Sondazhi i gazetës zviceriane Blick: Kosova do të kualifikohet në "Euro 2020"

13 Qershor 2019, 20:03Sport TEMA

Gazeta e njohur zvicerane, Blick, ka zhvilluar një sondazh me lexuesit e saj.

Me këtë rast Blick i ka pyetur lexuesit e saj nëse mendojnë se Kosova do të kualifikohet në Kampionatin Evropian.

Vëmendje të veçantë i është kushtuar Bernard Challandesit, trajnerit zviceran që po thyen rekorde me Kosovën.

“Dardanët” kanë ecuri të 14 ndeshjeve pa humbje – që prej tetorit të vitit 2017 – derisa meritat më të mëdha sigurisht se i takojnë trajnerit 67-vjeçar, që e ka drejtuar Kosovën në 13 prej këtyre ndeshjeve.

Që nga marsi i vitit 2018, Challandesi e ka udhëhequr Kosovën në ecuri mbreslënëse të 13 ndeshjeve pa humbej – 8 fitore e 5 barazime.

Dy orë pas publikimit të anketës në faqen zyrtare të ‘Blick’ në Facebook, më shumë se 2 mijë lexues janë përgjigjur pozitivisht – se mendojnë që Kosova do të arrijë kualifikimin në Evropian.

Ndërkaq me ‘jo’ janë përgjigjur vetëm rreth 100 lexues.

Kosova është e treta në grupin e saj të kualifikimeve, pas Anglisë e Çekisë, që kanë vetëm një pikë më shumë gjashtë, kundrejt pesë pikë të Kosovës.

Verdhë e katërit me Challandesin arriti që ta fitojë grupin e saj në Nations League në kuadër të Ligës D.“Dardanët” e mbyllën fazën e grupeve me 14 pikë gjithsej, pesë më shumë se Azerbajxhani i vendit të dytë, dhe duke arritur rekord të golave të shënuar, 15, më shumë se çdo kombëtare tjetër në Ligën e Kombeve.

1 komente në “Sondazhi i gazetës zviceriane Blick: Kosova do të kualifikohet në “Euro 2020””

  1. tifozi says:

    Pashe ndeshjen qe zhvilluan ne Sofje kunder Bullgarise. Ne gjysmen e dyte te pjeses se dyte, Bullgaria mezi e kaloi mezin e fushes. Me teper mendonte per mbrojtjen. Sikur me shume kujdes te ishte treguar ne finalizimin e aksioneve, fitorja e Kosoves do te ishte shume me e thelle. U lumte cunave per punen e palodhur qe kane bere. Te pakten te na kenaqin djemte e Kosoves, se keta tanet kane shkuar per lesh. Para cdo ndeshje mburren se do ti thyejne hundet kundershtarit dhe pastaj hane dru si gamori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje