FOTOT: Kosova prezanton projektin e stadiumit Kombëtar!

14 Qershor 2019, 14:16Sport TEMA
FOTOT: Kosova prezanton projektin e stadiumit Kombëtar!

Sot në muzeun e Kosovës është prezantuar projekti i Stadiumit Kombëtar, i cili do të ndërtohet në afërsi të Drenasit.

Të pranishëm në ceremoninë e prezantimit të këtij projekti ishin kryeparlamentari, Kadri Veseli, ministri i sportit, Kujtim Gashi, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, kryetari i KOK-ut, Besim Hasani, futbollisti i Kombëtares, Milot Rashica, familja Vokrri dhe shumë personalitete tjera nga institucionet dhe jeta sportive.

Më pas ka qenë arkitekti i këtij projekti, turku Murat Tabllandioglu që e ka bërë prezantimin e projektit të Stadiumit Kombëtar, i cili është planifikuar t’i ketë 30 mijë ulëse dhe që parashikohet të fillojë ndërtimi i tij këtë vit.

Sipas projektit të prezantuar, Stadiumi Kombëtar do të ketë restorante, hotele, fusha ndihmëse, parqe e pishina, ndërsa në ndeshjet e Kosovës, stadiumi do të ndriçohet nga ngjyra të kaltra.

Futbollistët përmes një videoje kanë falënderuar dhe kanë premtuar që do ta japin maksimumin e tyre për t’i gëzuar tifozët edhe në këtë stadium, ashtu siç kanë bërë deri më tani në “Fadil Vokrri”.

 

6 komente në “FOTOT: Kosova prezanton projektin e stadiumit Kombëtar!”

  1. Xhaxhi Ariu says:

    Po kulla ku eshte? Stadium pa kull? Nuk qenka gje… stadium koti … ?

  2. Isuf kapertoni says:

    Po keta idotet qe bejne stadiume pa kulle…

  3. eagle says:

    Po kulla ne stadium ku eshte?

  4. Kozmos says:

    Shume me i bukur se stadiumi i Tiranes . Bravooo.

  5. eeeeeeeeeeeeeeej says:

    Ketu do luhet derby i Superiores
    Partizani Tiranes – Prishtina ?

  6. presh says:

    ..kullen e keni futur ne byh dhe nuk e shikoni , juve kull keni minarete ku pellisne e tmeroni fashnjat ne djep.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje