vobekte ,e asnje i pasur…Llogjikoheni ju 98% e popullsise se varfer
E kan nga fukaralleku,prandaj kalojne pushimet jashte shtetit.Te gjoret,sa shume vuajn.Prandaj harxhojne eurot.