Nga Sokol Balla
“I them Amerikanëve dhe të tjerëve se nëse duan zgjedhje me një parti, le të shkojnë në Korenë e Veriut”. Presidenti Meta, i ashpër me ton dhe i prerë, e mbylli kështu deklarimin e tij të martën, duke dhënë idenë se nuk i ndruhej më një kursi përplasjeje ballë për ballë me Uashingtonin, për datën e zgjedhjeve dhe krizën politike.
Por gjërat rrjedhin ndryshe për Amerikanët. Ndërsa Meta i ftoi të shkonin në Korenë e Veriut, ata i shkuan të enjten në zyrën e tij. Ndoshta edhe kanë shkuar e janë kthyer nga zyra e Kimit te zyra e Ilirit, me shpejtësinë që Muhamedi udhëtoi nga Jeruzalemi në Mekë, por më shumë ka mundësi që ai të ketë provokuar qëllimisht Amerikanët dhe ata t’ia kenë marrë pak personale atë punën e Koresë. Diçka duhet t’i kenë thënë në zyrë, derisa Presidenti të mos presë orën 5, kur kishte njoftuar konferencën për shtyp, por të nxjerrë një deklaratë “të qetë dhe të dashur” ku bënte thirrje për reflektim të të gjitha palëve dhe duke lënë të kuptohet se dhe ai vetë kishte reflektuar.
Aq sa nxori këshilltarin e tij të thoshte se dekreti i ri do jetë i afërt me 30 qershorit dhe se do jetë produkt i një dakordësie mes palëve. Aq sa mërziti zotin Basha, i cili la të kuptohet pak minuta më vonë, se nuk i besonte më lojës me dekrete të Ilir Metës. Lojë që si gjithmonë nxjerr fitues atë vetë dhe humbës të tjerët. Me siguri Basha është mërzitur edhe nga fakti qe fletërrufeja që miratoi Kuvendi kundër Metës, nuk ishte edhe aq ndëshkuese. Me siguri priste që Meta të ndante me të vuajtjet e këtyre kohërave të vështira, por Iliri është mjeshtër. Me provokimin e Koresë, i solli amerikanët në zyrë, në sytë e tyre u tërhoq, ndërsa në sytë e publikut, u faktorizua. Për Bashën as nuk ia ndjeu fare. Duke zgjedhur një ditë të keqe, për të lënë Lulin vetëm.
Sepse mërzia e Bashës kishte dhe arsye të tjera që u morën vesh pasdite. Të merresh i pandehur për lidhje me rusët, kur protestat e tua transmetohen live nga Russia Today dhe amerikanët kanë muaj që të thonë te mos destabilizosh Ballkanin, nuk është një gjë fort e lehtë.
Të paktën Meta nuk ka vënë firma. Ka vetëm batuta pa zarar. Këtë do t’i ketë thënë Lejlës me buzëqeshje. Edhe ajo do të ketë qeshur. Mirë bile! Nuk thonë kot, se qesh mirë, ai që qesh i fundit.
Basha çirreshe nëpër bulevard nga frika e arrestimit për kompllot pro rus
kunder amerikes dhe BE. Më rhuaj me kë rri,të them cili je.
Të rrish me sali-malokun vetëm pislliqe,intriga dhe maskaralliqe do bësh
????
Bastardet. …….fundi HAJDUTEVE. ..
Trinomi Berisha-Meta-Luli e kane vendin ne REC ku te mos dalin me prej andej.
Mire thua kush ja pa hajrin Sales! As mbesa e vete e pafajshme! Si leshuen vize per usa per studime! Pika molotovsat qe shpresojne tek Sala e Luli!
Ata jane ne halle pervehte!
Basha paska marre pjese ne komplot rus kunder Amerikes ??? Dhe kjo teori rilindase paska dale nga “arsyetimi” sokolballian pse Russia Today transmeton live protestat e opozites ?? Po Euronews qe i transmeton live mos valle eshte i sovjetikeve ??
Ik o Sokol pash Zotin se late nam se me llogjiken tende Amerika duhet te arrestoi Trupm per komplot kunder Amerikes me parate ruse ?? Apo per Amerika eshte Basha rrezik me i madh sesa sponsorizimi i Presidentit te tyre me parate ruse ???
O Koli …..a keni cipe a fytyre ju o njerez ?? .Pak fare ??
Per Baton Haxhiun qe na bere 10 shkrime qe eshte spiun serb e tani qe eshte pro Rames ,ke ndonje shkrim te 11 ???
O Koli ….bej çiçin o i mjere se burra shurraman jeni .
undefined
Me keto kerkesa nga drejtesia Amerikane me gjas ka harrue thirrjen Rama Ik.I duhet ti thote vetes Basha ik.Po ku te shkoje.I jane prere rruget te ngratit.Nuk ka passaporte qe ti sherbej,ase per tu strehue ne Holand.Aq ma teper dhe i ati shpirterore Berisha nuk bezan.Me garanci do flasin me veten:Ban Zot anderr kete sebep te paparashikushem per kamarierin sepse valet sizmike mund te perlaj keqas dhe te tjeret.
Bukur Balla! Me ne fund po kthjellohesh edhe ti.
Shkurt dhe sakte, mendjendrituri Balla.
Sa me shume Balla aq me e mire behet Shqiperia
Mirenjohje dhe respekte!
Si eshte puna e llotos rrutullohen goglat majtas-djathtas lart e poshte dhe ne karin(karitas) fitojme se tasin(tepsine) do e fitojne si gjithmone politikanet.Si do qe te shkoje puna ujku ujkun nuk e ha,prandaj shtroni bythen ne pune a diku tjeter dhe mbylleni squpin.
E bukur! Shume e bukur!
nje shkrim i pergjshem, korekt ne mendim,nenkupton pergjegjsine e klases politike
Te lumt o cun Tirone, se e ke qa… Te tjeret nga “fronti Mediatik” i çiftit Berisha+Meta, te mbajne radhen e “qumshtit” kur te shkruajne sado pak afer me stilin e mpretesine tende.
Vija logjike eshte ne rregull, Sokol. Jane bere te paduruedhem. Keta nuk Jane politikane, po hajdut ordiner qe s’kane lidhje me civilizimin. Te flaken ne koshin e plehrave. Ne burg dhe pa meshire. Jo vetem kane vjedhur, shkaterruar dhe stopuar ecjen e nje vendi, por kane krijuar nje politike qe duhet kohe te shkulet. Te vjen ndot ti shikosh e ti degjosh.