Romelu Lukaku është sulmuesi që Antonio Conte ka në qendër të dëshirave të tij. Futbollisti belg shprehet mjaft entuziast për vlerësimin e teknikut italian duket se është i gatshëm të vishte zi-kaltër. Problemi qëndron te “Manchester United”, të cilët kanë pronësinë e futbollistit.
Belgu ka një kontratë me “djajtë e kuq” deri në vitin 2022 dhe kosto e transferimit të tij në Itali është tejet e lartë për kasta e zikaltërve. Kjo është dhe arsyeja që “Interi” është gati të sakrifikojë Icardin e Persiç për të mbërritur te sulmuesi i dëshiruar nga tekniku leçez i zikaltërve.
Sipas mediave italiane, menaxheri i lojtarit ka Federico Pastorello ka zhvilluar në ditët e fundit një takim me drejtorin e “Interit” Ausillio. Takimi mësohet se ka përfunduar pozitivisht, ku lojtari i ka thënë po projektit të “Interit”. Tashmë mbetet të bindet dhe “Manchester United”.
Këta të fundit kanë kërkuar nga “Inter” 70 milionë euro dhe mbrojtësin Skriniar. Por “Inter” ka refuzuar futjen në tratativa të mbrojtësit Çek. Për këtë arsye, “Inter” ka propozuar koratin Perisiç, por “United” nuk është shprehur e interesuar, prandaj dhe tratativa ka mbetur në mes. Mediat italiane shprehen se javën e ardhshme mund të ketë dhe një takim deçiziv mes palëve, për të gjetur një rrugë të mesme në këtë tratativë.