Kandidati për kryetar bashkine në Lezhë, ish deputeti socialist Pjerin Ndreu ka reaguar fort ndaj kryetarit të PD Lulzim Basha, duke i përmendur të gjitha krimet që mban mbi supe, që nga “Gërdeci”, e deri tek Rruga e Kombit, 21 janari e deri te krimet e PD në pushtet.
“Serioziteti i lepurushit te Saliut, Lulush Basha, pasi vodhi rrugen e kombit me 230 milion dollare, pasi vrau 4 te pafajshem ne bulevard, pasi shiti detin dhee fjeti si kerthi 4 vjet ne bashkine e Tiranes, ngjan si puna e pijanecit qe pasi i del pija, ben propogande kunder pijes !
Ky pinjoll fatkeq qe e moren 14 vjec dhenderr dhe e vune ne krye te PD, te dhenderroje, harron se eshte lider i nje partie qe mban mbi supe 26 te vrare ne Gerdec, qe kanabizoi dhe mbrojti Lazaratin, Shllakum dhe Lumin e Vlores, qe avulloi 180 milion dollare ne aferen e Albetrol dhe s’u pane me kurre, ajo qe vrau e zhduku Remzi Hoxhen e qe mbante ne poste njerez me urdher arresti !
Drejtuesit e policise kur drejtoje zotrrote takoheshin rendom me kriminelet potente.
Ne fushaten tende per bashkine, nje kriminel qe ti s’le vend pa e permendur, terrorizonte ne emrin tend strukturat socialiste, po ti ske cipe kur flet, ske pase kurre ne fakt !
Eshte pjese nje kazani politk te shemtuar qe ka rrafe e lene ne kanal per te vdekur, gazetare, intelektual e cdo kundershtar politike, qe lejoi lulezimin e piramidave ku avulluan leket e shqiptareve, te drejtesise se plepave, te shkollave te blera ne tregum e zi, dhe te spiuneve serb qe i thonin UCK bande etj etj..!
Poturet e tua Lul nuk i mbajne dot zullimet e pafund te stanit tend dhe ske moral me thene asgje se je nje i paburre qe te kane vene ne krye ndersa kumboren e tundin te tjeret !
Dukej se te kishin nxjerre me zor me trashe zerin, por te tradhetonte fytyra e zverdhur si boje planci !
Nese ka nje parti te kriminalizuar ne kete vend jeni ju me ca qe te vijne pas. 30 Qershori as nuk falet as nuk ndalet!”, deklaron Ndreu.