Hazard prezantohet te Reali: E kisha ëndërr që fëmijë; Perez: I jashtëzakonshëm, ky është identiteti ynë

13 Qershor 2019, 20:20Sport TEMA
Hazard prezantohet te Reali: E kisha ëndërr që fëmijë;

Te Real Madrid kthehen të ëndërrojnë përsëri dhe e bëjnë falë Eden Hazard.

Pas një viti zhgënjyes në të gjitha turnetë ku ka marrë pjesë, Reali fillon planin e ringritjes me sulmuesin belg, i cili ka firmosur për gjigandët spanjollë të cilët e blenë për 100 milionë euro nga Çelsi, por do të paguajnë edhe rreth 45 milionë euro të tjera në bonuse në bazë të paraqitjes.

“Sot është një ditë lumturie të madhe për Realin. Sot të gjithë ndjejnë një emocion të veçantë se po vjen një lojëra i jashtëzakonshëm, një lojtar që mund ta kthejë futbollin në diçka tërheqëse dhe fituese, ky është nga ata futbollistë të cilësisë së lartë që kemi prezantuar në këto vite në “Santiago Bernabeu”.

Legjenda duhet të vazhdojë me prezantimin e lojtarëve më të mirë në botë, jemi Reali dhe duhet të fitojmë sa më shumë tituj, ky është identiteti ynë”, deklaroi Florentino Perez në ceremoninë e prezantimit, duke i lënë vendin më pas belgut që ishte shumë i emocionuar.

“Faleminderit të gjithëve, kam shumë dëshirë të filloj të luaj me Realin, të vesh këtë fanellë, të arrij të fitoj shumë tituj. Si tha presidenti, ishte ëndërr që i vogël të luaja për Realin dhe tani që jam këtu dua thjesht të përfitoj nga ky moment e mundësi, shumë faleminderit”, ishin fjalët e para të tij si madrilen para se të zbriste më pas në fushë duke veshur për herë të parë fanellën e “los blanos” në “Santiago Bernabeu” që ishte mbushur si për ndeshje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje