Barcelona heq dorë nga De Ligt, zbulohet motivi!

14 Qershor 2019, 21:30Sport TEMA

Mbrojtësi i talentuar i Ajaxit, De Ligt, që po kërkohet nga gjysma e Europës, është pranë firmës me PSG, sidomos tani që Leonardo ka marrë rolin e drejtorit sportiv sërish.

Raiola këto ditë ka qenë në Paris për të rënë dakord për rrogën, që do të jetë 10 mln euro ose më shumë.

E të mendosh që djaloshi ende nuk ka mbushur 20 vjeç. Megjithatë, kjo nuk është çudi, pasi po flasim për një mbrojtës që është titullar te Ajax dhe te Holanda.

Sakaq, “El Mundo Deportivo”, ka shpjeguar pse Barcelona është ftohur për afrimin e tij në Katalonjë. Motivi lidhet me përulësinë, e cila i mungon De Ligt, i cili që në këtë moshë ka pretedime të mëdha.

Sjellja e tij arrogante nuk i pëlqen Barcelonas, edhe pse fjala e fundit nuk është thënë.

1 komente në “Barcelona heq dorë nga De Ligt, zbulohet motivi!”

  1. Ujku Plak says:

    Do ta shikojme se si do perfundoje ky Mother fucker .
    Nje pordhac qe kurre nuk do te arrije Majat .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje