Ofertë nga Kosova, përse iku Gega nga Partizani?

14 Qershor 2019, 10:12Sport TEMA

Një histori e çuditshme, që lë hapësirë për shumë hamendësime, ajo e Skënder Gegës, i cili sapo fitoi titullin kampion me Partizanin u largua nga drejtimi i të kuqve, pa dhënë asnjë arsye reale, edhe pse u përfol se dëshironte të ishte afër familjes dhe problemet shëndetësore të bashkëshortes e detyruan të largohej.

Nëse ka qenë kjo arsyeja reale, askush nuk ka gojë të flasë, por çuditërisht që ditën e largimit të Gegës e deri tani pakkush e ka besuar justifikimin e dhënë nga Partizani.

Lajmi i fundit, publikuar nga Ora Nees, është edhe më befasues, sepse Gega ka marrë një ofertë nga Prishtina, ku do të bëhej pasues i Mirel Josës te nënkampionët e Kosovës.

Ndonëse duket e cuditshme që të ndryshohet trajneri pak ditë para debutimit sezonal në Europa League, në futboll janë normale rokada të tilla, por anormale është që Gega të kthehet në stol menjëherë, a thua se problemet familjare janë fshirë si me magji.

Të shohim nëse lajmi për Prishtinën është real dhe a do të pranojë Gega, sepse nëse ndodh, dikush ka gënjyer për largimin e tij nga Partizani. Mos ndoshta nuk kanë lidhje fare familja, malli, largësia, problemet shëndetësore?

1 komente në “Ofertë nga Kosova, përse iku Gega nga Partizani?”

  1. 888 says:

    Malok hesapi,te pa bese!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje