Thaçi: Kosova nuk është Katalonja, Spanja nuk është Serbi

15 Qershor 2019, 09:08Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë për gazetën më madhe katalunase “La Vanguardia”. Në këtë intervistë, Thaçi ka thënë se Kosova është një rast i veçantë në rrugëtimin e saj të lirisë dhe pavarësisë.

Prandaj, sipas tij, rasti i Kosovës është unik dhe nuk mund të krahasohet me asnjë pjesë tjetër të botës. “Rasti i Kosovës është i veçantë. Në Kosovë ka pasur spastrim etnik dhe gjenocid nga ana e sundimit të Sllobodan Milloshevicit. Spanja nuk është Serbi, nuk është e qeverisur nga Sllobodan Millosheviçi, e as Katalonja nuk është Kosova”, ka theksuar Thaçi në këtë intervistë, e cila ka bërë jehonë të madhe në Spanjë.

Presidenti Thaçi, edhe në këtë intervistë ka ftuar sërish Spanjën që ta njohë Kosovë, meqë ky do të ishte vendim i drejtë.
Në këtë intervistë, Thaçi ka folur edhe për përpjekjet e Kosovës për të arritur një marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse për njohje reciproke me Serbinë, e cila do t’i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në BE, NATO dhe OKB.

Sipas tij, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë pa kushte nga ana e Serbisë, sepse një dialog ka vërtet kuptim kur nuk është i kushtëzuar.

“Tarifat janë një vendim i një shteti sovran, janë të drejta, të ligjshme, nuk do të hiqen dhe duhet të respektohen”, thotë Thaçi, duke i bërë thirrje BE-së që të “veprojë në një mënyrë të unifikuar dhe të koordinuar me SHBA-në për të përfunduar procesin këtë vit “.

Në këtë intervistë, Thaçi është pyetur edhe për krijimin e ushtrisë së Kosovës, për të cilën Parlamenti i Kosovës.

“Është e drejta jonë, si një shtet sovran dhe i pavarur, të formojmë një ushtri dhe të jetë anëtare e NATO-s. Kjo është një ushtri shumetnike dhe shumë profesionale. Mbi 10% e ushtrisë është e përbërë nga pakicat, gjysma serbe. Pas pranimit në NATO të Shqipërisë dhe më pas të Maqedonisë të Veriut, është radha e Kosovës që të jetë pjesë e saj”, ka shtuar ai

Presidenti i Kosovës ka thënë se Bashkimi Evropian edhe më tutje mbetet korniza më e mirë e modernizimit të shoqërive dhe ruajtjes së stabilitetit politik dhe të sigurisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Vazhdoj të besoj se zgjidhja më e mirë dhe më e drejtë për Ballkanin është integrimi në BE i të gjitha vendeve në të njëjtën kohë, në mënyrë që ato të mos e bllokojnë njëra-tjetrën”, ka thënë Thaçi, duke aluduar në disa deklarata të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Havier Solanës, të cilin ai e përshkruan si një “person vizionar”.

“Mendoj se vonesa që BE-ja po ia shkakton Ballkanit Perëndimor, do të ketë pasoja. “Nuk është në interes të askujt që për shkak të çështjeve të brendshme të vendeve anëtare të BE-së, të vonohet integrimi i Ballkanit Perëndimor”, ka shtuar ai. Presidenti Thaçi ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave, duke thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret demokratike para tri viteve.

“Fatkeqësisht, BE-ja akoma nuk ka marrë një vendim të tillë të liberalizimit të vizave për Kosovën, dhe jemi vendi me i izoluar i Evropës”, është ankuar ai.

8 komente në “Thaçi: Kosova nuk është Katalonja, Spanja nuk është Serbi”

  1. Fredi says:

    Spanja nuk eshte miqesore as me Shqiperine.Para 12 vjetesh Spanja refuzoi shitjen e anijeve Shqiperise per Floten Luftarake.Spanja nuk mund te beje genocid si Serbia por ama shfrytezon ne maksimum ekonomine e Katalonjes.Katalonja eshte nje nga vendet me te industrializuar ne Evrope dhe vendi me shume turistik i Spanjes.Konsiderohet nje nga 4 motorrat e ekonomise se Evropes.Prodhon shumicen e GDP se gjithe Spanjes dhe keto para transferohen ne Madrid.Liri popullit katalonjas dhe Katalonjes.

  2. Deep State Kosovostan says:

    E KTHEY PLLAKEN Deshnicari….

    A do ishte ndryshe Kosova sot pa kete fshatar serbo-kosovar te civilizuar ashtu si Shqiperia pa shpellarin Berisha?

    Shume shqiptare mendojne se do bashkohen koqova me shqypnine…ne nje kohe qe kosovaret skane ne plan ta ndryshojn emrin serb “kosova” ne Dardania
    Perse KOSOVARET NUK NDIHEN PER NDRYSHIMIN E EMRIT , ME REFERENDUM?…

  3. ¬ says:

    Bënë si Ilir Meta. Sikur s’po ndjehet mirë, rehat. Ka frikë se mos po i bie tavani zyrës mbi kokë.

  4. Zenon Balla says:

    NJË DEKLARATË TREGTARE!

    Një deklaratë e përshpejtuar dhe e pakurdisur mirë. Sikur unë, larg qoftë, të isha në vendin tënd, nga perspektiva e pozitës sate, do të deklaroja
    pak si ndryshe nuk do bëja tifozeri si ti.
    ” Spanja jeton kohën e postfrankizmit, kohën e kthjelljes demokratike dhe Kosova e ndjek me admirim këtë frymë dhe mëson e konsumon këto përvoja demokratike.
    Kur bie fjala për Kataloninë, katalanët e Spanjën e anasjelltas, jam i mendimit që Spanja ka përvojë e kapacitet të mjaftueshëm dhe inspirues demokratik, që të kultivojë e arrijë një klimë shoqërore e politike të dëshiruar, që katalanët të kenë respekt e mirëkuptim për institucionet spanjolle
    dhe spanjolët e institucionet e Spanjës të kenë mirëbesim e respekt për frymën demokratike në qarqet katalanase që do rezultonte me një të arritur që do respektohej nga të gjithë e që do siguronte një perspektivë prosperiteti e të mirëvajtshme për të gjithë.

  5. Real sociedad says:

    Ore trap pse katalonja nuk ka të drejtë të vendosë vetë?
    apo kurva evropë ka dy fytyra
    Kosova të jetë e pavararur plotësisht
    po kështu edhe katalonja
    pse në spanjë të tërë budallenj janë që nuk njohin Kosovën
    sepse e kuptojnë që do të ishin me dy standarde
    SPANJA NUK ESHTE SERBI POR KATALONJA MERITON PAVARESI
    KATALONJA MERITON PAVARESI – kujt i plas cfarë është Spanja

  6. Real sociedad says:

    Ore trap pse katalonja nuk ka të drejtë të vendosë vetë?
    apo kurva evropë ka dy fytyra
    Kosova të jetë e pavararur plotësisht
    po kështu edhe katalonja
    pse në spanjë të tërë budallenj janë që nuk njohin Kosovën
    sepse e kuptojnë që do të ishin me dy standarde
    SPANJA NUK ESHTE SERBI POR KATALONJA MERITON PAVARESI
    KATALONJA MERITON PAVARESI – kujt i plas cfarë është Spanja

  7. Real sociedad says:

    Ore trap pse katalonja nuk ka të drejtë të vendosë vetë?
    apo kurva evropë ka dy fytyra
    Kosova të jetë e pavararur plotësisht
    po kështu edhe katalonja
    pse në spanjë të tërë budallenj janë që nuk njohin Kosovën
    sepse e kuptojnë që do të ishin me dy standarde
    SPANJA NUK ESHTE SERBI POR KATALONJA MERITON PAVARESI
    KATALONJA MERITON PAVARESI – kujt i plas cfarë është Spanja

  8. Real sociedad says:

    Ore trap pse katalonja nuk ka të drejtë të vendosë vetë?
    apo kurva evropë ka dy fytyra
    Kosova të jetë e pavararur plotësisht
    po kështu edhe katalonja
    pse në spanjë të tërë budallenj janë që nuk njohin Kosovën
    sepse e kuptojnë që do të ishin me dy standarde
    SPANJA NUK ESHTE SERBI POR KATALONJA MERITON PAVARESI
    KATALONJA MERITON PAVARESI – kujt i plas cfarë është Spanja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje