Ku gënjeu këshilltari i presidentit Meta

13 Qershor 2019, 19:41Politika TEMA

Të gjithë prisnim presidentin Meta të dilte të enjten pasdite në një konferencë për shtyp. Por si duket i sëmurë siç tha se ishte dy ditë me herët dhe i “lodhur” nga biseda misterioze me ambasadoren amerikane, ai vendosi të bënte vetëm një reagim në distancë ku bëri thirrje për reflektim “nga të gjitha palët”.

Në konferencë për shtyp ai nxori këshilltarin e tij juridik Bledar Dervishaj, duke i dhënë kështu komunikimit më median një karakter teknik dhe ulur nivelin e saj. Por befasia qëndron në faktin se megjithëse teknik, këshilltari juridik i presidentit mbrojti dekretin e shfuqizimit (detyrë e tij), por me argumenta të pavërteta.

Duke mbrojtur dekretin e presidentit ai tha se Kodi Zgjedhor thotë se “të zgjedhurit e këshillave bashkiakë qëndrojnë në detyrë, derisa në ditën kur vijnë të zgjedhurit e rinj”. Më pas ai shtoi: “Po kështu kjo vlen edhe për kryetarët e njësive vendore”.

Por si është e vërteta? Për këtë mjaft të konsultosh Kodin Zgjedhor neni 10, pika 2 për të zgjedhurit lokale. Ai thotë: “2. Për efekt të këtij Kodi, mandati i organeve të qeverisjes vendore mbaron në të  njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt pas datës së shpalljes me vendim të KQZ-së në shkallë vendi të rezultateve të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”.

Realstory disponon kopjen e vendimit të KQZ, të 10 gushtit 2015, për zgjedhjet vendore të vitit 2015 (shih linkun). Sipas kodit, bazuar në këtë vendim të KQZ, mandati I të zgjedhurve lokale, mbaron në 10 gusht 2019. Pra nuk qëndrojnë deri në ditën kur hyjnë në zyrë të zgjedhurit e rinj.

Kjo është gënjeshtra e parë. Por këshilltari juridik i presidentit zoti Dervishaj tha në konferencë për shtyp një tjetër të pavërtetë, sa i përket afatit të shpalljes së dekretit për datën e re të zgjedhjeve, duke deklaruar se data do të jetë e afërt, po ashtu edhe koha e dekretit.

Por çfarë thotë neni 9 i Kodit Zgjedhor për caktimin e datës së zgjedhjeve?

“Data e zgjedhjeve për Kuvendin caktohet me dekret nga Presidenti i Republikës, sipas  rregullave  të  parashikuara  në  nenin  65  të  Kushtetutës.  Zgjedhjet  për  Kuvendin zhvillohen në një nga dy të dielat e fundit, brenda periudhës zgjedhore të përcaktuar në nenin  8  të  këtij  Kodi  dhe  në  çdo  rast  jo  më  vonë  se  30  ditë  para  datës  së  mbarimit  të  mandatit të Kuvendit… Presidenti  i  Republikës  nxjerr  dekretin  për  caktimin  e  datës  së  zgjedhjeve  për Kuvendin  jo  më  vonë  se 9  muaj  para  mbarimit  të  mandatit  të  Kuvendit.” 

Neni 10 i Kodit Zgjedhor që flet për caktimi i datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore thotë se edhe për datën e zgjedhjeve lokale aplikohet të njëjtat rregulla si në pikat 1 dhe 2 të nenit për zgjedhjet lokale: “1.  Data  e  zgjedhjeve  për  organet  e  qeverisjes  vendore  caktohet  me  dekret  nga Presidenti  i  Republikës.  Për  caktimin  e  datës  së  zgjedhjeve  për  organet  e  qeverisjes vendore, Presidenti zbaton rregullat e parashikuara në pikat 1 dhe 2 të nenit 9 të këtij Kodi”.

Pra në bazë të Kodit, data e zgjedhjeve vendore nxirret jo më vonë sesa 9 muaj nga data e mbarimit te mandatit të të zgjedhurve vendore. Presidenti Meta ka qenë korrekt kur shpalli dekretin për datën 30 qershor. Ai e shpalli atë ne 5 nëntor 2018, nëntë muaj pa 5 ditë para mbarimit të afatit të të zgjedhurve vendor, duke respektuar kodin zgjedhor dhe kushtetutën. Por çfarë tha këshilltari i tij juridik Bledar Dervishaj në konferencë për shtyp? Se Presidenti do te nxirrte se shpejti dekretin e ri, dhe në një datë të afërt me 30 qershorin? Edhe sikur të shpallë datë të re për shembull 7 korrikun (si data më e afërt me 30 qershorin) ai do të shkelte afatin kushtetues me 8 muaj.

Dhe kjo është gënjeshtra e dytë e këshilltarit të presidentit. I cili nuk është as këshilltar politik, dhe as mediatik. Ai është aty për t’i thënë shefit të tij të mos gabojë, ose së paku ti thotë se kur gabon. Por që një jurist që paguhet nga paratë e taksapaguesve në institucionin më të lartë të shtetit, është gabim i rëndë.

Gjithsesi këshilltari i Metës tha një të vërtetë. Ai tha se dekreti i ri do të dalë pas negociatave mes palëve dhe marrëveshjes eventuale mes tyre. Por prapë këtu bëri një “gabim”: nxori gënjeshtar shefin e tij, që një ditë më herët deklaroi me zë të fortë se nuk do priste dakortësinë e PS, për të nxjerrë një datë të re zgjedhjesh.

Ndoshta ndaj dhe Meta zgjodhi të mos dilte vetë. Burri që është burrë, nuk gënjen kurrë. Por nëse gënjen, nxjerr këshilltarin që të pranojë gabimin.(Real Story)

14 komente në “Ku gënjeu këshilltari i presidentit Meta”

  1. Tropo says:

    Bastarde presidenciale. ..

    1. Ilir M... says:

      TA ARRESTOHET BASTARDI

      “Ish-drejtori i arrestuar për korrupsion, që po këshillon Metën!

      Bledar Dervishaj është një këshilltarë i pazëvëndësueshëm te LSI. Mbasi u burgos pë vjedhje, ai u emërua nga partia që të këshillonte Ylli Manjanin si Ministër Drejtësie i padrejtësisë megjithëse nuk e pati të gjatë.

      Por, nuk e pati Ylli dhe jo Bledari, i cili sot është këshilltarë i të madhit, Presidentit Meta. Por kush është Bledi i këshillimit… pak histori?!

      Ish-drejtori i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Bledar Dervishaj, i cili është arrestuar më parë për korrupsion; Sipas një denoncimi të një qytetari, Dervishaj është arrestuar dhe ka kryer burg për korrupsion pasi ka tjetërsuar pronën e shtetit për interesa personale.

      Mjafton që të thelloni kërkimet për këshilltarin e Ministrit Manjani dhe do shikoni se Ish-kreu i AKKP së Tiranës, Bledar Dervishaj dhe 4 ish-vartës të tij, u arrestuan më 11 janar të vitit 2012, pasi spostuan 79 dynymë tokë nga fshati Gosë i Kavajës në bregdetin pranë Spillesë.

      Toka iu kthye në letra familjes Jenisheri, e cila rezulton jashtë skemës së mashtrimit. Ndërkohë kthimi i 2.5 kilometrave vijë bregdetare për një familje që pronat i kishte në zonë tjetër, ka çuar në pranga ish-kreun e Hipotekës së Tiranës dhe katër zyrtarë të tjerë.

      Arrestimet e kryera erdhën pas një hetimi të Task-Forcës së Prokurorisë së Tiranës, e cila zbuloi skemën e tjetërsimit të 79 dynymëve tokë, të spostuar nga një fshat i Kavajës në zonën bregdetare.

      Dervishaj u akuzua më parë në lidhje me provimin e noterisë të zhvilluar nga ministria e Drejtësisë për favorizim të disa personave me lidhje familjare me zyrtarë të ministrisë ku njqra nga të testuarat që fitoi ishte Jonada Lalaj, motra e Bledar Dervishaj.

      Kjo akuzë hodhi hije dyshimi për shumat marramendëse, që ishin paguar për të fituar provimin dhe pajisur me licensë “Noter”./Ekskluzive.al

      http://www.ekskluzive.al/ish-drejtori-i-arrestuar-per-korrupsion-qe-po-keshillon-meten-ka-keshilluar-edhe-manjanin/

  2. X says:

    LEXONI PARA SE TE SHKRUANI
    Ligji 139/2015
    Neni 53
    Funksionimi i këshillit bashkiak
    1. Këshilli bashkiak ushtron funksionet e tij nga data e konstituimit, sipas nenit 48, të këtij ligji, deri në krijimin e këshillit të ri pasardhës.
    Neni 60
    Mandati i kryetarit të bashkisë
    4. Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës.

    1. Toni says:

      Ilir Meta duhet te beje gati ushtrine. Qe ti ka prej leckash ata qe duan te thyejne urdherin e presidentit. Dhe qe duan te shkelin kushtetuten.

  3. Yyyppp xhixhi says:

    Bled Dervishi keshilltari juridik i Likes, vari k…. muhabetit dhe te marrin diplomat e juridikut e ti grisin sa me pare te gjithe ata qe disponojne nje te tille. O Bledi po rri a te q… udhet se s’jane per ty keto pune, e more me qafe Liken. Burazerin,, ate ambasadorin e famshem te paqes ne izrael si ma ke, ka mbledhur ndonje dore te mire fondesh se fundmi apo bereqaves. Prandaj ka ikur per lesh ai vend, ja c’mall ka ngelur.

  4. Reporter DW says:

    Besoj se tha: Holanda voton: “JO” Shqipërisë dhe “PO” Maqedonisë së Veriut, cudi thua? Po Makroni do votoje “PO”?

    1. Tanguli says:

      Derisa Berisha te mos futet ne burg edhe mund te votojne “jo” Holanda dhe Franca! Prandaj sa me shpejt BERISHA NE BURG!!!

  5. ShkoDrani says:

    Si do te veproje Meta nese PS DO REFUZONTE TE MERRTE PJESE NE ZGJEDHJE, njelloj siç beri partia e tijqe mbikqyret nga bashkeshortja?

  6. lexusi says:

    Po qe se ky keshilltari juridik i presidentit , eshte me profesion jurist , PLEPIST ose KRISTALIST , ka te drejte nuk genjen ,ASHTU E DI , mesa duket , vazhdon te mesmen dhe nuk e ka mbaruar akoma .
    Presidenca ,si e vetmja mundesi punesimi e LSI SHPK , si e cileson Z Basha , eshte mbushur me juriste , ekonomiste , sociologe , psikologe e tej , me diplloma universiteti po pa mbaruar te mesmen bile dhe me deftesa tetevjecare fallco .

  7. Gani says:

    Bledar Dervishi keshilltari juridik????

    Po ky a nuk eshte ne burg per pronat e plazhit te Gjeneralit???? Ky u arrestua; Ishte Drejtori i Zyres se Tiranes se AKKP dhe vodhi sa mundi.
    Shikoni more ke merr per keshilltar Meta.

    Ky eshte fundi i botes!!!!!!!!!Dhe ky del a nuk del ne TV……

  8. USA says:

    KY KOKE PIDHI I ILIR HAJDUTIT NA MBUSHI MENDJEN ROBTE NE PIDH E I KE PAK O HALE E PRESIDENT LESHIT

  9. fati says:

    Rrace muti, dervishajt e likes, ministra, sekretar te pergjithshem, et., e se fundi ky keshilltari, specialist tenderash. Me sa duket e ka marre keshilltar per ta mesuar se si vidhet, se eshte specialist i trajnuar per kete qellim. E ky do te na mbushi mendjen per drejtesine e mender presidentit, me gjithe stafin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje