Na lini t’a mundim Edi Ramën!

14 Qershor 2019, 13:21Politika TEMA

Nga Gafur Muka

Janë fakte tashmë: djegja e mandateve të shumicës së deputetëve të partive që kanë patur rol të rëndësishëm në jetën politike të Shqipërisë pas viteve ’90; mospjesëmarrja e këtyre forcave politike në zgjedhjet lokale të 30 qershorit; thirrja për të mos marrë pjesë në këto votime e të gjithë ithtarëve të opozitës jashtëparlamentare; angazhimi për të mos lejuar zhvillimin normal të zgjedhjeve më 30 qershor; përdorimi i slloganit “Rama Ik” për të shprehur vullnetin politik të këtyre forcave si kusht për të rikthyer normalitetin në situatën politike të vendit; pjesëmarrja në proteta kombëtare për të demonstruar vendosmërinë në realizimin e kërkesave të tyre etj.

Janë fakte po ashtu: vendosmëria e shumicës për të zhvilluar zgjedhjet me 30 qershor; vendosmëria e kryeministrit Edi Rama për të mos dhënë dorëheqjen; letrat e Edi Ramës si ftesa për të dialoguar me opozitën protestuese etj. Fakt është bërë tashmë edhe shpallja e dekretit të Presidentit për çdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, me argumentin që mbajtja e këtyre zgjedhjeve do kishte pasoja shume negative për paqen sociale ne vend.

Nuk mund të mos konsiderohen fakte edhe parashikimet e disa analistëve që 30 qershori do jete dita e përplasjes civile në Shqipëri. Fakt është tashmë edhe qëndrimi i ndërkombëtarëve pro mbajtjes së zgjedhjeve me 30 qershor. Të gjitha këto janë fakte, por çdo të ndodhë më 30 qershor? Për këtë vetëm mund të parashikohet. Natyrisht, bazuar në faktet e mësipërme.

Ajo çfarë parashikohet është: zgjedhjet do mbahen më 30 qershor; populli opozitar, pjesëmarrës në protestat e deritanishme do t’u bindet drejtuesve të opozitës jashtëparlamentare për të mos marrë pjesë në zgjedhje; grupe të caktuara, qofshin këto edhe Aleancat Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë do të planifikojnë dhe përpiqen të realizojnë pamundësimin e zhvillimit të votimeve, monitoruesit ndërkombëtarë do monitorojnë të gjitha veprimet, kryesisht të votuesve, komisionerëve por edhe të atyre që duan ta dëmtojnë procesin.

Dhe në fund rezultati që do konfirmojë fitoren e mazhorancës socialiste në pothuajse të gjithë bashkitë e vendit. I pastër apo i vjedhur? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do shpallë rezultatin me të gjitha gjetjet e tij (regullsitë e parregullsitë). Ndërsa vëzhguesit e monitiruesit do shpallin gjetjet e tyre. Por dhe opozita jashtëparlamentare do shpallë të gjitha mospranimet e saj.

Nëse misionarët e saj do jenë keqtrajtuar apo arrestuar ajo do bëjë denoncime duke e shpallur për të kushedisatën herë vendosjen e diktaturës në Shqipëri. Bazuar në gjitha këto dhe për t’u vënë kapakun zgjedhjeve do shprehet edhe arbitri ndërkombëtar. Nëse ai, si përherë, megjithë parregullsitë e vërejtura do ta miratojë rezultatin, atëhere opozita vërtet do të “puthet me Milon”. Kjo është një prognozë e hamendësuar mbi bazën e fakteve që u përmendën në fillim. Ndoshta është larg parashikimeve të analistëve si Bushati, Bejtja, Lubonja, Zheji, Lela apo Gjekmarkaj… Kjo edhe falet kur merret vesh që prognoza është bërë nga dikush që nuk e ka haberin e analizave.

Po ky dikushi, për këtë ju siguroj, ndryshe nga Bushati, Bejtja, Lubonja etj që nuk kanë votuar asnjëherë për Partinë Demokratike, ka qenë mjaft aktiv në mbështetjen e kauzës së saj. Qysh në marsin e ’91 ai ka qenë kandidat për deputet i PD-së në zonën e Bulqizës, në zgjedhjet e ’92 ai nuk kandidoi duke ia lënë vendin një personi si Safet Zhulali që më vonë u bë vërtet një figurë simpatike dhe me vlerë e PD-së, kandidoi sërish në zgjedhjet e 2001 për të cilat tashmë thuhet nga të gjithë që qenë zgjedhje të vjedhura e të manipuluara për t’u dhënë fund kandidimeve në vitin 2002, që ishin zgjedhje të përsëritura vetëm në zonën e tij për shkak se Ismail Lleshi nuk pranoi ta merrte mandatin e deputetit.

E, pra, më së paku besoj se do ta lejoni këtë person të japë disa sugjerime që ai ka, lidhur me sjelljen e opozitës më 30 qershor, në mënyrë që ajo jo vetëm të futet në sistem, siç ka porositur zoti Palmer por edhe t’a mundë Edi Ramën. Sugjerimi i parë është: opozita jashtëparlamentare të bëjë thirrje dhe të inkurajojë pjesëmarrjen masive të të gjithë atyre që nuk e duan qeverisjen e Edi Ramës në zgjedhjet e 30 qershorit. Mazhoranca e deritanishme ka llogaritur me refuzimin e pjesëmarrjes dhe natyrisht nuk i ka marrë masat për të administruar të kundërtën.

Nëse ajo ka planifikuar manipulime të zgjedhjeve në kushtet e mungesës, ajo do të ketë të vështirë t’i realizojë këto në kushtet e pjesëmarrjes. Gjithashtu zvogëlohet mundësia e identifikimit të votës së hapur (në fakt votuesve) në favor të opozitës.

Pjesëmarrja kontribuon në ruajtjen e fshehtësisë së votës dhe kjo është shumë e rëndësishme për zhvillimet e ardhshme. Pjesëmarrja gjithashtu shmang konfrontimet banale fizike dhe trupëzon qartësisht refuzimin e politikave qeverisëse. Vërtet mazhoranca i fiton të gjitha bashkitë, por kjo në kushtet e numërimit të votës kundër, e shndrron atë në “fitore të Pirros’. Dhe dihet se sa mban pastaj fitorja e Pirros.

Edhe faktori ndërkombëtar do ta mirëpriste një vendim të tillë pasi ky vendim do t’i krijonte atij mundësinë të kuptone nëse mazhoranca ka vullnetin të heqë dorë nga arroganca dhe babëzia për pushtet apo i gëzohet faktit që opozita ka “marrë rrugët” dhe ata mund të qeverisin si të vetmit “rrugëgjetur”.

Sugjerimi i dytë lidhet me mbështetjen që duhet t’i japë opozita gjithë trupës së monitorimit e vëzhgimit të zgjedhjeve. Kush më shumë se opozita është e interesuar që gjetjet e tyre të jenë sa më të vërteta? Kush më shumë se opozita është e interesuar t’i kapë e t’i denoncojë shkeljet që e dëmtojnë procesin?

Por për të realizuar këto ajo duhet të ofrojë bashkëpunim sa më të ngushtë me trupën vëzhguese e monitoruese, sidomos me vëzhguesit e monitoruesit ndërkombëtarë.

Të gjithë duhet t’a kemi të qartë se vendimi i arbitrit, sidomos atij ndërkombëtar, nuk është e lehtë të kontestohet pa prova e fakte, të zhveshura nga retorika boshe dhe zjarrmia militanteske. Sugjerimi i tretë ka të bëjë me sjelljen paszgjedhore të opozitës.

Parregullsitë reale në zgjedhje mund ta rrëzojnë rezultatin e tyre. Por rezultatin e zgjedhjeve mund t’a rrëzojë edhe vota kundër. Ajo i jep të drejtë opozitës jo vetëm moralisht por edhe realisht të kërkojë përsëritje të zgjedhjeve vendore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare njëkohësisht.

18 komente në “Na lini t’a mundim Edi Ramën!”

  1. ¬ says:

    PS-në e ka bekuar vota e 2013-ës, dekretimet e Presidentit Meta (kur ishte në rregull), NATO dhe OKB., ndërsa Luli njihet vetëm nga nazistët Gjerman që ju intereson myopia tijë.

  2. uskania says:

    Ç’tu desh të merresh me këta talebanë, i nderuar profesor? Puna e parë që do të bëjnë do të të cilsojnë tradhtar i PD-së dhe i shitur te Rama. Dhe kush? Ca analfabetë. Ata flasin të parët.

  3. nn says:

    me ne fund nje i zgjuar qe duhet konsideruar nga opozita per idete qe hedh

  4. Billy says:

    Shume e drejte. Pjesmarrja e opozites ne votime ( jo zgjedhje), do te ishte nje forme referendumi.
    -Ne rast se ata qe i vene kryq fletes se votimit jane me te shumte ne numer, kjo do te ishte nje fitore e opozites dhe ne vjeshte le te beheshin zgjedhjet e pergjitheshme dhe ato lokale ne nje dite.

  5. Nard Ndoka prej Puke says:

    E the mor e the, Po kujt ja the?
    Merr vesh Ziguri? Tani, do thuash ti, se ç’ne Ziguri.
    Po Ziguri dhe Beni Jane dy keshilltaret e Bashes.
    Ne fakt, ne se populli eshte me opoziten, siç pretendojne Basha/Kryemadhi, gjeja qe duhej bere ishte te silleshin 5700 vezhgues nga Europa sepse aq qendra votimi Jane.
    Megjithese harrova fare. Ku e besojme Europen ne? Te besojme ata imperialistet europiane? Ne asnje menyre.
    Po tu behet thirrje votuesve qe te shkojne sa me shume prej tyre ne votime dhe te votojne kunder Rames, natyrisht qe Rama mundet. Por keta nuk duan te mundin Ramen me vote. Keta duan ta heqin Ramen pa vote, dhe te mblidhen te festojne se tani qe iku Bariu, ne ujqerit mund te bejme kerdine ne dele.
    Rrofte rrumpalla, poshte demokracia europiane. Poshte Amerika.
    Lavdi Partise Demokomuniste te Shqiperise me Shokun Sali Berisha me krye.
    Rrofte mikja jone e madhe Rusia mëmë. Lavdi Putinizem-Serbizmit.
    P.S. Merreni seriozisht.

  6. Nje qytetar . says:

    Na mbytet ma anal – iza .
    Kush nuk don te marre pjese ne zgjedhje eshte zgjedhje e tij.
    Per popullin njesoj eshte. Hajdutet do jene si gjithmone.

  7. Niku says:

    Opozites se rruges nuk i interesojne fare zgjedhjet. Duhet anarshia per te mos avancuar reforma ne drejtesi.Tere problemi qendron te frika e drejtesiseSPAK.

  8. xxx says:

    O GAFO QEPA……qe dikush te quajti dhe profesor– Ti e din dhe vete kush je e sa tru ke Te njohim me mire dhe ne patriotet e tu .Te eshte mbushur mendja se mund ta japesh mend edhe per keto gjera .Po ik o GOMAR e shko andej nga Zerqani e pi ndonje teke raki me qepe e gjize se per pune tjeter nuk je .Ah me fal se harrova–coju shefave edhe ndonje thes me arra apo ndonje varg me qepe……….PLEHRE……..

  9. ideali says:

    Ender ne diell.Po kush do t i numeroje votat? Hahaha

  10. Astrit says:

    Po pse do ti manipuloje keto zgjedhje PS nuk i mjaftojne 61 bashki.Kauza e PD+LSI eshte se ata vet ne cdo zgjedhje deri me sot kan manipuluar dhe jane fakte te vertetuara.Sali berishes nuk i vjedh dot se ai eshte vet mjeshter i puneve te pista

  11. marangozi says:

    “Ja ke fut kot plako” I thone kesaj …
    Zgjedhje nuk ka – 100%
    Mos harroni Edi rama i anullon ato edhe ne minuten e fundit se e di mire fundin;…..
    Mos beni petulla me uje thone andej nga anet e Edit (Ne fakt une nuk e di se nga eshte Edi) po gjithesesi

    1. LULUSHI says:

      PO NUK KA GJE MARANGOZE JE PA SHKOLLE NUK ESHTE PER TY POLITIKA… ME 21 KA LULJA PROTESTE DILE DHE SHPETO SHKELZENIN E SALIUT SE AI KA NEVOJE PER NJEREZ SI TY

    2. Shkodran prej Puke says:

      Taman marangoz kenke. Po ti futi nji zdrukth kokes mor burre, se boll e ke majt me cepa. Rrumullakose i here, me u dukë ene ti ma n’fun si njeri.
      A don me ta tregu se ka ashtë Rama? As un nuk e di me thanë te drejtën, Po ti shko pyt tët’amë, se ajo e ka njoftë mire Kristaqin. Ka pasë kenë modele dhe pozonte nudo tek skulptorët.

  12. Lona says:

    NUK KA ASGJE LLOJE PERPLASJE KETO JANE NE IMAGJINACIONIN E TE CMENDURVE KUJT I PLAIS PER LULEN MOBEL FLZMURI PAR SHKOPE PALOQJA

  13. rexha 10 says:

    MOSEMARRJA PJESE NE ZGJEDHJET DO TE THOTE APSTENIM ,OSE NUKE GJENDEN NJE ATERNATIVE TJETER.NE ITALI VOTUAN RRETHE 65% E POPULLSISE.
    KJO NUKE DO TE THOTE QE PJESA E TJETER QE NUKE VOTOI JAE VOTAT PER PARTINE QE HUMBI,PORE NUKE PREFERON ASNJE PARTI.

  14. LORA says:

    Nese do te jesh qytetar I pergjegjdhem,nuk eshte e nevojshme te kerkosh izen e partise tende per te ushtruar te drejten e votes.Perndryshe ke pranuar,me vullnetin tend,te jesh plasteline ne duart e partise .Apo jo Gafur?

  15. ilir says:

    NE VENDIN TONE po ndodh nj situate e veshtire gje qe nuk ka ndodhur ne asnje vend ne bote por para dates 30 qershorit duhet nje dialog shum i gjate per ti dhene nje zgjidhje demokratike atij vendi ..sepse nuk mundet qe nje ndeshie te filloi 11 me 03 .pra kerkohet nje konsesus..grazie.

  16. ilir says:

    NE VENDIN TONE po ndodh nj situate e veshtire gje qe nuk ka ndodhur ne asnje vend ne bote por para dates 30 qershorit duhet nje dialog shum i gjate per ti dhene nje zgjidhje demokratike atij vendi ..sepse nuk mundet qe nje ndeshie te filloi 11 me 03 .pra kerkohet nje konsesus..grazie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje