"Flamuri i leckosur i destabilizimit dhe hetimet amerikane për Bashën"

14 Qershor 2019, 16:46Politika TEMA

Nga Taulant Balla 

Lulezim Basha, i cili vazhdon akuzon çdo kundërshtar me një gjuhë të shfrenuar balte, sot është një i pandehur me akuzë te ngritur si rrjedhojë e hetimeve amerikane, britanike dhe shqiptare.

Lulezim Basha, i cili vazhdon provokon popullin shqiptar, duke tundur dëshpërimisht flamurin e leckosur të destabilizimit, sot është një i akuzuar nga drejtesia për fallasifikim dhe deklarim të rreme të pagesave prej afro 1 milionë dollarë para ruse.

Lulezim Basha, i cili vazhdon të rrotullojë pllakën e gramafonit të tij të prishur, sot është një i akuzuar nga drejtesia, që mbrëmë në një tentative të turpshme dhe të paligjshme, ka penguar me dhunë rrugën e Kryeministrit Edi Rama dhe të Presidentit të Partisë Socialiste Europiane eurodeputetit Sergei Stanishev, teksa shkonim sëbashku nga Prrenjasi për në takimin elektoral të Librazhdit.

Lulzim Basha, njeriu që duhet të ishte hetuar e ndërshkuar me kohë për paratë e pista që ka përdorur në fushatën elektorale të 2017-ës, është urdhëruesi dhe arësyeja se pse Policia e Shtetit ka reaguar për të mbrojtur ligjin nga disa mjeranë që duhet të ndërshkohen në mënyrë shembullore, në bazë të ligjit. Lulzim Basha duhet ta harrojë se mund ta intimidojë Shqipërinë dhe Partinë Socialiste, me grupe idiotësh.

30 Qershori po vjen dhe përgjigjen e merituar të popullit shqiptar, as Lulzim Basha, as Saliu, as Monika dhe as Iliri, nuk e ndalin dot me dëshpërimin e tyre.

1 komente në ““Flamuri i leckosur i destabilizimit dhe hetimet amerikane për Bashën””

  1. M....mecit says:

    Rraseni ne burge kete ndyresire te pa feh, ky goje corap llafazan medjoker dhe nje dembel qe i buron nga ADN,ja nje i paafte eshte nje fatkeqsi per kete vent, dhe per nje pakice te vogel dhe te verbuar qe e ndjekin nga mrapa kete PUPAC, KLLOUN te lindur nga natyra..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje