Ilir Meta pret biletën pakthim

14 Qershor 2019, 16:49Politika TEMA

Tashmë është zyrtare: lufta mes Ilir Metës dhe Opozitës në njërën anë, e mazhorancës dhe ndërkombëtarëve nga ana tjetër ka filluar.

Brenda pak orësh të premten katër bashki të opozitës të partive të ndryshme të koalicionit, PD, LSI dhe PBDNJ i kanë dërguar një kërkesë KQZ-së, ku theksojnë se pas dekretit të presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, të ndërpritet procesi përgatitor në Bashkitë Kukës, Burrel, Skrapar, Gjirokastër dhe Dropull.

Kërkesat kanë ton ultimativ dhe i kërkojnë KQZ-së të lirojë ambientet që ajo ka marrë për KZAZ.

Pothuajse në të njëjtën kohë, sekretari i përgjithshëm i Presidencës i ka kërkuar me një letër, organit më të lartë zgjedhor në vend informacion të saktë për numrin e deputetëve në Kuvend. Monika Kryemadhi, pak muaj më parë ishte e para që hodhi në tregun mediatik tezën e paligjshmërisë se kuvendit pa numrin e plotë të deputetëve 140, siç përcaktohet në Kushtetutë.

Pak më herët, ministri i Brendshëm Lleshaj deklaronte se kishte informacione për përpjekje për prishjen e procesit zgjedhor, por megjithëse i referohej 30 qershorit, në bazë të ligjit edhe procesi parazgjedhor dhe fushata futen në vepra të rënda penale dhe mesazhi i Lleshajt nuk dukej i rastësishëm.

Por zanafilla me siguri ishte mëngjesi i të premtes, kur u mor vesh lista me firmat e 55 deputetëve që sipas kreut të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, do të dorëzohet në sekretarinë e Kuvendit, me objekt shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Por ai që humbi qetësinë publikisht dhe dekonspiroi gjithçka (ndoshta e bëri edhe qëllimisht), ishte vetë kreu i shtetit. Ilir Meta deklaroi pasi dha gjak, se ai nuk trembej nga shkarkimi, se zgjedhje nuk ka dhe se parlamenti është i paligjshëm. Meta paralajmëroi se do mbante shënim, (në bllok me siguri), të gjitha institucionet që nuk do t’i bindeshin dekretit të tij.

Presioni i parë duket është mbi KQZ, pikërisht aty ku një skemë dinake e mazhorancës mund të prodhojë një vendim të kolegjit zgjedhor që do të legjitimojë me vendim gjykate zgjedhjet e 30 qershorit. KQZ duket do jetë shënimi i parë në bllokun e Metës (këtë të riun) dhe fill pas kësaj edhe parlamenti.

Por çfarë ndodhi nga e enjtja deri të premten që situata u acarua sërish? Pse kur u duk se amerikanët  e qetësuan – dreqi e di si – pas një takimi dy orësh në zyrën e tij?

Pse kur nga Librazhdi, përtej fjalorit të ashpër i çoi atij sinjalin se rezoluta nuk ishte akoma shkarkim? Pse, kur vetë Meta foli të enjten për qetësi e bashkëpunim dhe dha sinjalin se dekretin e ri do ta nxirrte edhe me dakordësinë e socialistëve?

Një zot e di se çfarë ka ndodhur në kokën e presidentit, apo kush gjermanë, a austriakë, mund të jenë futur në zyrën e tij gjatë orëve të vona të së enjtes.

Por ajo që prodhoi ai të premten, është padyshim fillimi i një procesi pa kthim. Shqipëria kështu futet në destabilitet institucional, por edhe social, së paku në 15 bashkitë e kontrolluara nga opozita, gjithsesi pa kërcënuar dot gjithë procesin, pasi bëhet fjalë vetëm për ¼ e njësive bashkiake, siç vetë Meta kërcënoi pasi dhuroi gjak.

Sigurisht që Meta nuk e ka deklaratë të pamenduar, dhe as të shkaktuar nga zënia e gjakut. Ai për këtë fajëson qeverinë dhe Edi Ramën, të cilët e kanë evidentuar atë jo më si pjesë të problemit, por si vetë Problemin.

Në këtë përplasje të re, Presidenti i Republikës nga pikëpamja politike merr drejtimin e aksionit të Opozitës, pikërisht kur mbi kreun e saj de facto rëndojnë tashmë akuza të rënda në prokurori, në të cilën ai shikon të hënën si i pandehur.

Aksioni opozitar de facto është në duart e Metës, siç edhe qartë duket firma e tij në veprimet e të premtes. Koalicioni opozitar tashmë ka një lider të ri, me të cilin do të tentojë në këtë fazë të dytë fitoren përballë Koalicionit të Edi Ramës me ndërkombëtarët, nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara. Por nëse ndokush mendon se do jetë një betejë e lehtë, e ka gabim.

Me Metën në krye, opozita sigurisht merr një boost në aksionin e saj 5 mujor, që nuk prodhoi thuajse asgjë veç disa përleshjeve, por dëmtoi shumë imazhin e vendit në prag të negociatave, aq sa të enjten presidenti i ri i Maqedonisë kërkoi që vendi i tij mos të ndëshkohet për shkak të rrëmujave në Shqipëri.

Pra tashmë skenari maqedonas është zyrtarisht një problem shqiptar. Ashtu si në 2017 në Shkup, tani në Tiranë po goditet Parlamenti dhe zgjedhjet. Fillimisht me letra. Pastaj? Askush nuk e di. E di Ilir Meta me siguri, dhe me arsyet e veta përse kësaj radhe përfundimisht, ka prerë për vete një biletë pa kthim.(Realstory.al)

12 komente në “Ilir Meta pret biletën pakthim”

  1. abi says:

    Sa turp! Keta te PD, nuk u bene kurre njerez. Kryetaret e Bashkive te tyre qe rrogat i marin nga Shteti, iu binden urdhrave partiake. Kete kane bere sot

    e 30 vjet. Mbeten SHPELLARE

    1. Kalec Dega says:

      ILIR META, presidenti i Shqynise, nuk pyt nga fleterrufete e Ramiut apo Temes.Ai po i ban zborr PPSH.

  2. Koba says:

    Ne Hale vafte e te Shpetojme njehere e mire nga Ky Zorzop i grabitjeve me te bujshme ,i ketij Mamutthi te Korrupsionit te papare.

  3. Alb says:

    Eshte e thjeshte fare. Eshte cmendur. Se mos do e keshilloje gruazeza?!

  4. lesh e li says:

    Cfaredo qe te beje ILIR Meta eshte I vetem dhe kunder rrymes. Ky lepur doli kur u rrezuan Luli dhe Mona. Se shpejti rrezohet dhe Meta. Fundi korrikut se gjen ne zyre.

  5. ME EMER says:

    Nderkombetaret nuk kane pune me problemet e brendeshme qe ka Shqiperia apo c`do vend i Europes apo i gjithe globit . Ata mund te japin mendime nese kerkohet nga forcat politike ..! Problemet duhen zgjidhur ne vend , me djalog dhe vertetesi . Populli duhet te votoje i gjithi , te shprehe hapur ate qe i thote shpirti , pa u imponuar nga asnje “shejtan ” politik .

  6. Tarras says:

    Burr i shemtuar!

  7. JARI says:

    Fundi i dalete per hajer-thoshte nje filozof shkodran,po ne shkoder ka dhe nje shprehje tjeter-Mbahu,per fundi- dhe kata kane shku ne fund,nuk kane cfare humbasin me.

  8. rexha 10 says:

    KETA JANE MESUAR TI BEJNE VETEM KEQE ATIJE VENDI.NJERIU I KEQE NUKE LINDE ,PORE BEHESH.
    KJO KA PER TE NDJEKUR HAPE PASE HAPI NE GJITHE VEPRIMTARINE E JETES.KUJTON SE PARLAMENTI ESHTE LSI PARTIA E TIJE DHE E GRUAS SE TIJE.
    PARLAMENTI ESHTE POPULLI,DHE TI JE ZGJEDHUR NGA PARLAMENTI DHE JO NGA POPULLI.HIDHE NE POPULL EMRIN TENDE PER PRESIDENTE NE VOTE,DHE SHIKOJE KURE TA NDRYSHOJNE EMRIN TE GJITHE .TE TE BEJNE LIKE FLORIRI SE TA VENDOSI SALI BERISHA .AI TE BEKOI ME KETE EMER.
    JA PRA SE SA MENDON PER POPULLIN TI PRESIDENTE.JE GATI TE VRASESH ME SHUME SE GJYSMENE TIJE ME NJERI TJETRIN PER TEKET E GRUAS TENDE DHE LULUSHIT.

  9. o qelbesire e malit ! o shpellar i shkraparit ! po edhe une qe nuk votoj nga inoti do shkoj o shpellar i shemtute! do votoj ! bej qef o edi rama se ke perballe ca ndyresira perverse ! o bleona qerreti hajde sille ne vete kete burre kurve !

  10. Termal says:

    Sepse gjithe ketij teatri te nisur dy tre vjet me pare,kur lindi nevoja e reformes per drejtesi ,do ti vinte edhe akti final. Ne medyshjen per kete akt, apo te detyruar te benin sikur ishin dakort me te, Saliu dhe Meta nuk ishin shume te sigurt se deri ku do te priste shpata e saj. Me mendimin se mund ta thyenin reformen me “metoda demokratike” domethene pa u dekonspiruar dhe djegur perfundimisht veten ,vepruan ashtu si e dime te gjithe. Paralel me kete “shkaterrim demokratik” te reformes tentuan edhe mundesine e perjashtimit te vetes se tyre nga pasojat e saj. Kur e pane perfundimisht se nuk mund te benin asgje “ligjore” vendosen shkaterrimin e gjithe sistemit politik te vendit me shprese per shkaterrim me pas te te gjithe stabilitetit te rendit. Dicka si ajo qe Saliu beri ne ’97 dhe qe ne fakt funksionoi.Maska se gjithcka e kane me Edi Ramen,qeverine e tij “mafioze” dhe shume shume me ca nderkombetare “te blere nga Rama” mendojne se eshte e mjaftueshme per te genjyer njerezit e mbajtur prane vetes ne keto dite kritike per ta.E verteta eshte se gjithcka e kane me nderkombetaret sepse po qe vetem per Ramen ,me cfare po shihet ai kurre nuk mund ta realizonte dot i vetem kete reforme me se jetike per vendin.Radikalizmi i tyre do te jete po aq real sa c’eshte “reale” gjithe kjo “krize” apo zallamahi e krijuar nga frika e tyre vetem nepermjet retorikes dhe pastaj te amplifikuar nga ushtaret e perhershem te pozicionuar neper media per ta bere sa me “te vertete e reale” .Natyrisht ketu bejne pjese edhe “protestat mbarepopullore” te cilave per t’ju fshehur fallsitetin per numurin e pjesmarresve i zhvendosen naten, natyrisht duke llogaritur ne kete rast edhe se nata e evidenton me shume efektin psikologjik te zjarreve.

  11. Ujku Plak says:

    O Kolsomolas , kur te mbaroni te njomin kthehuni nga i thati sepse Ilir Metes ja rruat tra… in .
    Do behet siç thote ai .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje