Raporti i OSBE rrëzon Metën, legjitimohet procesi i 30 qershorit

14 Qershor 2019, 17:46Politika TEMA
Raporti i OSBE rrëzon Metën, legjitimohet procesi i 30 qershorit

OSBE ka ligjitimuar procesin zgjedhor të 30 Qershorit duke mos njohur vendimin e presidentit Ilir Meta lidhur me ç’dekretimin e datës së përcaktuar.

Në të njëjtën ditë kur bashkitë e drejtuara nga opozita kanë kërkuar lirimin e hapësirave ku punojnë KAZAZ-të përkatëse, zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut ka publikuar raportin e ndërmjetëm duke i hapur rrugë procesit.

Mes të tjerash, misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR në Shqipëri, ka nënvizuar rëndësinë e zgjedhjeve dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë.

Në pikën 6 të raportit të publikuar tregohet se kujt i njihet e drejta për të votuar më 30 Qershor:

“Shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç e sipër në ditën e zgjedhjeve kanë të drejtë të votojnë, përveç atyre që janë duke vuajtur dënimin me burg për kryerje të veprave të caktuara penale ose që nuk kanë zotësinë juridike për të vepruar.  

Personat që nuk janë shtetas shqiptarë nuk kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet vendore, pavarësisht kohëzgjatjes së qëndrimit të tyre. Sistemi i regjistrimit të zgjedhësve është një sistem pasiv; megjithatë, zgjedhësit mbi moshën 100 vjeç hiqen automatikisht nga listat e zgjedhësve dhe për t’u futur sërish në lista, duhet që t’i konfirmojnë aktivisht të dhënat e tyre”, shkruan raporti.

Publikimi i këtij mesazhi, duhet parë edhe si një sinjal i qartë se procesi i zgjedhjeve të 30 Qeshorit është i ligjshëm dhe i njohur nga misioni ndërkombëtar i monitorimit të zgjedhjeve.

Misioni i vëzhguesve kryesohet nga Ambasadorja Audrey Glover dhe përbëhet nga një ekip bërthamë prej 13 vetësh i vendosur në Tiranë dhe 18 vëzhgues afatgjatë të dërguar në të gjithë vendin më 1 qershor.

Anëtarët e misionit vijnë nga 22 shtete pjesëmarrëse të OSBE-së. ODIHR-i u ka kërkuar Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së të dërgojnë 250 vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar procedurat në ditën e zgjedhjeve.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje