Gjermania dhe Francë gati të krijojnë avionë luftarakë të gjeneratës së re

15 Qershor 2019, 09:07Bota TEMA

Gjermania dhe Franca, të cilave i është bashkuar edhe Spanja, synojnë të krijojnë një gjeneratë të re avionësh luftarakë nëpërmjet “Future Combat Air System” (FCAS) brenda dy dekadash.

“Kontratat për krijimin e sistemit FCAS pritet të nënshkruhen të hënën gjatë një panairi të aeronautikës në Burxhet, Francë”, njoftoi sot Ministria gjermane e Mbrojtjes.

Firmosja e kontratave do të mbikëqyret nga ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen dhe homologia e saj franceze, Florence Parly.

Kërkesat sa vijnë dhe janë rritur vitet e fundit që Gjermania dhe Franca të bashkohen për të krijuar projekte madhore në sektorin e mbrojtjes. Jo vetëm për arsye të kostove por gjithashtu që të mbeten strategjikisht të pavarura dhe të jenë të gjendje të prodhojnë vetë sisteme armësh.

2 komente në “Gjermania dhe Francë gati të krijojnë avionë luftarakë të gjeneratës së re”

  1. Baliu says:

    Po qfar armesh, ka kalu koha e lufterave, tash eshte shek. XXI.

  2. ¬ says:

    Tani e kuptojm se ballkanin do e rrëmbejn me luftë dhe jo negociata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje