FOTOT: 35-vjeçari adopton 5 fëmijë me aftësi të kufizuara

15 Qershor 2019, 09:34Lifestyle TEMA
FOTOT: 35-vjeçari adopton 5 fëmijë me aftësi të

Një burrë single është quajtur “super babi” pasi adoptoi këtë vit fëmijën e 5-të me aftësi të kufizuara.

Ben Carpenter, nga Huddersfield, West Yorkshire, fillimisht donte të adoptonte vetëm një fëmijë kur ishte 21 vjeç.

Por 35-vjeçari është bërë baba i 5 fëmijë. Së fundmi ai përfundoi procedurat për adoptimin e djalit të tij Noah, i cili vuan nga sindroma Cornelia de Lange.

Dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë nga adoptimi edhe i më shumë fëmijëve të tjerë.

Fëmijët e tij , Jack, 11 vjeç, Ruby, 8 vjeç, Lily, 6, Jozef, 3 dhe Noa, 1 vjeç, të gjithë janë  me aftësitë të kufizuara, nga autizmi deri tek sindroma Pierre Robin.

“Për shkak se punoja me të rritur dhe fëmijë me aftësi të kufizuara, e dija se do bëja gjënë e drejtë duke adoptuar një fëmijë me aftësi të kufizuara sepse mund të kujdesesha për ta siç duhet,”-tha Ben.

Jack është me autizëm, Ruby ka sindromën Pierre Robin, Lily është e shurdhër dhe Jozefi ka sidromën Down.

Ndërsa Noah vuan nga sindromë i rrallë që i prek krahët dhe këmbët.

“Noah është i mrekullueshëm dhe iu është përshtatur familjes sonë në mënyrë të përkryer, dhe duket sikur ka qenë gjithmonë aty,“-shtoi 35-vjeçari.

2 komente në “FOTOT: 35-vjeçari adopton 5 fëmijë me aftësi të kufizuara”

  1. Reporter DW says:

    Nje burre “SINGLE”????? !!!!!!! o perendi , o nana ime!….jane korruptuar te gjithe ne Shqiperi nga politikanet te anal istet e te ashtuquajturit gazetare….

  2. ¬ says:

    Ka Kaur që i duan fëmijët së shumë se prindërit e tyre. Përfitim i rregullt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje