Kryeministri Edi Rama ishte në Patos, ku zhvilloi takimin e radhës electoral.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Meta, Berisha, Basha dhe Kryemadhi po përpiqen të prishin imazhin e vendit, për shkak se i tremben reformës në drejtësi.
Rama tha se zgjedhjet janë një e drejtë e popullit dhe nuk mund të kthehen në një të drejtë të politikanëve për shkak të frikës së opozitës.
“Ilir Meta i fryn konfliktit civil, përplasjes së popullit, ’97-ës, sa në mes të fushatës ndërhyri duke bërë një marrëzi, duke fshirë firmën e tij me firmën e tij.
Nëse ai është i shqetësuar e ka thjeshtë, t’i thotë Monikës të qetësohet, t’i thotë dhe Saliut të qetësojë Lulin.
Zgjedhjet janë një e drejtë e popullit për të gjykuar dhe nuk mund të kthehen në një të drejtë të politikanëve.
Përpjekja e tyre dhe atyre qorrave që i rrethojnë është që të mbjellin frikë dhe të stepin popullin.
Ata bërtasin sepse duan të trembin frikën e tyre.
Ne nuk e kemi zgjedhur këtë fushatë pa ata përballë, por jemi të detyruar ta zbatojmë, si na e kanë imponuar për të vendosur njëherë e mire, se Kushtetuta nuk është një libër që e lexon.
Asnjë ditë më shumë me presionin e plakut Berishë s’mund t’i bëjë socialistët të largohen”, tha Rama nga Patosi.
( Bertasin per te trembur frike e tyre ) shume filozofike bravo kryeminister
Ndersa LULJA di krimi droga narkoshteti sa eshte bere i pa degjushem
KETO NUK JANE SHPREHJE PREJ K/ MINISTRI . KETO NA OFENDOJNE TE GJITHEVE , PA PASUR QELLIM QE ME KETE KOMENT TE CFAJESOJ CIFTIN META, NESE VERTET KANE GABIME , MANDEJ DHE ABUZIME, SIKURSE SHPESH PERMENDET ..! ATO JANE PROBLEME TE ORGANEVE KOPETENTE , PAS DENONCIMIT QE DUHET TE BEJNE ATA QE PESHPERISIN NDOSHTAJ ME TE DREJTE , ATO DUHET TE NDERHYJNE . .! DUAM SERIOZITET NE C`DO FJALE TE QEVERITAREVE.