Rama merr vesh lajmin për Bashën në kafe: Qenka marrë i pandehur për pastrim parash? Ai ka dalë 7 herë dhe ka thënë gjëra të ndryshme, imagjino ta kishim bërë ne çdo kishte ndodhur

14 Qershor 2019, 10:22Politika TEMA

Në një bashkëbisedim me banorë të njësisë Nr.11 në kryeqytet, me të cilët konsumoi edhe kafen e mëngjesit, Edi Rama iu kthye sërish situatës politike.

Ai foli sërish për presidentin Meta, e nismën e Kuvendit për ta shkarkuar, por edhe për kryedemokratin Basha.

Në kafe dikush i tha se një ditë më parë Bashën e kishte thirrur të pandehur Prokuroria e Tiranës për çështjen e lobimit në SHBA me para ruse.

Kryeminsitri u habit dhe pranoi se një gjë të tillë po e merrte vesh tani, pasi nuk e kishte lexuar më parë.

“Pse është marrë i pandehur ai? Se paskam parë këtë lajm”, tha Rama, e më tej pyeti Ulsi Manjën për akuzën.

Ky i fundit tha se akuzat janë dy: Falsifikim formulari dhe pastrim parash.

“Ai ka dalë 7 herë dhe ka thënë gjëra të ndryshme”, tha Rama në lidhje me lobimin me para ruse.

DEBATI

Rama: Po çfarë Prokuroria, se më thanë që ishte ngritur e kishte thënë…

Manja: Po dhe më e bukura se dje më kishte përmendur mua për dosjen 184, si mund ti besoni atij i thashë, se unë nuk jam marrë ala i pandehur, edhe flet për ne.

Rama: Po pse është marrë i pandehur tani?

Manja: Po po.

Rama: Po cfarë është akuza, se nuk e kam pa?

Manja: Po është për falsifikim formulari dhe pastrim parash.

Rama: Po është pastrim parash i pastër ai, minimumi pastrim parash, imagjino ta kishim bo ne se cfarë do kishte ndodhur.

Manja: Kushedi ku do ishim.

Veliaj: Do ishim ekzekutuar.

Rama: Më kishte shkruar njëri një të bukur në Facebook. thoshte se “Luli eksperiment i Rusisë, për të parë deri në çfarë pike mund ta duroj mileti një njeri kot pa u çmend”.

Veliaj: Ty të vjen kush për vaki, hedh 10 mijë lekë dhe e mban mend, ty të fusin miliona në llogari dhe nuk e mbake mend.

Manja: Është e qëllimshme, nuk i kanë raportuar.

Rama: Nuk është punë raportimi, por duhet të tregojnë nga i kanë nxjerrë. U mblodhën 100 bamirës në Nju Jork për të mbështetur gjeniun e zhvillimit dhe nuk i njeh.

13 komente në “Rama merr vesh lajmin për Bashën në kafe: Qenka marrë i pandehur për pastrim parash? Ai ka dalë 7 herë dhe ka thënë gjëra të ndryshme, imagjino ta kishim bërë ne çdo kishte ndodhur”

  1. ¬ says:

    Po t’ja dijë kuptimin fjalës politik, kryetari i PD-së., atëher do e kishte përdorur pistoletën për të mos njollosur më tutje vëndin.

    1. kalec dega says:

      o rami debili, deshtak dhjaks je merzitur nga ky lajm…. ta hoqen dashnorin o ramut

  2. Loni says:

    Teater pa lidhje….dialog kot

  3. Kureshtari says:

    D’I QE I ATI EDI RAMAS KA PUNUAR ( i ndjeri askulptore i madhe) KRISTAQ RAMA A KA NJERI NJOHURI KUSH KA ISHTE I ATI SALI BERRISHES CFARE PUNE KA BERE CFARE ARESIMI KA PASUR PASI KYLTURA VJENE DHE NGA FAMILJA FLM

  4. shpetim says:

    Cfare teatri i shpif.. Dy burra dhe nje grua.

  5. pjetermustakuqi says:

    Kur paten dal pergjimet qe cia i bante merkelit, ishte kjo batuta, obama pyt merkelin se si ishte , mire? dhe merkeli qe i pergjigjej, ” sikur s’e din ti”. ?
    edhe edvini bo sikur s’e di lajmin, ja tregon ulsiu.
    c’vete a c’vete!

  6. ME EMER says:

    OR TE MJERE QE S`DINI NGA TA ZOINI ..! mE MIRE JEPDOREHEQJE TE SHPETOJE VENDI ..!

  7. lesh e li says:

    Ram vazhdo se ke bere goxha pune. Normal qe hajdutet s’te duan se I le pa pune. Vet dolen ne rruge, Tani s’dine nga te shkojne. U bene perra-perra. Ngrini strukturat e drejtesise dhe cdokush mer ate qe I takon. Bolle penguan. Ky vend do eci.

  8. ReporterDW says:

    Kapter Ramiu edhe Ridvan Boden nuk e njihte…. Sa per Skender Gjinushiin dhe Visho Ajazin i boni partizan…..

  9. edi says:

    Duket o Kureshtari qe dhe ti vjen nga nje familje intelektualesh.

  10. Miku says:

    BURRA QE I Q……N GRATE!BURRA PA BYTHE,BEJNE THASHE E THEME,UDHEHEQSIT TANE TE”NDERUAR”‘KY ULIKSI ESHTE PA KARAKTER.GERMONI DHE DO HABITENI CFARE THOTE POPULLI PER KETE.

  11. Kalec Dega says:

    paska kohe kryeministri per kafe dhe thashetheme!lol! albaniston …here we go….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje