Lobimi në SHBA, FBI solli prova në Tiranë: Ja dënimi që rrezikon Basha për pastrim parash dhe falsifikim

14 Qershor 2019, 09:37Politika TEMA

Prokurorisë së Tiranës i janë dashur 20 muaj hetime për të dalë në konkluzionin se Lulzim Basha, kryetar i PD dhe dy funksionarët e lartë të kësaj partie, ish-sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani dhe financieri Ilir Dervishi, duhen të merren të pandehur për lobimin në SHBA.

Lideri i PD-s, Basha, Ristani dhe Dervishi akuzohen për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale (pastrim parash)” dhe “Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve”, akuza këto që rrezikojnë t’i dënojnë me mbi 5 vite burg.

Në shkresën e firmosur nga prokurorët e çështjes Ervin Karanxha, Gjergji Tako dhe Kole Hysenaj, theksohet se nëse Basha nuk paraqitet ditën e hënë në orën 09:30 në prokurori do të bëhet shoqërimi i detyrueshëm.

Kodi Penal

Neni 287

“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë Kriminale”

ç)kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Neni 190/3

“Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”

Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

Prokuroria shqiptare u ndihmua nga FBI-ja

Një ndihmë të madhe për hetimin e çështjes së kontratave lobuese në SHBA të drejtuesve të Partisë Demokratike, prokuroria shqiptare ka marrë nga kolegët e saj amerikanë.

Pasi u publikua investigimi i revistës amerikane “Mother Jones” vitin e shkuar, mbi lobimin prej 675.000 dollarësh nga Partia Demokratike, përmes kompanisë “Stonington Strategies” të lobistit Nick Muzin, ngrinte dyshime se pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP”, me qendër në Skoci, qëndrojnë biznesmenë rusë, u nxitën tri hetime paralele: në SHBA, Skoci dhe Shqipëri, të cilat janë ende aktive.

Prokuroria shqiptare nëpërmjet letër-porosive kërkoi ndihmë nga SHBA dhe Skocia nga ku përfitoi shumë informacione të vlefshme. Hetimet fillimisht nisën në SHBA nga FBI-ja nga ku mësohet se prokuroria shqiptare është furnizuar me informacione që kanë çuar në zbardhjen e skemës së përdorur dhe në grumbullimin e provave të vyera.

Dy kontratat në prag të fushatës

Në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017, Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha lidhi dy kontrata me lobistin e saj në Uashington, “Stonington Strategies”, në mënyrë që të siguronte takime të nivelit të lartë me administratën e Presidentit Donald Trump. Por dy vite pas këtyre kontratave, Lulzim Bashës, do i duhet të japë llogari në prokurori para zgjedhjeve lokale që pritet të zhvillohen në qershor të 2019.

Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit, çka ngre dyshime serioze për origjinën e parave.

Gjithashtu, mbetet e paqartë se cila është marrëdhënia mes Partisë Demokratike dhe kompanisë “Biniatta Trade LP,” e cila është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë- nje shtet i Amerikës Qendrore i njohur si parajsë fiskale.

Përveç dy kontratave të lidhura me “Stonington Strategies,” gjatë të njëjtës periudhë PD ka lidhur edhe një kontratë me kompaninë lobiste “Barnes and Thornburg LLP” në fillim të prillit me vlerë 150 mijë USD.

Në total,shpenzimet e Partisë Demokratike për lobistët në Uashington për periudhën mars- qershor kapin vlerën e 825 mijë USD- më e lartë se të ardhurat totale që Partia Demokratike deklaroi në KQZ.(Shqiptarja.com)

16 komente në “Lobimi në SHBA, FBI solli prova në Tiranë: Ja dënimi që rrezikon Basha për pastrim parash dhe falsifikim”

  1. Detari says:

    pasuria nuk do ju meret?

    Keta banore qe flasin me ramen, perse nuk e pyetin per pasurite e ketyre te medhenjve?
    Perse mos te ndertoj cdokush ndertim pa leje sic beri Basha me apartamentin kat shtes? (ashtu nuk kakariste veliaj?)
    Perse duhet populli te deklaroj pasurite?
    e shume te tjera…

    1. Miri says:

      Detari pse Rama i fute ne burge njerzit ooo derman apo u mesuat me berrishen qe bente prokurorin gjyqtarin policin vrasasin keto jane pune drejtesie nese drejtesia punone mire i sekuestron

    2. Shqipo says:

      Shqipot jane popull dele. Pa armatosur asnje nuk ngre zerin kundra.

  2. Trump says:

    FBI do te denoje Bashen? Me I dobeti behet kurban gjithmone. Kjo situate pasoje e udheheqjes se “legjendareve” Berisha e Nano e kukullat e tyre Sapo dikush kerkon te dale nga rreshti e kercenojne me pranga.Kush mendon se ky vend behet e meriton te behet e fillon te preke ndonje problematike reale e kercenojne me burg.Ky vend nuk lejohet te behet!!! Dhe kush do ta denoje, Soros? Pse gjalle eshte ende ky? Ta marre Trump kete palaco e ta beje kurban ne murin me Meksiken qe do ndertoje Trump!

  3. ¬ says:

    Tipa të tillë shoqërohet Argita Berisha (malltezi).

  4. Labi says:

    Nje ngerç i krijohet lexuesit tuaj nga lajme të tilla. Shumë akuza penale janë ngritur në 30 vitet e fundit për politikanë e ish-politikanë dhe me përjashtim të Fatos Nanos, askujt nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. Sigurisht lajmet jepen edhe për presione politike, por vet prokuroria duhet të japi shpjegime më të plota në raste të tilla. Sepse pastaj vjen Luli dhe thotë se Rama sillet si Putini se arreston kryetarin e opozitës. Këtyre banaliteteve u jep fund vetëm një organ, prokuroria. Pa prishur asgjë nga sekretet e hetimore, ajo duhet të njoftoj opinionin publik nëse Basha thirret si dëshmitar, apo si i pandehur dhe pse thirret si i tillë. Informimi i opinionit publik, sidomos në këtë stinë përplasjesh të mëdha e pasigurish sociale janë të domosdoshme.

  5. Socialisti says:

    Qytetaret SHQIPTAR duhet te behen bashk dhe ne unison mos pranojn deklarim pasurie , po nuk e ben politikanet kte deklarim , me rroga nuk ble dot nga 10 apartanente vila nga 1 milion euro , kto nuk justifikohen kurr ,i therrasin hajdutet e politikes qytetarve te mjer nxir xhepat , trego çfar ke ne xhep , kur per vete skan ku i fshehin vilat me mbi 1 milion euro neper plazhet e vendit , sistem bythqiresh vari k,,,,t , qoft i pa harrum Enver Hoxha si burri me i ndershem ne historin e kti kombi nga koha pellazgeve.

  6. salianji says:

    Tani Lulashi do ta kendoje Himin e Flamurit ne burg. Se shpejti do t’i bashkohet baritoni Sali Berisha, Tenori Ilir Meta dhe sopranoja Monika Baxhella.

  7. Realisti says:

    LYLI ME MIRE NE BURG QE TE SHPETOJ NGA SALIU E LIKJA.
    LYLI VEGEL QORRE KA QENE QE NE FILLIM.
    KA BERE ME PRKUSHTIM E ORATORI DETYRAT E SALI RAM BERISHE.
    NE TE SEMES TE VEJ.
    POR NA VJEN KEQ PER PD ..PALOQEN E PLEQTE RRUGEC TE MENDER OPOZITES SE BASHKUAR.

  8. VERI says:

    qytetari i thjeshte nuk ka c`pasuri te deklaroje , pasi e ne ka pak pare ne banke i ka se shkoj me “koke ne torbe” ne vendet fqinj ku bente pune te zeze ne te pasurit . Turp per ata qe kane kete mendje . Deklarim dhe kontroll pasurie per “zgjebjet e politikes ” qe shkaterruan vendin , vodhen , morren popullin ne qafe e tani qe duhen varrur per kollaro mundohen te vendosin diktature .

  9. Doni rrumpallen vdekjeprurese apo shtet says:

    Si fillim 7, nderkoh me akuzat tjera do i behen 70.

  10. AAA says:

    Po iken per lesh or trim.
    KUSH E KRRUJTI ME AMERIKONIN E S IKU PER LESH OOOR TRIM ?!!!!
    THON QE BURGU TE RRIT EDHE TE PJEK OR TRIM.
    SADAMI IKU PER LESH
    GEDAFI IKU PER LESH
    GREQIA IKU PER LESH
    ESCOBAR IKU PER LESH
    TE GJITHE KETO QE KAM PERMENDUR ME SIPER E KRRUAJTEN ME AMERIKANIN OR TRIM.
    TANI ESHTE RRADHA JOTE, E LIKES, E ATIJ PIJANECIT RISTANI,E SHUME TE TJEREVE.
    RRUGA N BYTHE OR TRIMA!!!!
    ME AMERIKANIN MOS E KRRUNI SE TA BON ME GJAK,

  11. Kuq e zi says:

    Do preferoja te ekstradohej ne shba … nuk ka ndonje kerkese per krimin ne fjale?

  12. Shqiptari says:

    Do shkoj vet si çeçua..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje