Kriza në Uashington, tymi në Tiranë

14 Qershor 2019, 17:55Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Edhe pse duket paradoksale, e gjithë kriza e rëndë politike në të cilën është zhytur Shqipëria, është prodhuar me vetëdije nga katërshja opozitare, për t’i dhënë një leksion të “hidhur” Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për atë që nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, konsiderohet si ndërhyrje brutale në punët tona të brendshme përmes reformës në drejtësi.

Në betejën për të kundërshtuar reformën në drejtësi, Sali Berisha dhe Ilir Meta arritën të kenë një përparësi, që ua jepte vetë mënyra se si u miratua reforma dhe kompromiset që SHBA bëri me ta, për ta ndarë përgjegjësinë gjysëm për gjysëm.

Por më pas, përmes votave në Parlament dhe Ilir Metës në Presidencë, ata arritën të vonojnë ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë dhe praktikisht fitorja e tyre më e madhe ishte mbetja përkohësisht e Shqipërisë, pa Gjykatë Kushtetuese.

Prej atij momenti, deklaratat e tyre kundër reformës në drejtësi kanë qenë të hapura dhe gjithnjë ilustrim ka qenë fakti, se vendi është pa Gjykatë Kushtetuese. Dhe gjithë plani i ashtuquajtur i “destabilizimit” prej tyre, është mbështetur mbi këtë fakt.

Prej momentit që Gjykata Kushtetuese, është bërë jo funksionale, Ilir Meta ka ndërmarrë disa veprime të hapura anti-kushtetuese, vetëm për t’u hakmarrë ndaj reformës në drejtësi dhe për të thënë “ja se ç’na bënë amerikanët”.

Këtë gjë bëri me mos dekretimin e Sandër Lleshaj ministër i Brendshëm, pastaj të Gent Cakajt, ministër i Jashtëm dhe me skandalet e ditëve të fundit me ç’dekretim zgjedhjesh apo tentativat qesharake për të shpërndarë Parlamentin.

Plani për të përdorur mungesën e Gjykatës Kushtetuese si hakmarrje ndaj amerikanëve, e nisi Sali Berisha në dhjetor të vitit të kaluar, kur mësoi se ai dhe gjithë familja e tij, nuk mund të udhëtonin në SHBA dhe kur djali i tij humbi një betejë të qartë ligjore në SHBA, në përpjekje për të hequr njollën si autor i trafikut të armëve nga Gërdeci për në Afganistan.

Opozita në atë kohë sapo kishte hyrë në Parlament, dhe Berisha nisi betejën për ta nxjerrë përfundimisht prej Parlamentit. Nëse opozita do të kishte plan djegien e mandateve, nuk kishte pse hynte në dhjetor në Kuvend. Dhe Berisha ja arriti ta nxjerrë për interes të tij.

Lulzim Basha, një tjetër aktor i kësaj krize, edhe pse në rol episodik, po ashtu e ka problemin e jetës me SHBA. Prej më shumë se një viti ai është nën hetim nga FBI për paratë ruse që janë derdhur për llogari të Partisë Demokratike.

Partneri i tij nën hetim, Nick Muzin, duket se ka folur për drejtësinë amerikane dhe dosjet e ardhura në Tiranë bënë që Basha të merret sot i pandehur, për një krim që ka nisur të hetohet në SHBA. Dhe e gjithë përpjekja  e tij për t’u mbrojtur, bazohet tek të perceptuarit si një padrejtësi që po i vjen nga SHBA.

Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Ilir Metës, në përpjekje për të vënë vetullat, për pak nxori sytë, nga udhëtimi i fundit përmes lobistëve në SHBA, kur nënkryetarit të partisë Petrit Vasili, ja refuzuan vizën në sportel të Ambasadës, ndërkohë që ishin bashkë, dhe kur në Uashington mori porosi të qarta se çfarë pasoja do kenë nga përdorimi i dhunës kundër zgjedhjeve, mesazhe që i kanë shkuar dhe burrit të saj, i cili duket që është nisur për të destabilizuar zgjedhjet dhe është destablizuar vetë.

Ilir Meta, i cili ka marrë përsipër përdorimin zyrtar të institucionit të Presidentit kundër zgjedhjeve, tentoi t’u tregojë amerikanëve Korenë e Veriut si vend ku mund të bënin zgjedhje, por duket se SHBA, ka vendosur të rrijë këtu dhe t’i tregojë Ilir Metës, se do të vazhdojë betejën për reformën në drejtësi, pa lejuar ta prekin dhe ata që preken prej saj, siç është vetë zoti Meta.

I gjithë ky tërbim i katërshes shqiptare që po tenton të provokojë krizë, është në të vërtetë një krizë mes tyre dhe SHBA për arsye personale, e cila reflektohet si hakmarrje e tyre, ndaj produktit institucional të SHBA në Tiranë, që është reforma në drejtësi.

Dhe te mendosh që katërshen kryesore të opozitës, e mbështesin disa parti anonime, mes të cilave shquan Fatmir Mediu. Ky është një i dënuar për shoqërim kriminelësh në Perëndim, njeri që ka falsifikuar pasaportën zyrtare diplomatike, duke sajuar një emër që nuk gjendet në Gjendjen Civile shqiptare, ndryshe nga kriminelët, që së paku marrin mundimin ta ndryshojnë emrin në Gjendje Civilë, dhe i ka shpëtuar një dënimi me gjashtë vite burg për vrasje të 26 qytetarëve, për shkak të korrupsionit, duke u mbrojtur me imunitet.

Se si mund ta nxjerrësh këtë para shqiptarëve dhe të kërkosh rikthimin në pushtet në emër të luftës kundër krimit, vetëm kjo opozitë e di.

Tashmë kjo krizë e katërshes opozitare me Uashingtonin, thjesht po lëshon tymin e saj në Tiranë. Katër “Don Kishotë”, mendojnë se mund të gjunjëzojnë SHBA me luftë në Tiranë, për t’i treguar se këtu ata janë zot të vendit.

Në fakt, për t’i ndaluar ata nuk është nevoja e SHBA-së, se i ndalin vetë shqiptarët, por përpjekja e tyre për të djegur Tiranën që “të vërë mend” SHBA, është dy herë më e rëndë.

Pasi duan t’i dëshmojnë dhe shqiptarëve dhe amerikanëve, se me luftë dhe me zjarr në dorë, edhe mund të fitosh ndaj demokracisë dhe shtetit ligjor.

Si talebanë terroristë që digjnin shkolla ku votohej dhe bënin atentate mbi të zgjedhur, vetëm që zgjedhjet të mos ishin mekanizëm pushteti, pasi ata i linte në shpella.

24 komente në “Kriza në Uashington, tymi në Tiranë”

  1. pepja says:

    Me daj samin le ta kruajn keta.

  2. ???????????????????? says:

    U erdhi fundi. Pshurrën në derë të xhamis.
    Për fatin tonë të mirë, XHAMIA, është bekimi ynë.

  3. gjeramadhi says:

    z, baze jemi ngopur me perralla !! di te na thuash kur do ta arrestojne salen , bashen dhe liken

    1. Hajde per hajer says:

      Shpejt. Ne tetor ska me deputete fare as majtas as djathtas. Maks nja 3 ose 4

  4. Lir says:

    Titulli inverse mund te ishte me I sakte. Gjithsesi doli fjala krize nga ilegaliteti…

  5. N.VJOSA says:

    Ky president mediokër dhe primitiv,
    që iduket vetja se është mbi parlamentin
    ne nje Republikë parlamentare,
    kur e shikon se nuk e do shumica,
    duhet të japë
    U R G J E N T
    Dorheqjen!…
    Por kokëmataraja do lerë nam,
    duke treguar
    se nuk ka as minimumin
    e kulturës politike!
    D e r r
    m e
    Z i l e…!

  6. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Kur e drejta të fitojë
    pa i hyrë kujt në hatër
    Historia do tregojë
    se Shpellarët ishin katër.
    30 vjet na mbajnë peng
    si krenarë por të dhjerë
    pa brek hynë në politikë
    dhe po dalin miljarderë.
    Veç fallxhorja e LëSëisë
    që hajdarët bën telef
    ish pa brekë jo nga halli
    nuk i vishte thjesht për qef.
    Dashtë Zoti dhe Amerika
    që të gjithë këta Shpellarë
    të mos shkojnë nga politika
    hak pa marrë e hak pa larë.
    Shtaza plak nga Viçidoli
    sot në prag të marrëzisë
    u mallkoftë brez pas brezi
    si simbol i ligësisë.
    Lul Dylber i plak gërdallës
    në çdo post i komanduar
    i erdh fundi dhe përrallës
    se s’ka më si bythë e zgjuar.
    Nuk ka më “Qofte ke Daja”
    Likja Bllokun më s’do hapë
    do hapë fletët Historia
    si Pirati u bë Papë.

    Mona-likja e Lul-Salia
    bashkë me soj e sorrollop
    ua përmbledhtë kinezëria
    t’ua bëjn t’ëmat në gop!

    1. Pantera says:

      O gopisti , ke shkrire gjithe talentin tend shoku kam vite qe te lexoj regullisht , po si kesaj here , kurre vazhdo shoku , me nenyren tende simbilike lufton dhe jep kontributin me vjershat modeste , pikante , ama domethenese dhe me shume vlera …..tung

    2. Vangjeli says:

      Te lumte o Gopist se me poezite e tua ja u ke bere gopin e nenes ketyre plehrave.Ismail Kadareja para teje eshte nje mize dheu.Dhe nje here rrofsh e qofsh o Poeti popullor.Feleminderit.

  7. Titi says:

    PO $100 000 QE PAGUAN PER RAMEN PER TI DHENE DOREN OBAMES NUK ISHTE E PA LIGJSHME O MERO DALLAVERJA?KU ESHTE NDRYSHIMI?APO RAMEN E KE XHAN TANI,SIC KISHE SALIUN PER 20 VJET.

  8. ?#GOPISTIT TË NSHRAKUT! says:

    ????

  9. Deti says:

    Anija po mbytet. Kokepalaret s’dine nga tja mbajne. Amerika ia mbledh Putini, Jo cirakut te tij. Like bej gati bataniet.

  10. Drejtesi says:

    Qelbesirat kane hall se nuk do ta kene me kontrollin e drejtesise, se sdo mund te vazhdojne plackitjen e nuk do ti gezojne dot parate e vjedhura… e keni pare si jane kerrusur? Sa mire me vjen qe do ta jetojne fundin e tyre

  11. pato says:

    Ka vetem nje mundesi shpetimi per PD dhe LSI te cilet se bashku me tufen e idioteve analiste po qahen se nuk fitojne dot zgjedhjet… Te ndrojme kushtetuten e ti shpallim minoritet me status te vecante.. Sipas ligjit tu japim 2-3 bashki dhe 3-4 vende deputeti te siguruara si puna e minoritet grek dhe atij maqedonas.. Ka vajt ky muhabet qeshim se nuk qajme dot, e qajme se nuk qeshim dot.. Pashe nje analist pedagog mbreme kishte mbaruar fare nga mendja kishte kaluar ne depresion nuk dinte ca thoshte e tjetri fliste per tanke e ushtare. Po kaq e lehte paska qene ti zhdukje keta plehraa ku paskemi qene deri me sot. Ec Ed Rama shqelmin ne fyt pike meshire mos trego.

  12. NjeQytetarOptimist says:

    Kjo qe bene keta te deshperuarit jane lehja e fundit.. Rama te vazhdoj te rrespektoje cthote kushtetuta.. Skane nga te shkoje banda e tyre kur te shohin fundin e gremines dhe sdo hidhet njeri per zverkun e tjetrit.. Grind them down, me qetesi dhe dashuri…

  13. Alban Dega says:

    Kronike e nje komploti me shume krere

    EDI RAMA PERBALLE ILIR METES E SALI BERISHES

    Majat e Ilir Metes dhe

    Ka dy aresye kryesore per shkarkimin e nje Presidenti kudo ne Bote:
    1- Shkelja e Kushtetutes, qe Ilir Meta e ka shkelur me te kater kembet e nje njethundraku.
    2- Paaftesia fizike apo mendore per te ushtruar detyren !
    Nga ana fizike Presidenti Ilir Meta nuk ka asnje problem.
    I ka ngjitur krejt majat me te larta te Shqiperise
    Tomorrin me mermerin e tij per kompani greke dhe indiane…
    Jezercen me shkopin e Xen Saleh Berishes Cim Peken!
    Korabin me Mona Cizme Lalezin
    Gramozin me Kotzias dhe Bakojanisin e Lulush Karabushit!
    Po ashtu edhe krejt majat e politikes shqiptare si
    – deputet per 25 vjet
    – nenkryetar PS-je
    – minister, zevendeskryeminister,
    – Kryeminister
    -Kryetar Kuvendi
    – President
    Por dardha e ka bishtin mbrapa! Eshte fjala per urimin e nje plaku te mencur qe takoi rastesisht Luigjin e 14-te Frances dhe eskorten e tij te sigurise

    Maja e Luigjit te 14-te

    – Bjere ne gjunje para Mbretit te Francés e urdheroi adjutanti i tij .
    Plaku beri sikur nuk degjoi dhe nuk u gjunjezua .
    Kjo i beri pershtypje mbretit pasi ishte hera e pare qe dikush e sfidoi autoritetin e tij.
    Kur adjutanti u be gati ta godase plakun, Luigji i 14-te nderhyri dhe i tha mos e godit se duket se ka problem me gjunjet.
    – Ne vend te perulesise kerkoi nje urim per Mbretin.
    Pasi u mendua pak plaku e uroi:
    – U ngjitsh e u ngjitsh, por kurre mos mberritesh ne maje o bir i Zotit !
    – Ptu plak matuf , i versulet adjutanti duke nxjerr kamxhikun… A nuk e di more matuf se ky eshte Mbreti i Botes Luigji i 14- te, maja e Botes !
    – E di shume mire, u pergjigj plaku. Po e di edhe me mire se sa me e larte eshte maja aq me e rrezikshme eshte edhe gremisja prej saj dhe ngriti kembezen e pantallonave dhe u tregoi gjurin pa kupen e tij.
    – Une nga nje shkalle rashe e humba kupen e gjurit. Po po te kisha rene nga maja e catise do te kisha thyer koken…
    Ngjitja eshte me veshtire se zbritja biro, i thote ai adjutantit . Por zbritja eshte me e rrezikshme sepse mund te humbasish jo vetem kupen si une por kur je ne maje humbet edhe koken !
    Profecía e plakut te mencur u jetesua vetem tri vjet mbrapa kur nga maja e Frances koka e Luigjit te 14 u keputet nga gijotina per zezonat qe i kishte bere popullit dhe shtetit te vet !

    Problemi kryesor jo vetem i
    kryemafiozit Meta…

    Jo vetem ate por krejt” Banden e Gangstereve” politike, biologjike dhe mediatike i ka kapluar SaLikeankthi dhe stresi para traumatik i SPAK-ut dhe Byrose Kombetare te Hetimit, qe nuk do komandohen nga politika shqiptare, por nga aleatet tane strategjike SHBA, Gjermania dhe BE.
    Te vetdijshem per zezonat qe i kane bere Shqiperise dhe popullit te vet, per provat, deshmite me zerin e figuren e tyre me duar e kthetra mbi xhepat e pasurite e popullit te vet, te vetkapur ne flagrance ne zhberjen dhe rrenimin e mbi 15 fishte te shtetit shqiptar ata jane cakerdisur, terbuar dhe cmendur krejtesisht nga ligji dhe drejtesia, pra nga shteti ligjir, qe eshte zemra, shpirti dhe gardiani i cdo shteti dhe demokracie normale e funksionale kudo ne Bote.
    Prandaj, nuk po lene gur pa levizur, intriga e komplot pa sajuar qe te sabotojne dhe minojne Reformen ne Drejtesi dhe Vetingun, qe te parandalojne fundin e tyre te turpshem ne pranga.
    Kesaj lukunie te ish pozites shtetrrenuese e atdheshitese sot opozita me destruktive qe ka pasur ndonjehere Shqiperia, i bashkohen hapur ose me gure nder trota, me percarje, me thika pas shpine edhe “ mamuthet e korrupsionit” Nano- Meta- Nano dhe bashkepunetoreve te tyre ne postet kyce qeveritare, kudo ku ishin djersa dhe mundi, pasurite kryesore te Shqiperise dhe pronat e shqiptareve ala Arben Malaj, Shpetim Idrizi, Harasani, Kastriot Islami… e co.

    Nje komplot i madh per koken
    dhe per kuleten!

    Te vetdijshem se edhe ata e kushdo qe ka shkelur ligjin do kalojne ne filtrat e SPAK-ut dhe Byrose Kombetare te Hetimit, pa shume zhurme, por me komplotet e intriga te pabesa nen rrogoz, me analiza te paguara apo imponuara, duke spekulluar dhe abuzuar, deri edhe me Luften Nacional Clirimtare dhe nazifashistin Mithat Frasherin e me tufen neofashiste te nje mole putiniste me emrin Agron Tufa, orvaten te krijojne iluzionin e rreme te protektorit te gjoja Partise Socialiste 24 karat te paster qe e paten kalbur e degjeneruar me megakusarine dhe korrupsionin e tyre mamuthian, sic e quante kryemamuthi i korrupsionit Sali Berisha, qe ua kaloi atyre me dhjetfishin.
    Pra te dyja palet armiq-miq, miq-armiq i bashkon jo vetem lufta per ekzistence, lufta per mbijetese politike e fizike, lufta per koken.
    I bashkon edhe lufta per kuleten sepse dhjami i kusarie, i luksit dhe jetes se shthurur me shpenzime te medha ka filluar te shkrihet jo vetem tek ata, por edhe tek opozita kryekusare e SaLike Floririt .
    Akuzat per tradheti te LANC-it dhe te PS-se, per neodiktature e junte, per shkelje te lirise se shtypit, per kanabizim e krimi te organizuar ndaj Edi Rames dhe Rilindjes se tij, jane vetem sebepi, vetem maskat, kenga e sirenave Berisha- Nano qe jane bashkefajtore ne gjysmen e mbi 15 rrenimeve te Shqiperise, sidomos ne pesevjecarin e pare te demokracise shqiptare.

    Nje kryereformator revolucionar
    demokratik

    Edi Rama nuk eshte as engjell e as profet. Ka gabime e faje sa te duash, por deri tani edhe se kryebashkiak i Tiranes , qe e ktheu nga nje nevojtore Vicidoli ne nje metropol evropian, edhe si kryeminister i Shqiperise ka mbajtur dy premtimet kryesore .
    Se pari kursin e premtuar politik te Qendres se Majte me deklaraten “midis se djathtes dhe se majtes” qe ne fushaten elektorale te 23 qershorit 2013.
    Se dyti, me kryereformen e te gjitha reformave ate ne Drejtesi dhe Vetingun, pa te cilen nuk ka jo vetem ligj e drejtesi, por as ekonomi, as financa, as zhvillim, as investime te huaja as integrim evropian as shtet fare.
    Nje shtet pa shtet ligjor nuk eshte shtet.
    Asnje investitor serioz i huaj nuk rrezikon parate e pasurite e tij ne nje shtet pa ligj e drejtesi, ne nje shtet ku gjykatesit e prokuroret shesin drejtesi e deri sekrete hetmore per nje ceshtje qesharake, qe asnje gjykates i mirefillte profesionist nuk do te pranonte ta gjykonte per mungese faktesh, aktesh, provash, pasojash minimale penale, pa denoncim, as padi nga asnje person fizik as juridik shqiptar ose i huaj.
    Thashetheme, biseda halabakesh, mungese etike terrci e verrci, verrci e terrci te kthyera ne objekt hetimi nga dy prokuhorat me kriminale qe ka pasur ndonjehere Shqiperia si Adriatik Palle Floriri e Besim Hajdar… Xen Berisha qe fshehen 99 kilogram kokaine 99.99 per qind te paster dhe transferuan ne prokurorine kamikaze te tyre ne Durres per muaj megadosjen e 613 kilogrameve te tjere te kapur nga policía shqiptare ne bashkepunim me DEA-n syshqiponje amerikane dhe sherbimet aleatet evropiane !
    Kush i liroi para kohe Avdylajt e Shijakut, Edi Rama e Vangjush Dako apo pese gjykatesit e Larte te SaLike Floririt ne Gjykaten e Larte qe e vajtojne si kukumjacka e Vicidoli apo Cepani te Skraparit si njeri edhe tjetri!?

    I pari shtetar shqiptar burre shteti!

    Mos valle Edi Rama e ka fajín edhe per 8 nga gjykatesit perfshi edhe kryetarin e Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja qe i spastroi Vetingu apo i iken atij per te shpetuar cfare mund te shpetohej.
    Po ashtu edhe ne Gjykaten e Larte e me radhe ne cdo hallke te gjyqesorit dhe prokurorive shqiptare.
    Te mesuar me Sali Berishen qe bente edhe kryeprokurorin edhe kryegjykatesin suprem ala Ajatollah Khoemini… i kerkojne llogari Edi Rames edhe pse se nuk mbajti premtimin per gjykimin e Gerdecit, Autostrades se Kusarise se Kombit, Gerdecin, CEZ-in… 21 janarin !?
    Po pse idiot eshte Edi Rama te beje Saliun Nr.2 aq me teper me kamikazet e mercenaret e tij ne cdo hallke te gjyqesorit dhe ligjzbatimit shqiptar !?
    Dhe sipas kenges se sirenave te Vicidolit Edi Rama na qenka diktator e Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevici na qenka demokrat me me shume shqiptare te vrare e sakatuar ne 13 vjet Salikraci se nga ish- diktatura gjakatare komuniste ne 46 vjet!? Kjo shifer ne vendljndjen e tij eshte mbi 4 here me e madhe vetem ne vitet 1998-2000 krahasuar me gjysem shekulli diktature !?
    Se fundi ka edhe nje fakt shume domthenes per konceptin qytetar, demokratik dhe staturen juridike te Edi Rames me zerin e figuren e tij ne syte e mbare shqiptareve dhe nderkombetareve .
    Eshte i vetmi kryeminister, kryeshtetar dhe krye politikani ne historine e Shqiperise ne historine e Shqiperise qe deklaroi hapur se le te filloje nga une SPAK-u dhe Byroja Konbetare e Hetimit, pra Reforma ne Drejtesi dhe Vetingu, ligji dhe Drejtesia!
    Nese jeteson dhe kurorezon me sukses Reformen ne Drejtesi, Vetingun, SPAK-un dhe Byrone Kombetare te Hetimit, pra vendos shtetin e se drejtes dhe ligjin, shkurt shtetin ligjor ne Shqiperi, Edvin Kristaq Rama do te futet ne historine e Shqiperise si babai i shtetit ligjor shqiptar perkrah Ismail Qemal Vlores, babait te pavaresise dhe shtetit te pavarur shqiptar, pra si nje burre i madh shteti qe po kryen te parin revolucion demokratik te mirefillte e te plote ne Shqiperi .

    1. Ladi says:

      Pirdh pirdh se lerohesh. Kujton se ti lexon njeri budallalliqet e tua o tasha

  14. Prane says:

    Ike per lesh edhe ti Mero nesoj si Spartak Ngjela me je bere.

  15. Martini says:

    Sa herë Shqipëria ka qënë në rrezik kanë dalë shumë shqiptarë të mënçur që a kanë shpëtuar.Sic po bën edhe ti Mero aktualisht.Dhe të jesh i sigurtë që 4 shja do shkojë në burg.Por në fakt përfiton kategoria e.Edi Ramës,Sajmir Tahiri,Beqes,Gjiknuri dhe putanave që mbajnë ministre e deputetë që përveç zanatit më të vjetër në botë dhe xhvatjes nuk dinë gjë tjetër.Mbetet vetëm Erjon.Velia që ka dhënë shënja të mira,por duhet provuar.

  16. John says:

    Te behen nje pale zgjedhje absolutisht te lira e te ndershme te kuptojme kush jemi, cpopull jemi, vlerat qe ndajme e mbrojme. Te tjerat rregullohen rruges. Vota nuk eshte vetem nje e drejte por dhe fuqi e qytetareve per te permiresuar qeverisjen e vetveten. Te abuzosh me voten, besimin eshte mekati dhe krimi me i rende, ndaj o njerez mendohuni me pare se te merrni pergjegjesi politike e qeverisese!!!

  17. Shqiptaret e bashkuar says:

    SHBA dhe BE kane konsensusin e popullit Shqipetare dhe reformat u bene me shumic absolute, SHQIPERIA ME DREJTESI TE RE DO KETE PAK PROBLEME VITET E PARA DHE PASTAJ DO HECI ME SHPEJT SE VENDET E TJERA TE BALLKANIT.

  18. Mere says:

    Mbrojtja dhe zbatimi kushtetutes , i te drejtave, lirise dhe ligjeve si republik parlamentare , dhenia fund tolerances dhe lufta kunder korupsionit dhe krimit do sjelle fitore te demokracise, integrimin ne BE dhe do detyroje e do tregoje vendin atyre qe me petkun e politikanit kane sakatepsur kete vend per 29 vjet ne te gjitha drejtimet e do detyroje te futen ne brazden e demokracise te gjithe ata qe e kuptojne apo jo ,pavaresisht se i ka ikur koha parmendes ,jane gomer me apo pa samare ti dalin kundra kushtetutes dhe te sulmojne shtetin qe ka perkrahjen e BE -se dhe SHBA-se.

  19. Nestori says:

    Per Alban Degen, John dhe te tjeret!
    Ne te vertete, nuk eshte Reforma ne Drejtesi, Vettingu dhe ndertimi i shtetit ligjor, ndaj te cilave jane versulur ujqit dhe perbindeshat Sali-Ilir-Lukzim-Monika, por shjaku j pare dhe themelor eshte se keta nuk mund te pranojne qe keto t’i beje Edi Rama!
    Pra, kjo eshte e para dhe pastaj, sigurisht vijne reformat e siperme! Si mund te lejojne ata qe Edi Rama te mbetet ne histori si Ismail Qemali, apo Qemal Ataturku i Turqise, babai i demokracise turke?!
    Megjithate, per sa kohe do te hete gjalle Sali Berisha, Shqiperia nuk do te shohe dot dite te bardha!
    Saliu merr force nga Iliri dhe Iliri merr jete nga Saliu!
    Mendoj se po i bejne hesapet pa hanxhine:
    Harrojne vjedhjet, harrojne vrasjet, por nuk harrojne as ata te gisit Haklaj, as te afermit e 26 te vrareve ne Gerdec, as te afermit e 4 te vrareve perpara Kryemininistrise, te cilet jane te fatshem te marrin hak ndaj vrasesve te te afermeve te tyre (burrave, grave, motrave, vellezerve, apo femijve te tyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje