Lulzim Basha, juristi me zero rrezatim juridik: Pse duhej ta bënte “këshilltarin” e Metës

15 Qershor 2019, 20:15Politika TEMA

Kur Lulzim Basha u shfaq në politikë, me KOP-in në PD, për të nuk dihej asgjë. Ditë pas dite, ose kohë pas kohe, u tha se ai vinte si një i punësuar në UNMIK dhe se kishte studiuar në Hollandë për drejtësi.

Më vonë, u bë gjithashtu e ditur se zotëronte një pasuri të pazakontë, për moshën e për trendin jetësor që kishte patur gjer atëherë, duke patur dhe një shtëpi në Hollandë, e ku ndërkohë, gruaja e tij nga shqiptare kish vendosur të kalojë me shtetësi hollandeze.

Ishin pra të dhëna të një pragmatizmi  të theksuar në tipologjik, ku ajo, idealja, e veçanta, ëndërrimtarja, poetikja, qoftë dhe kontraversja, imponuesja gjithashtu, mungonin tërësisht.

Thjesht iu mëshua faktit se ai hynte në politikë si një i shkolluar në Perëndim, ku i ndihte për këtë dhe një imazh perëndimori, mu prej një paraqitje fizike shtathedhurake e lëkurëndritje prej njeriu larg vrazhdësisë shqiptare.

Iu besuan poste njëri pas tjetrit, por në asnjë rast nuk arriti të shfaqte formimin e tij të pretenduar shkolloro-perëndimor. Me emrin tij, sot, pas afro 15 vitesh në politikë, nuk lidhet asnjë reformë, asnjë risi, asnjë prurje, asnjë standart, asnjë tezë politike, asnjë shkollë, asnjë model.

Pas 15 vitesh, Lulzim Basha nuk arrin të tejkalojë në asgjë Sali Berishën, as në ligjërim e as në stil politik, duke qenë thjesht një recidiv në çdo gjë e paraardhësit të tij në parti. Një dramë personaliteti!

Por le t’i kthehemi formimit të tij shkollor, atij prej juristi. Siç dihet e siç po shihet dhe në krizën më të fundit, gjaku në trupin e politikës janë aspektet juridike. Janë këto të fundit që mbajnë kolonat e politikës dhe shtetit. E kjo krizë e pazakontë në politikën shqiptare, është e ndërvarur dhe nga qasjet e natyrës juridike.

Ky do ishte dhe rasti që Basha, në daç si politikan e në daç si jurist, të shpërfaqte kulturën e tij juridike, të sfidonte çdokënd me të prej zëra kundërshtarë.

Një ditë më parë, një prej fjalëmbajtjeve më brilante në parlament, ishte ajo e ish-kryeministrit Bashkim Fino. Me një zbërthim juridik pa qenë jurist profesionist, por thjesht me kulturën e një shtetari të sprovuar, ai e bëri copë ç’dekretin presidencial të anullimit të 30 qershorit. Ngjashëm dhe Majko.

Ndërsa Basha, duke mbetur në nivelin e një demagogjie politike me fjalor të kufizar në 10 fjalë, nuk ka bërë deri më sot një përçapje të vetme për t’i treguar opinionit, e mbi të gjitha rivalëve politikë, se ai është një ekselent në shkencat juridike.

Si mund ta kish bërë? Duke organizuar një takim me gazetarë apostofat për këtë çështje, pra vetëm me zbërthim juridik të aktit presidencial, shoqëruar me referenca, me precedentë, anipse mund ta ngjante si këshilltar juridik i Metës. Le ta bënte, ashtu skolastikisht, profesionalisht, duke i dhënë një shuplakë gjithashtu juridike mazhorancës.

Në mos të sfidojë Ramën, të sfidojë Denar Bibën, që edhe pse me pozicionim politik, ka një gjuhë juridike sfiduese plot referenca. Duhet ta bënte dhe Basha, për na treguar se ka diçka në formimin e tij që e bën të denjë për të qenë aktor politik. Sepse, nuk ka dyshim, që nëse politika do kish patur shumë kardiologji e art figurativ në ashtin e saj, së paku Sali Berisha e Edi Rama do shkëlqenin në formimin para ose tejpolitik të tyre.

Duhej ta bënte sot, ku është dhe beteja më e madhe, ajo e ballafaqimit juridik. Duhej të bënte në emër të afrmimit të një avantazhi, qoftë dhe intelektual, që dhe pas 15 vitesh nuk po dihet se ku e ka karshi të tjerëve në politikë, në PD apo përballë kundërshtarëve.

Duhej ta bënte në emër dhe të një krenarie individuale, për të thënë se, edhe nëse nuk do ishte në politikë, do i vlente shoqërisë me tjetërçka prej formimit të tij, apo se dhe nëse nuk do qulloste në politikë, mund të ndriste diku tjetër. Jo si rrogëtar, kuptohet, por si personalitet në një drejtim të caktuar.

Kjo boshësi, ky handikap i rëndë në identitet, është pika më përbashkuese e tij me dyshen Meta-Kryemadhi, çiftin që nëse nuk do ishin personazhe politike, vështirë të njiheshin për tjetërçka në këtë vend, siç dhe nuk janë njohur kurrë, në asnjë fazë të jetës.(Tesheshi)

21 komente në “Lulzim Basha, juristi me zero rrezatim juridik: Pse duhej ta bënte “këshilltarin” e Metës”

  1. Termal says:

    Ky Basha duket te mos kete mbaruar fare shkolle te larte ne Holande . Ai me siguri,pas disa vitesh sorollatje atje,do te kete blere ndonje diplome ( bacelor tip Kristali ) ketu ne Shqiperi per juridik dhe me te ka shkuar dhe eshte regjistruar per master ne Holande. Kete te fundit, mbas shume me teper vitesh nga sa nevojiten,duket se e ka shtyre (si thone fjales me shkelma ) dhe si perfundim na doli super i shkolluar ne perendim. Nuk eshte aspak veshtire per ta kuptuar se nuk zoteron asgje jo vetem ne fushen e juridiksionit por asgjekund tjeter.

    1. Reporter DW says:

      Nuk e kuptoj pse merreni me nje Kamarjer Aeroprti kur dosja 339 ne Bild eshte po aq e rendesishme per te verteten qe ju intereson kaq shume.

    2. Salianji - heqes profesionkst pantallonash says:

      Basha vs Biba!!!
      Ia ke fut i cik kot se ia ke ul piacen Denarit duke i vene perballe Lul Bashen. Luli eshte pentium 1 plako. 1500 fjale e ka gjithe kapacitetin. Ato i vertit e i vertit dhe eshte dhimbje ta degjosh me gjate se 15 minuta.
      Luli eshte praktikisht politikani me i merzitshem qe ka Shqiperia. Thjesht i merzitshem. Rama vetem pse e ka duru ato 3 ore ne 17 maj i jane fal te gjitha gjynahet e deriatehershme. Pastaj nisi nga e para:)

  2. Koba says:

    Keto perralla per Lul-Sumkapucin Dihen:Pra qe eshte i Pashkolluem si Duhet,I pasuruar me grabitje.Tradhetira dhe rryshfete,Cfare Pritet ma per kete Herif te Neveritshem,Po si nuk u gjenden ca Burra te Mire ne PD qe ta shkermoqin kete Zuzar.

  3. MH says:

    Nji arritje per shkollimin e Bashes asht ky shkrim i imponuem per te shkruar per te.Per aftesit e tija nul,per politiken capraz dhe kryepartiak i nivelit hamullishtore.Le mandej gafat qe nuk din te shqiptoje disa fjale qe gjinden pothuajse ne te gjitha gjuhet e shkruar dhe e lexuar njisoj.

  4. SPAK-u-drejtesi says:

    Nuk e di kush e ka bere kete shkrim, por nje analize e plot e personalitetit te ketij njeriu qe eshte nje flluske sapuni dhe jo vetem; shiko shtetin me minister Flamurin, Dash Shehin, Nard Ndoken, Shpetim Idrizin, Gazmend Bardhin Salinjani qe ben kurveri ne parlament apo dhe te tjere. Te vjne turp, pa lere qe eshte krim per jetn e qytetareve. Ata qe s’ben dot ne vend tjeter, u ben servila te Saliut dhe u ben politikaneeee. Thua?! Po shkrimi me pelqeu se e kishte rrahur tamam problemin ; Lulezimi, Iliri apo Monika! Njerez qe as buken e tyre nuk do nxirrnin dot ne ekonomine e tregut, por ja: politike dhe udheheqes shteti dhe shteti rrumpalle. Lexova nje shkrim dhe thoshte se nga Shqiperia ikin ata qe kane nivel jetese se eshte bere e padurushme jeta me keta njerez.

  5. E VERTETA .... pasuris ! says:

    …. Pasurin qe thoni e ka nga gruaja tij si mbesa, njeri i afert i Piramidales VEFA e cila gjate 97-tes u arrati me gomone me thase me leket e vjedhura popullit …
    Me pas e hodhen ne HOLLANDE dhe u martua me “mbleseri” me Lul Tullumin, pasi njiheshin familjarisht, sepse babai dhe nena Lulit kishin punuar ne zyrat e Piramidales VEFA gjate kohes firmave Piamidale.
    Keto Jane ato leke qe n’a tregoni per gjoja PASURI.

  6. Budallenjte dhe plepat behen te gjate says:

    Idiot me diplome fallco.

  7. Mos i shih gunen,por punen says:

    Aman mos na kujtoni me shkollen e Lulit,se na hapet barkun.Fshati qe duket, nuk kerkon kallauz, thote populli.Nuk eshte gje tjeter,vecse nje njeri i privilegjuar,qe ka arritur aty ku eshte,pa patur asnje merite.Per te qene i suksesshem,dhe i besueshem ,”bisogna fare la gavetta”,thone Italianet.

  8. Lul hajduti says:

    Ke harruar të shtosh edhe dy karakteristika të tjera të Lulit që përbëjnë thelbin e tij që është: hajdut dhe gënjeshtar

  9. Gg says:

    LB dhe SB ne rregull eshte . Edhe gazetaret shqiptaret ato 10 fjale te tyre kuptojn. Me kujtohet se F.Nanon shume gazetare nuk e kuptonin edhe Edin po ashtu. Tani ne lajme ka disa gazetare ose lajmedhenes qe flasim me shpejtesine e eres a thua se keshtu do percjellin lajmin Sa me shpejt. Per te mos folur per disa gazetare ku fjala e trete e tyre eshte eeeee

  10. USA versus Albania says:

    Fushate ne pike te vapes e kryeministrit dhe per me shume e kthyer ne kombetare dhe pa Opozite…Keta po kane frike Patozin se mos ju merr bashki e jo me lul juristin.Deri ketu ju kane rene aksionet me duket. Ne fakt ka nje hall te madh .Te shuaje , diskretitoje e largoje me cdo cmim Lulin qe nuk i ze me bese qe pas 2017 e keshtu te emeroje ne krye te PD nje mik a mikeshe te tijen me synim qe neser te mos gjykohen paudhesite e sotme te tij e grupit te tij.Ndoshta dhe Salen mund ta detyrojne te firmose kete projekt duke i dhene garanci per te dhe familjen. Cfare nuk prodhon mendja njerezore kur punon perfekt …por mbrapsht! Skenare te tille nuk promovojne demokraci te Vertete por Demo(n)cracy.

  11. Tropoja says:

    Një ansliz që godet në shenjë. Vetëm kishe harruar të thoje se e solli Argita si shok apo pakkkk më sh she shok.

  12. vetting says:

    Comments vetting??

  13. Pito says:

    Ku ka shkolle Lulzim Basha mor aman.Ai ne Hollande rrinte hante kebab ne dyqanet e arabve me paret qe i jepnin disa serbe qe thuhet se e rekrutuan si spiun dhe e lidhen me Sal Vicidolin.

  14. xhoxhi says:

    Njeriu me shkollë nuk nxjer në rrugë bagabondët për të shkatëruar por nxjer idetë e tij që të bindë popullin që Rama nuk mund të bëjë më shumë se ai.Ai deë bën thirje për “varje”për tërheqje zvarë,për sulm me bomba molotov kapsolle etj etj.Pra që këtë vërtetohet se sa shkollë ka.Avokat Ngjela e tha bukur që zgjidhja më e mirë do ishte të lagohej Basha nga P.D-ja sepse e shkatërroi qëllimin për të cilën u krijua.Në një vend të vogël si Shqipëria të ngresh kriminelat për të shkatëruar është një krim i shëmtuar.

  15. Shpërthimi says:

    Shumë budalla! Shumë mendjelehtë! Peng i Sali kërmës, që eksperimenton agoninë dhe fundin e berishizmit , me jetën e Bashës.
    Në vend të reformonte partinë demokratike që Sali Berisha rrënoi,
    Në vend që t’a hapte dhe emanciponte,
    Në vend që të forconte raportet që Berisha kishte rrënuar me Perëndimin,
    Në vend që të ndërtonte një politikë të jashtme dinjitoze me fqinjët, nga raporti i nënshtrimit dhe sodomizimit pa kushte ku e kishte katandisur Berisha,
    Në vend që të ishte pragmatik dhe praktik,
    Në vend që të rikonfirmohej në politikë si një lider serioz, i besueshëm, reformator, pas 21 janarit, shitjes së detit, skandalit të rrugës së kombit, vjedhjes së mandatit të kryebashkiakut dhe performancës skandaloze në krye të bashkisë,
    Lulzim Basha u soll si një vegël pa tru në kokë e Berishës, tekanjoz, jo serioz, pa karakter, pa pikë talenti si lider, gjobaçi, antiperëndimor, hipokrit, destabilizues, berishist taleban, duke e tërhequr PDnë drejt një humnere dhe katastrofe që kishte përgatitur si krim dhe gjobë ndaj Shqipërisë, i shtyrë nga Sali Berisha dhe disa analistë sharlatanë që duke i matur kokën si budalla e shtynin në mënyrë makabre drejt humnerës, nga rehatia e karrigeve të tallava së mediatike ku rrijnë shtrirë duke u pasuruar.
    Lulzim Basha ka vdekur politiksht. Tani po loz me lëkurën dhe nuk është çudi të përfundojë viktimë. Pasiguritë dhe humnerat që ka krijuar tani janë bërë krejt të paparashikueshme dhe të pakontrolluara për rrezikun që i kanoset personalisht atij dhe familjes së tij.
    Plani kriminal ku deshën të hidhnin Shqipërinë për të përfituar, padyshim do t’i kushtojë lëkurën atij , Sali baglës, Shkërdhenëve dhe Shkërdhitave dhe Lubjeve kërma.

  16. komente says:

    19 a 11 Jane komentet apo po I kontrolloni per armembajtje pa leje 8 komentet? Funny media…

  17. keqardhjw says:

    Me sa lexoj vec komentet qe I interesojne qeverise jepki. Kom pas opinion te mir per kte gazete po ja paskesh fut kot plako.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje