Kukësi përforcon sulmin, Mark Van Basten nënshkruan për dy vite

15 Qershor 2019, 19:28Sport TEMA

Pasi njoftoi afrimin e Emiliano Mustës dhe Ilir Avdylit, Kukësi ka bërë edhe goditjen e tretë në këtë merkato verore, duke marrë në skuadër sulmuesin Mark Van Basten Çema.

21-vjeçari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me verilindorët, një shenjë kjo që këta të fundit besojnë shumë te talenti i sulmuesit, që më herët ka qenë pjesë e Dinamos.

Mark Van Basten Çema luajti pak ditë më parë në një turne futbolli, ku përfaqësoi Çamërinë dhe shkëlqeu duke u bërë protagonist me golat e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje