SHBA e quan "shpallje" aktin e Metës: Shmangni konfliktin, opozita të dialogojë me qeverinë

13 Qershor 2019, 22:49Politika TEMA

Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se nuk ndryshon qëndrim sa i takon situatës politike në Shqipëri.

Në një reagim për Vizion Plus në lidhje me “shpalljen” e Presidentit Ilir Meta mbi anulimin e zgjedhjeve, DASH ka theksuar se është me rëndësi që sundimi ligjit të respektohet.

Ndryshe nga kreu i shtetit, SHBA e quan “shpallje” atë që ai e cilëson si dekret apo ç’dekret.

DASH u ka bërë thirrje palëve politike që të rinisin dialogun dhe të punojnë për të ardhmen e vendit.

“Kemi parë raporte dhe mbetemi në komunikim me aktorët relevantë për implikimet ligjore të shpalljes. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë dhe vlerësojmë situatën ashtu siç zhvillohet. Është me rëndësi që sundimi i ligjit të respektohet.

Lidhur me situatën politike, pozicioni ynë mbetet i njëjtë. Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve për të shmangur konfrontimin dhe për të punuar së bashku në mënyrë konstruktive për të ardhmen e Shqipërisë.

Partitë e opozitës duhet të kërkojnë një rrugë drejt dialogut me qeverinë lidhur me reformën zgjedhore”, apelon Departamenti Amerikan i Shtetit. (TemA)

7 komente në “SHBA e quan “shpallje” aktin e Metës: Shmangni konfliktin, opozita të dialogojë me qeverinë”

  1. Zigur Qarri says:

    Kerkon te hyje ne BE Shqiperia?Pa miratimin e Gjermanise,Frances dhe Hollandes,nuk e kalon pragun e saj.Kete e di fort mire Rama.
    Nënkryetari i Grupit Parlamentar të CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul :Partitë ta pranojnë vendimin e Metës për zgjedhjet.
    “Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është pritur sot në një takim nga kancelarja gjermane Angela Merkel. Ajo i ka dhënë
    garanci për hapjen e negociatave në muajin shtator”.

  2. ¬ says:

    Të shiten për skrap mercedezët shtetëror.

  3. uhahahaaaaaa says:

    …pra beni Reformen Zgjedhore per zgjedhjet e 2021, thone amerikanet ? ? ?

  4. tori says:

    Ju lutemi sqarojeni me mire.Kush mashtron gazeta “tema” apo “vision plus”.Termat “shpallje” apo “dekret” qe ka perdor DASH jane te”kunderta,sepse dekreti presidencial eshte dekret zyrtar I vlefshem,ndersa “shpallja” leter boshe.

  5. Arber says:

    Kapitale ruse?Ne kete bote te lire ku kapitalet qarkullojne lirshem , humbet dhe nacionaliteti i tyre.

  6. tori says:

    Un mendoj Zigur miku se: pranimi I hapjes ose mos hapjes se bisedimeve per ne BE eshte pasqyre e gjalle e realitetit e luftes se eger politike te PD ne kurriz te Shqiperis.PD mendon se ne qoftese hapen negociatat e pranimit ajo I sheh si humje e fuqishme e saj e jo si fitore e Shqiperis,gje qe sjell ne maksimum degradimin natyral te saj e bile pas dorzimit mandateve ajo eshte prane largimit nga skena politike.Opozit nuk bahet me te shara,ofendime,rrena e mashtrime apo molotovizem agresiv,por me qetesi,mend,platform,sepse agresiviteti I opozites I largon njerezit e zakonshem e te ndershem nga agresiviteti(ruajn vehten) e nxjerr ne vend te pare turlli bandash agresive me pages apo pa pages.Kjo e largon PD nga baza natyrale e saj.Si mund te bej per vehte nje parti apo individ partiak kaq I paftyr,injorant ne kulme e medemek”profesor” I quejtun M.Marku ban thirrje te hapur ter rrezimin e qeveris edhe me pushke thjesht duke genjy,mashtru per cdo gje,vetem se thjeshte inate personale kundrej liderit politik E.Rama.Shprehje thjeshte e injorances e thelle gjenetike te tijen me njejen e hakmarrjes (E NJOH NDOFTA MA MIRE SE AI MIRDITEN).Thjesht per thirrjen terroriste te M.Markut ne opinion largohet nga friga e terrorit nga protesta njerezit e zakonshem e te ndershem e rrjedhimisht nga PD e bashkohen me PD turli bandash te gjitha llojeve.Ja pse M.Marku duhet largu nga mesimdhenia si I paafte per te eduku brez te ri gazetaresh.Kto fjale ja ka thene zyrtarisht ne sy ne emisionin “opinion” gazetari A.Hoxha.

  7. TRAPI says:

    ORE MERRENI SHQIPERINE PA SHQIPTARE…..PA PRONARE ESHTE…HAJDUTE SALIU EDI META LULI…ORE MOS E LENI ME U TRASHE RRASINI KETO DHE MBAROJINI PUNA ..MERRINI PARATE E VJEDHURA DHE POPULLI JETON NE BEGATI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje