Pasi kryedemokrati Lulzim Basha u bëri thirrje prokurorëve dhe policisë të mos i binden urdhrave të kryeministrit, apo ministrit të Brendshëm ka reaguar ky i fundit.
Sandër Lleshaj, thotë se askush nuk do të tolerohet dhe klush bën thirrje të tilla do të përballet me ligjin.
“Lulzim Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend!
Pengimi i subjekteve zgjedhore dhe përdorimi i lëndëve plasëse, kundër atyre dhe forcave të rendit janë vepra penale.
Askush nuk do të tolerohet. Kush u përgjigjet thirrjeve për paligjshmëri, do të përballet me ligjin!”, shkruan Lleshaj.
O lleshi lere ate ai do ekstadohet ne amerik se atie e ka ber vepren po mbro rendin kushtetus dhe siguro lirin e njerezve qe duhan te votojne zboto ligjet e shtetit deri ne fund leri llafet duhet veprim je ne sherbim te vendit mos lejo qe situata te dali jashte kontrollit keni gjith boten me vete nuk e njeh njeri separatizmin nje parti qe le mandatet per te thirur perbysjen e shtetit.
Te mos I binden per te te mbrojtur ty o plere bashke me llumin qe te vjen pas?