PD tjetër protestë në 21 qershor. Basha: Rama na ka shpallur luftë

14 Qershor 2019, 19:11Politika TEMA

Partia Demokratike ka vendosur që të organizojë të premten e 21 qershorit protestën e radhës kombëtare. Protesta do të nisë në orën 20:00.

Lulzim Basha ka thënë në mbledhje se: “Edi Rama na ka shpallur luftë.”

Duke theksuar se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën, Basha e ka konsideruar krim procesin e 30 qershorit, veçanërisht në kushtet e dekretit të presidentit.

“Duhet të mbrojmë vendin dhe qytetarët, Kushtetutën. Jemi në të drejtën tonë t’i përgjigjemi me çdo çmim dhe me çdo mjet”, është shprehur Basha.

Gjatë mbledhjes, Basha ka theksuar se strukturat e partisë janë në punë të pandërprerë.

“Takime me qytetarët për t’u shpjeguar se Rama po bën ‘grusht shteti’. Është rrezik kombëtar, duhet ndalur menjëherë. Vendi rrezikon rikthimin e vizave, izolimin, regjim represiv përmes arrestimeve”, ka thënë Basha.

Opozita ka zhvilluar disa protesta që prej 16 shkurtit, duke vendosur të djegë edhe mandatet e deputetëve. Protesta e fundit, e zhvilluar më 8 qershor, përfundoi pa akte dhune për shkak edhe të vendimit të presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

Pavarësisht vendimit të Metës, mazhoranca shprehet e vendosur për të shkuar në zgjedhje më 30 qershor, ndërkohë që opozita e konsideron vendimin e kundërshtarëve politikë si ‘grusht shteti’.

6 komente në “PD tjetër protestë në 21 qershor. Basha: Rama na ka shpallur luftë”

  1. Saliu says:

    EHHHH LULE NUK BESOJE SE DO JESH NE PROTESTE ME DATE 21 DO JESH NE BIRUCE I ARRESTUAR PER KRIME

  2. Gri says:

    Luli je i sigurte qe do jeshe ne proteste?
    Po Gazi do e marri vetem pergjegjesine?

  3. toni says:

    Kujdes o 5% popull dele qe ju shkoni pas barbareve. Barbaret mund ta kene pergatitur me imtesi si ta eleminojne ndonje te tyre dhe te marrin revansh me pas pa pyetur njeri. Kujdes deleeeeeee….

  4. `ptuuuu jazek! says:

    Luli u ka cmend krejt! kam shum frike se mos fillon pallon Moniken diten e protestes on kamera! Ajo do ishte porno me e cmendur

  5. Ky po kerkon te beje grusht shteti dhe akuzon Ramen says:

    Ky po perpiqet te beje grusht shteti dhe ke akuzon! Ne BURG maskara! Kjo eshte frika jote qe do ta besh friken e te gjtheve ndjekesve te PD-se. Kush thyen ligjin ne burg. Rames i merr te keqen ase ka mbeshtetjen tone. Berisha ka 30 vjet me grushte shteti te deshtura. Tani ka ardhur koha qe Berishes dhe kelyshit te tij ti vije fundi i grushteve te shtetit duke ju dhene nje grusht te fuqishem dhe duke i rrasur ne burg.

  6. Demokrati birraxhi says:

    Epo shyqyr se nuk rrim dot pa protesta.E kemi si pune me marr lek per me ble birra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje