Kadri Veseli shpenzoi rreth 21 mijë euro në një udhëtim zyrtar në SHBA

14 Qershor 2019, 09:59Rajoni TEMA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, bashk me tre këshilltarë të tij, kanë shpenzuar mbi 21 mijë euro vetëm në një udhëtim në SHBA, shkruan sot Koha Ditore.

Veseli i ka shpenzuar rreth 6 mijë e 500 euro për tre muaj, vetëm për dreka zyrtare.

Në Raportin e shpenzimeve të Kuvendit për tremujorin e parë të këtij viti, të cilin e posedon “Koha Ditore”, nuk saktësohet se me çfarë rasti janë organizuar këto dreka, si dhe nuk jepen detaje të tjera, pervec vendndodhjes e datës së organizimit.

Vetëm një drekë me datën 21 janar të këtij viti në restorantin “Gagi Cafe” në Prishtinë, Veselit i ka kushtuar 507 euro.

Shpenzimet për dreka zyrtare, por edhe ato për udhëtime jashtë vendit të Veselit dhe stafit të tij politik janë kritikuar të enjten nga deputetët e opozitës, derisa po shqyrtohej raporti në Komisionin për Buxhet dhe Financa.

Në anën tjetër, deputetët e pushtetit e kanë arsyetuar Veselin dhe kanë deklaruar se shpenzimet e tij, por edhe të stafit të tij mbështetës janë në suaza të parashikimeve.

4 komente në “Kadri Veseli shpenzoi rreth 21 mijë euro në një udhëtim zyrtar në SHBA”

  1. ¬ says:

    Budallai s’ka brirë.

  2. Ok says:

    O koqe gazetare….ato para ju sigurojne pavaresine….traps….

  3. Miku says:

    Po c’ ane 21000 dollare more mavri?Kadriu po te doje me 21 mije dollare fshin bythen.Kadriu me keto dollare i le tips per 6 muaj.Merruni me ndonje lajm tjeter.

  4. KATHARSIS says:

    Pamje prej turko-osmani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje